Autor: TV News
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për vizitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, rreth dy javë më parë në Prishtinë. Orav tha se duke e njohur personalisht Sorensenin, ai në raportin e tij ka shkruar atë që ka parë dhe dëgjuar në Prishtinë, teksa shtoi se “ne shkruajmë dhe raportojmë saktësisht ato që shohim dhe dëgjojmë dhe bëjmë propozime si të vazhdojmë tutje. “Vizita e tij e parë në Kosovë ka qenë vetëm për të bërë pyetje. Nuk ka ardhur me asnjë propozim dhe besoj se e njëjta…
Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë bërë të ditur se sonte në mesnatë bëhet ndërrimi i orës, gjë që ka efekt edhe në kohët se kur besimtarët myslimanë luten. BIK ka treguar se ora shkon 60 minuta para dhe kanë treguar se Fitër Bajrami falet nesër në orën 06:59.
Me pak para me ble ilaçe, me paguar rrymë apo me ngrënë ushqim. Kështu thotë qytetari Elmi Dervishaj, i cili ka dalë në treg për të blerë perime. Kjo është gjendja e pensionistëve në Kosovë që nuk po arrijnë të ushqehen siç duhet. Ata po e ndjejnë çdo ditë e më shumë peshën e jetesës së rënduar nga çmimet e larta në treg. Derisa tregon se çdo ditë është një sfidë e re për të balancuar nevojat thelbësore, ndërsa përpjekja për të siguruar ushqim bëhet gjithnjë e më e vështirë për ata që kanë pensione të ulëta. Sipas tyre, çmimet…
Mirënjohja është një vlerë e thjeshtë, por me ndikim të madh në jetën tonë Kur jemi mirënjohës për gjërat që kemi dhe për njerëzit rreth nesh, ndjejmë më shumë lumturi dhe paqe. Nuk ka rëndësi sa e madhe apo e vogël është një gjë – qoftë një buzëqeshje nga një mik, ndihma e dikujt kur kemi nevojë, apo edhe thjesht dielli që na ngrohë në një ditë të ftohtë—mirënjohja na ndihmon të fokusohemi te gjërat e mira në jetë. Pse është e rëndësishme mirënjohja? Na bën më të lumtur Kur ndalemi dhe vlerësojmë atë që kemi, ndjejmë më pak stres…
Pas dy vitesh të ndarjes nga Ledri Vulën, jeta sentimentale e Sara Hoxhës ka marrë një kthesë të re interesant. Sipas Panorama Sara ka filluar të shoqërohet me një djalë të njohur në rrethet sociale të Tiranës. Ky djalë, jo vetëm që është në qendër të vëmendjes, por gjithashtu ka prindërit e njohur në botën e biznesit. Identiteti i tij është ende në hije, megjithatë, ai është parë shpesh në shoqërinë e Sarës në dalje të ndryshme, duke ngjallur kuriozitet të madh te ndjekësit e saj. Kjo ka lënë fansat të mendojnë nëse ajo ka gjetur dashurinë e re ose…
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjor. Përmes një komunikate per media, PZAP-ja ka njoftuar për të gjitha vendimet lidhur me procesin zgjedhor gjatë kësaj periudhe. Nga të gjitha ankesat, ka aprovuar 249 vendime, ka refuzuar 242 vendime, 73 ankesa ishin të palejuara, 4 të tërhequra, 53 të pasafatshme dhe dy pjesërisht të pranuara. Ndërkohë, në Komisionin e Pavarur për Media PZAP ka dorëzuar 17 ankesa dhe në Këshillin e Mediave të Shkruara…
Pep Guardiola ka insistuar se ai dhe futbollistë e Manchester Cityt nuk meritojnë bonuse të mundshëm në fund të vitit sipas kontratave përkatëse, edhe nëse fitojnë Botërorin e Klubeve, objektivi i vetëm madhor që u ka mbetur “qytetarëve” pas një edicioni shumë zhgënjyes. City luan ndaj Boornmouthit të dielën duke shpresuar që të gjejë gjysmëfinalen e Kupës FA për të shtatin vit radhazi, por po përballet me vështirësi në kampionat për të siguruar një vend në zonën e Ligës së Kampioneve. Nëse fitojnë Botërorin e Klubeve, shpërblimet për lojtarët do të ishin shumë të mëdha, por Guardiola mendon se klubi…
Autoritetet gjeorgjiane kanë arrestuar disa protestues, përfshirë një lidere opozitare, gjatë një demonstrate jashtë ndërtesës së parlamentit në Tbilisi të premten, raportoi AP. Protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar seancën e komisionit hetues të parlamentit mbi krimet e supozuara të kryera gjatë qeverisjes së mëparshme të partisë “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare” (LBK). Protestuesit akuzojnë qeverinë aktuale të udhëhequr nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane”, për rreshtim me Rusinë dhe përpjekje për të fajësuar LBK-në si nxitëse e luftës ruso-gjeorgjiane të vitit 2008. Ndër ata që u arrestuan ishte liderja e “Koalicionit për Ndryshim”, Elene Khoshtaria. Protestat kanë vazhduar në Gjeorgji që nga…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë për KosovaPress se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, nëse kjo e fundit si parti fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë ekzekutivin dhe radha kalon te partitë e tjera, atëherë janë të hapur për të parë mundësinë e formimit të qeverisë. Mirëpo, siç thekson Haziri, qeveria duhet të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku dhe fokus të jetë programi zgjedhor i LDK-së. Megjithatë, ai deklaron se në takimet e Abdixhikut me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është…
Kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, e ka vlerësuar sfidues këtë sezon të ngrohjes. Ai është përgjigjur edhe për ankesat e shumta të konsumatorëve, të cilat janë shprehur të pakënaqur me çmimet e faturave. Ai ka theksuar se çmimet e faturimit caktohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe se tarifa për matje këtë vit është më e ulët se vitin e kaluar, por se ai për metër katrorë është i njëjtë. Ndryshimi i sistemit të faturimit është bërë pas implementimit të projektit “Prishtina HeatSave”, në kuadër të cilit janë instaluar pajisje të matjes në mbi 17,500 njësi…
