Autor: TV News

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është duke u trajtuar në QKUK pas rrëshqitjes së dheut në Veternik të Prishtinës. Tutje Policia e Kosoves ka njoftuar se viktima është rreth 40 vjeqar. “Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar …

Read More

Në Veternik të Prishtinës, më saktë në rrugën “Richard Holbrooke”, ka pasur shembje të dheut. Raportohet se vendi ku është shembur dheu është një vendpunishte dhe dyshohet të ketë edhe viktima në njerëz. Portali Dukagjini është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Read More

Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Rezallës.Zyra e Presidentes ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, në të cilin shkruhet edhe përkujtimi i masakrës së Rezallës.“Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë. Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore. Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa…

Read More

Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e Jashtme më 5 prill, duke përcjellë qëndrimin e Qeverisë kineze sa i përket kundërshtimit të tarifave të Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja “duhet të ndalojë së përdoruri tarifat si armë për të shtypur ekonominë dhe tregtinë e Kinës dhe duhet të ndalojë dëmtimin e të drejtës legjitime për zhvillim të popullit kinez”, tha Ministria e Jashtme kineze. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 34 për qind tarifa ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të…

Read More

Një grua është gjetur e vdekur në garazhin e shtëpisë së saj në fshatin Nabërgjan të Pejës. Nuk dihen rrethanat dhe informacione të tjera për rastin deri tash. “Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipet emergjente”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.  

Read More

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendjes Jozi-n dhe Gjestin. Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon një moment ku Jozi i drejtohet Gjestit me një fyerje të rëndë verbale. “Ma hengsh atë që hanë gratë,” dëgjohet duke thënë Jozi, ndërsa Gjesti reagoi i nervozuar nga kjo deklaratë. “Ma hëngsh atë që hanë gratë pas darke”, vazhdoi më tej Jozi. Kujtojmë se disa javë më parë, Jozi u eliminua nga shtëpia pikërisht për shkak të një fyerjeje të rëndë që kishte bërë ndaj Gjestit.…

Read More

Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre dy institucioneve të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë së Kosovës më 3 prill, që ajo ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë, u bë shkas i një përplasjeje me tone të ashpra komunikimi në rrjete sociale, mes Hekuran Muratit, ministër në detyrë i Financave, dhe Bekim Kupinës, këshilltar për media i presidentes. Kërkesa e Osmanit për Qeverinë erdhi një…

Read More

Kontrasti për procedura të ndryshme imazherike me origjinë nga Kina ka rezultuar të jetë i sigurt për përdorim dhe i është hequr masa e pezullimit, ka njoftuar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Ky kontrast ishte pezulluar prej më shumë se një muaji pas paraqitjes së reaksioneve alergjike te disa pacientë.  “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton opinionin publik se produkti medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik), i cili përdoret për qëllime diagnostike në imazheri, është konfirmuar si i sigurtë për përdorim dhe i është hequr masa e pezullimit. Vendimi është marrë bazuar në rezultatet përfundimtare…

Read More

La Gazzetta dello Sport raporton se AC Milan do të kërkojë më shumë lojtarë italianë në afatin kalimtar të verës, me Federico Chiesa dhe Destiny Udoji ndër objektivat e tyre. Kuqezinjtë do të “rindërtojnë” skuadrën e tyre në sezonin 2025-2026, duke punësuar një drejtor dhe trajner të ri sportiv, transmeton GazetaBlic Sport. Fabio Paratici është shfaqur si kandidati kryesor për rolin e drejtorit sportiv dhe pritet të punësohet në javët e ardhshme pasi të jenë finalizuar të gjitha dokumentet ligjore. Prioriteti i Paraticit është të ndërtojë një bërthamë të fortë italiane në skuadrën 2025-26, duke filluar me një trajner të…

Read More

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 prill, teksa shefi për ndihmë në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Mianmarin. Tërmeti i 28 marsit rrafshoi ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturë në mbarë shtetin dhe shkaktoi 3.354 viktima dhe 4.508 persona të lënduar. Po ashtu, sipas shifrave të publikuara nga media shtetërore, edhe 220 persona konsiderohen të zhdukur. Më shumë se një javë nga fatkeqësia, shumë persona në Mianmar janë ende të pastrehë dhe shumë nga ta janë të detyruar që të flenë në rrugë…

Read More