Autor: TV News
Sot, në shkollën fillore “Emin Duraku” në Komunën e Kaçanikut, për herë të parë u përurua një dhomë burimore speciale e kompletuar me tërë inventarin përcjellës për fëmijët që kanë nevoja profesionale për trajtim më të veçantë. Ky projekt u realizua nga donatori i njohur i komunës së Kaçanikut, Dr. Astrit Sokoli, i cili ka investuar në këtë shkollë publike edhe më herët në forma të ndryshme. Dhoma burimore u realizua në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit. Nënkryetari i Komunës, Sabedin Vishi, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë projekt të qëlluar, duke shtuar se Komuna e Kaçanikut do të…
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lamir Thaçi, ka thënë se janë ndërmarrë veprime shtesë për të hequr dyshimet për mishin e pulës me origjinë nga Brazili, pas skandalit në Shqipëri, ku u gjetën tetë tonë mish i kontaminuar me salmonelë. Thaçi ka shtuar se deri më tani nuk ka asnjë fakt që tregon lidhje me incidentin në Shqipëri. “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes trupave inspektuese, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ekzekutive për të hequr dyshimet për mishin me origjinë nga Brazili. Pas lëshimit të urdhëresës për kontrolle shtesë, në import kanë ardhur 7 ngarkesa. Nga…
Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Siç njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Ndërkaq, rasti është nën hetime. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë të konsiderueshme nuk ka…
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin e papranueshëm të heqjes së flamurit të Republikës së Kosovës nga ambientet e Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Beograd të Serbisë. Sipas tyre, edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi, transmeton GazetaBlic Sport. KOK-u shton se ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj simboleve shtetërore të Kosovës, por edhe ndaj vlerave themelore…
Të paktën 18 persona kanë vdekur, përfshirë 9 fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmit raketor rus në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, ka njoftuar të premten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se sulmi raketor dëmtoi disa ndërtesa të banimit dhe shkaktoi zjarr. Zelensky ka thënë se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë presion ndaj Moskës. Qyteti i Krivi Rih u sulmua gjithashtu më herët këtë javë kur një ndërtesë në qendër u godit, duke lënë katër persona të vdekur.…
Kelly u eliminua së fundmi nga ‘BBVA’ dhe gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai ndau me publikun një histori të emocionuese rreth partneres së tij, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë. Pas daljes nga spektakli, Kelly ka bërë një deklaratë tronditëse në një intervistë për TAR, duke i hedhur dritë situatës së vështirë që po kalon. Ai zbuloi se Rozana Radi, një prej figurave më të njohura në mediat shqiptare, ka bërë një koment të papërshtatshëm për partneren e tij, duke e ofenduar atë në një moment delikat. Përmes një njoftimi emocionues, Kelly përshkroi se si…
Republika Srpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë, tha të premten lideri i këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Srpska të shtunën. “Republika Srpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Srpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, tha Dodik në Banjallukë. Megjithatë,…
Dua, artistja shqiptare me famë botërore, ka publikuar një foto të re në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj. Në këtë imazh, ajo shfaqet duke pozuar para një pasqyre, duke bërë një deklaratë të fortë mode. Pamja e saj është e papërsëritshme me një bluzë të gjelbër dhe një stil të veçantë që e bën atë të duket më tërheqëse se kurrë. Me një shikim që reflekton emocione të ndryshme, Dua tërheq vëmendjen me ëndrrat e saj ndaj modës dhe personalitetit. Dita e sotme duket se është e gjitha për t’u argëtuar, dhe ajo veçanërisht thekson…
Nuk ka asgjë në boks që Oleksandr Usyk nuk e ka fituar. Ai ishte kampion i padiskutueshëm në peshën “cruiserweight” para se të bënte të njëjtën gjë edhe në peshën e rëndë, duke i fituar të gjitha duelet në karrierën e tij. Kjo vlen edhe për karrierën e tij amatore, kur ka fituar medaljen e artë olimpike apo të artën në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Por ukrainasi ka një ëndërr që ai beson se nuk do të jetë në gjendje ta realizojë kurrë. Usyk e di se nuk do të arrijë ndonjëherë të luftojë në vendin e tij si…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në rrjetin social X pasi Rusia goditi qytetin e tij të lindjes Krivi Rih me një raketë balistike. “Një raketë ruse goditi një qytet të zakonshëm, duke goditur drejtpërdrejt një rrugë në një zonë me ndërtesa banimi. Raportet paraprake sugjerojnë se ishte një sulm me raketa balistike. Deri më tani, janë konfirmuar 14 viktima, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre”, shkroi Zelensky. “Operacioni i shpëtimit po vazhdon, të paktën pesë objekte banimi janë dëmtuar”, shtoi ai, shkruan skynews. “Sulmet ruse ndodhin çdo ditë. Njerëzit vdesin çdo ditë. Ka vetëm një…
