Autor: TV News

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja ka qenë mysafirë në familjen e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci. Ai ishte mysafir në familjen e Ramiz Lladrovcit së bashku me shumë burra që dhanë kontribut të pashquar për Kosovën si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Manja përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë mikpritje nuk do ta harrojë kurrë dhe se shkronjat e arta të UÇK-së bashkojnë burra pavarësisht dallimeve politike. Postimi i plotë: Sot në Drenas të Kosovës! Në konakun e Bacës Tush Lladrovci – shtëpia e Herojve të Kosovës, Nderi i Kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci…

Read More

Që në fillim të spektaklit, raporti i Gjestit dhe Eglit ka qenë në qendër të vëmendjes. Këngëtari i njohur ka shprehur dëshirën e tij për të rindërtuar romancën me Eglin, por përballë sfidave emocionale, ai ndjehet i pafuqishëm për të vepruar. Gjestit i është dashur të përballet me të kaluarën e tij të dhimbshme, e cila e ka ndikuar thellësisht dhe e ka bërë të vështirë rikthimin në marrëdhënie të ngushta me Eglin. Gjestit i janë dashur fjalë siguruese për të shpjeguar frikën e tij: “Du me kon bashkë me Eglin, por kam frikë se mos po shkojna në atë…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump është planifikuar të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ka njoftuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Vizita vjen pasi SHBA vendosi një tarifë prej 17% për mallrat izraelite. Tani raportohet se Trump është duke negociuar në mënyrë aktive një marrëveshje të veçantë tregtare me Izraelin dhe vende të tjera, shkruan Reuters, përcjell Dukagjini. Vizita vjen gjithashtu në mes të zgjerimit të operacionit tokësor të Izraelit në Gazën veriore, pas rënies së një armëpushimi dy mujor me Hamasin muajin e kaluar. Bëhet e ditur se Trump dhe Netanyahu folën në telefon të…

Read More

Qindra opinione, gjetje e rekomandime jepen në baza vjetore nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) për performancën e institucioneve publike dhe menaxhimin e parasë publike. Menaxhim jo i mirë i parasë, menaxhim jo i mirë i kontratave, prokurimi publik, projektet kapitale, janë disa prej kategorive që kryen ZKA çdo vit e që vazhdimisht gjen mangësi në institucionet publike rreth menaxhimit të këtyre kategorive. Vlora Spanca është në vitin e katërt të mandatit të saj të parë në krye të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Spanca vlerësoi Ministrinë e Drejtësisë si institucion që për disa vite pati një opinion të pastër. “Është…

Read More

Proteina është një makronutrient thelbësor që luan një rol kyç në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Megjithatë, shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm, gjë që mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore. Më poshtë, ne hedhim një vështrim në 4 shenjat kryesore që tregojnë se mund të mos merrni mjaftueshëm proteina. Lodhje e vazhdueshme Nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur dhe pa energji, mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave. Proteina është thelbësore për ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar dhe rregullimin e hormoneve. Hulumtimet tregojnë se marrja e ulët mund të çojë në humbje peshe dhe…

Read More

Prishtinë, 5 Prill 2025 – Biznesmeni i njohur nga Prishtina, Bledian Ramadani, ka bërë sërish bujë në skenën ndërkombëtare të biznesit duke rrëmbyer organizimin e një prej eventeve më të rëndësishme në industrinë ndërtimore të rajonit: BCC – Balkans Construction Conference 2025. Ky konferencë, që mbledh çdo vit dhjetëra kompani ndërtimore, investitorë të mëdhenj, përfaqësues të qeverive dhe liderë të industrisë nga Ballkani dhe më gjerë, pritej të mbahej këtë vit në Zagreb ose Selanik. Mirëpo, me një lëvizje të befasishme dhe të fuqishme, Ramadani ka siguruar ekskluzivitetin e organizimit, duke bërë që BCC 2025 të zhvendoset në Prishtinë për…

Read More

Do ta ndërtojmë sistemin informativ të qartë dhe monitorim të vazhdueshëm për të eleminuar pabarazitë, krijimi i sigurimeve shëndetësore është detyrë për të cilën betohem se do të përmbushet. Punonjësve shëndetësor s’do t’iu mungojnë mjetet e barnat….(pjesë nga prezantimi i planprogramit elektoral)”, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës në detyrë. Ishin pjesë e premtimeve për sektorin e shëndetësisë e të tilla edhe mbeten. Tani kur Qeveria Kurti ka përfunduar mandatin e rregullt qeveritar, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin pa sigurime shëndetësore e personeli, pa SISH-in e me mungesë barnash. Krahas këtyre, ishte premtuar edhe Sistemi elektronik për menaxhim të barnave…

Read More

Syzet janë të pazëvendësueshme për ata që kanë nevojë, ndriçimi për errësirë, për të gjithë sigurisht. Edhe uji i pijes. E ky brisku i Zvicrës të cilin e mbanë në duar Komisionerja për Barazi dhe Menaxhim të Krizave në Komisionin Europian. Ilaçet personale, ushqimi, para kesh, telefoni, mbushësi, kaq mjafton. Hadja Lahbib po i këshillon 450 milionë qytetarë të Bashkimit Europian se çka të fusin në çantën e tyre që t’i kalojnë së paku 72 orë në rast të ndonjë emergjence a krize. Por sa është shoqëria jonë gati dhe çka po bën shteti në këtë drejtim. “Në qoftë se…

Read More

Citatit “çmimi është rritur për 126%”, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ia bashkëngjiti tiketën “manipulim i paskrupullt”, në një postim në Facebook në të cilin shkroi për tarifat e energjisë elektrike. Por, vetë ministrja nuk e bëri krahasimin e plotë – duke u përqendruar vetëm te konsumatorët nën 800 kilovatë/orë. Diagrami i parë në postimin e saj shpërfaq një pjesë të asaj që ministrja nuk e shkroi. Ajo pranoi se tarifat nga viti 2021, në raport me ato për konsumin mujor nën 800 kilovatë/orë, janë rritur për më shumë se 15%, por nuk i krahasoi me tarifat kur ky prag…

Read More