Autor: TV News
Bora Zemani, moderatorja e njohur e televizioneve shqiptare, vazhdon të befasojë ndjekësit e saj me postimet e saj inspiruese në Instagram. Në foton e fundit, ajo ndan një mesazh të fortë për dashurinë, duke e lidhur atë me identitetin kombëtar. “Sa bukur kur mendon që dashuria për njëri-tjetrin është ngjyra jonë kombëtare,” shkruan Bora, duke përdorur simbolin e zemrës dhe flamurin shqiptar. Ky postim erdhi si një reflektim i ndjenjave të saj për bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve, në një kohë kur ndjenja kombëtare është më e nevojshme se kurrë. Bora, e njohur nga edicioni i “Përputhen” dhe për lidhjen…
“Mund t’iu them me siguri të plotë se deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale.” Edhe këtë të shtunë, i kontaktuar nga televizioni Dukagjini, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, tha të njëjtën gjë. Të dyshuarit për vrasjen e Likës, ende nuk janë identifikuar. ”Krejt çka është, është dhënë në konferencë, akoma s’ka diçka tjetër”, ka thënë Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Por, pse Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë e arrestojë të dyshuarit, njohësit e çështjeve të sigurisë, përmendin një sërë faktorësh. Por ajo që nuk…
Parlamenti Europian ka miratuar raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Dokumenti, i hartuar nga eurodeputeti David McAllister, përgëzon përmbylljen me sukses të procesit të shqyrtimit (screening) dhe hapjen e kapitujve të parë të negociatave në vitin 2024. Raporti thekson ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027, duke ftuar vendin të intensifikojë reformat në fushat kyçe, veçanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Parlamenti Europian përshëndet përkushtimin e Shqipërisë për reforma dhe vlerëson përputhjen e plotë me politikën…
Qindra mijëra njerëz pritet të dalin në rrugët e Uashington DC-së dhe qyteteve të tjera të mëdha në SHBA, për të sfiduar “marrëveshjen autoritare dhe axhendën e mbështetur nga miliarderët” të Donald Trump. Protestat, të quajtura “Hands Off”, do të zhvillohen në më shumë se 1000 ngjarje të planifikuara në të gjithë vendin dhe pritet të jenë dita më e madhe e veprimit që kur Trump u betua për një mandat të dytë raporton Reuters përcjell Dukagjini. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, MoveOn, një nga organizatat që po organizon këto protesta, tha: “Ky është një mobilizim mbarëkombëtar për…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Rezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës. Haradinaj ërmes një postimi në Facebook tha se rruga e popullit të Kosovës drejt lirisë përveç që ishte e gjatë, njashtu edhe e përgjakshme. “Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme. Aparati shtetëror serb nuk kurseu as fëmijët, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u ekzekutuan 26 vjet më parë në Rezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës. Gjaku i…
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike. Grupi “Asnjëcentmëshumë” ka paralajmëruar protestën e sotme. Njëri nga përfaqësuesit e këtij grupi, Ali Sefaj, gjatë një interviste në “Interaktiv” dje ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri në pezullimin e vendimit nga ZRRE-ja për gjashtë muaj deri në 1 vjet. Duke mbajtur në duar parulla sikurse: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”, qytetarë të mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së…
Është publikuar një video ku shfaqet momenti kur tiktokeri i njohur Rasim Avdyli sulmohet brutalisht nga tre persona brenda një WC-je publike në Gjermani. Në pamjet e rënda, Rasimi shihet i pambrojtur teksa fillon të mbrohet. Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik. Rasim Avdyli, i njohur për përmbajtjet e tij satirike dhe humoristike, ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve në TikTok. Ngjarja e fundit ka shpërthyer një valë reagimesh, me shumë ndjekës që shprehin brengë për gjendjen e tij fizike dhe emocionale pas incidentit të dhunshëm. Pjesë të videos…
Ka përfunduar e qetë protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila mblodhi qindra njerëz në sheshet kryesore të Prishtinës. Organizatorët kanë paralajmëruar tjetër protestë më 11 prill në rast se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk zmbrapset nga propozimi për shtrenjtim të rrymës për 15 për qind. Protestuesit lanë të gjitha pankartat para Ministrisë së Ekonomisë.
Kritikat nuk i ndahen, por ende po mbahet. Kristian Asllani ndoshta po kalon muajt e fundit tek Interi, e megjithatë pikërisht sot duhet të shfrytëzojë rastin që pritet t’i jepet. “La Gazeta delo Sport” është e bindur se mesfushori shqiptar do të jetë titullar në sfidën e Serisë A mes Parmës dhe Interit, ndërsa zikaltërit vazhdojnë një sezon tepër të ngarkuar. Besohet se trajneri Simone Inzagi ka vendosur ta lerë pushim yllin kryesor për këtë rol, turkun Hakan Çalhanoglu, i cili luajti në mesjavë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit. Mesjavën që vjen vjen dueli i madh në…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes rrjetit social “Truth Social” ka reaguar sa i përket hyrjes në fuqi të tarifës universale prej 10 për qind karshi secilit partner tregtarë të SHBA-së gjatë ditës së sotme, duke e cilësuar si revolucion ekonomik, shkruan BBC. “Administrata po kthen vendet e punës dhe bizneset si asnjëherë më parë. Ky është një revolucion ekonomik, dhe ne do të fitojmë, qëndroni të fortë, s’do të jetë e lehtë, por rezultati në fund do të jetë historik”, ka shkruar Trump. Sipas tij, Kina ka pësuar më së shumti nga lufta tregtare, si…
