Autor: TV News

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave, thanë zyrtarët. Ndërkaq, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit ka paralajmëruar për vërshime të mëdha në ditët në vijim. Një sërë stuhish të fuqishme që kanë goditur nga Arkansasi e deri në Ohajo, kanë dëmtuar ndërtesa, kanë vërshuar rrugë e linja hekurudhore dhe kanë shkaktuar dhjetëra tornado ditëve të fundit. Tenesia është goditur më së rëndi nga moti ekstrem dhe të shtunën autoritetet thanë se dhjetë persona kishin vdekur në pjesën perëndimore të këtij shteti amerikan. Dy persona kanë…

Read More

Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, afër Prishtinës, janë anuluar në mbrëmjen e 5 prillit, pasi për disa ditë banorët e pakënaqur lokalë kanë protestuar, duke argumentuar se vendet e punës po i ftonin “personat e përshtatshëm”, të afërt me Listën Serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe ky subjekt gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Megjithatë, në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, thuhet se konkurset për pranimin në marrëdhënie pune janë anuluar “për shkak të skadimit të afatit…

Read More

Afrona Dika, blogerja dhe moderatorja e njohur, ka azhurnuar pamjen e saj dhe fansat janë duke “u çmendur” pas transformimit të saj. Në postimin e saj më të fundit në Instagram, ajo shfaqet me një stil të ri flokësh, që i jep një freski dhe elegancë të veçantë. Me një bluzë të lehtë rozë, ajo ka dhënë një pamje të butë dhe tërheqëse, duke e bërë atë të dukej më e bukur se kurrë. Stylistët kanë skicuar me kujdes çdo detaj të këtij stili, dhe rezultati është një pamje e përsosur që i përshtatet tërësisht karakterit të saj. Afrona ka…

Read More

Partneriteti ekonomik dhe teknologjik mes Kosovës dhe Austrisë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm në vitet e fundit, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në shkëmbimin e shërbimeve dhe investimet në infrastrukturën moderne. Ekspertët dhe drejtuesit e shoqatave ekonomike austriake vlerësuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të qëndrueshëm, ku fokusi ka kaluar nga investimet e drejtpërdrejta në zhvillimin e shërbimeve dhe infrastrukturës. Wilhelm Nest, drejtor i “Advantage Austria” në Kosovë, një organizatë e eksportit dhe e promovimit të investimeve të qeverisë austriake, tha se marrëdhënia mes dy shteteve është forcuar gjatë dekadës së fundit.…

Read More

Të shtunën në lagjen Veternik të Prishtinës, ka ndodhur shembja e dheut në një punishte një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar. Personi që ka pësuar lëndime është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00. “Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në…

Read More

Dy persona të mitur janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit.  Policia ka njoftuar të dielën se bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare nga Fushë-Kosova dhe një djal 16-vjeçar nga Lupçi i Poshtëm, Podujevë.  Rastet janë raportuar në polici nga prindërit e viktimave.  “Ankuesi ka njoftuar policinë se djali i tij 16-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin policor për rastin në Podujevë, që është raportuar gjatë mëngjesit të së shtunës.  Ndërsa ai në Fushë-Kosovë, është raportuar në orët e mbrëmjes.  “Ankuesi ka njoftuar policinë se vajza e tij 14-vjeçare…

Read More

Volodymyr Zelensky, nga një yll i televizionit u bë president i Ukrainës, pas fitores së thellë më 2019. Tani, ai është i gatshëm të përballet me një sfidë edhe më të madhe zgjedhore: ta testojë në votime presidencën e tij, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Mes presionit në rritje nga mbështetësit perëndimorë, autoritetet ukrainase po përgatisin në heshtje terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, votime që do të testojnë forcën e mbështetjes për Zelenskyn dhe nëse ukrainasit, të lodhur nga lufta, dëshirojnë…

Read More

Ulja e çmimeve të naftës në nivel global, pas vendosjes së tarifave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj të gjithë botës, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, do të ndikojë në zbritje të çmimit të derivateve të naftës edhe në Kosovë. Sipas tij, lëvizja e çmimeve veçse ka nisur. “Ulja e çmimit të naftës në nivel global do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë“, ka thënë Berjani për televizionin publik. Sipas tij, për gjendjen ekonomike në Kosovë çmimi real do të ishte 1 euro për litër, por…

Read More