Autor: TV News
Si mund ta kuptojmë se duhet të rrisim konsumin ditor të ujit? Trupi ynë na e tregon fort këtë! Ndjenja e urisë Edhe pse shenja më e dukshme e dehidrimit është ndjenja e etjes, është e rëndësishme të dini se uria mund të lidhet edhe me dehidratimin. Është thelbësore të kuptoni ndryshimet midis urisë së vërtetë dhe dehidrimit, të cilat mund t’i identifikoni nëse dhembjet tuaja të urisë janë të pazakonta. Çfarë do të thotë kjo? Nëse, për shembull, zakonisht nuk jeni të uritur në atë moment ose keni ngrënë kohët e fundit, atëherë trupi juaj mund të përpiqet t’ju…
Dita e sotme për Elitën ka qenë një aventurë e veçantë në fermë me dy fëmijët e saj. E njohur për bukurinë dhe misionin e saj si gazetare dhe moderatore, Elita ka treguar se është gjithashtu një nënë e kujdesshme që e vlerëson çdo moment me ata që do më shumë. Me një veshje të thjeshtë por stil, ajo ka pasur një pamje tërheqëse, duke kombinuar komoditetin me një stil unik. Ferma është një vend ku fëmijët mund të eksplorojnë dhe të krijojnë kujtime të paharruara. Elita duket se ka shijuar çdo moment, nga mundësia për të vizituar kafshët deri…
Ledioni nisi sonte spektaklin me një thënie të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”. Pasi tha këtë fjali, Ledioni theksoi se kjo thënie është çdoganuar me kohë, por se ata janë yjet më të mirë. Forma e tij e shprehjes solli një atmosferë të veçantë dhe ngrohtësi mes të pranishmëve. Kjo thënie e tij, u cilësua si një ironi drejtuar Arbana Osmanit, në një mënyrë që tregon lidhjen e ngushtë mes dy personaliteteve të njohura në mediat shqiptare. Për më tepër, Ledioni shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që janë pjesë e spektaklit, duke i përshëndetur me energji pozitive. Reagimi i tij…
AC Milan ka ngushtuar avantazhin e Fiorentinës. Rossonerët kanë realizuar në minutën e 23-të. Abaraham ka shënuar për shifrat 1 me 2. Ja pamjet – VIDEO. The post ‘Show’ nga Abraham, Milani shënon dhe rihap ndeshjen appeared first on GazetaBlic.
Një ndërtesë industriale në rajonin e Mordovias në Rusi është goditur nga dronët e Ukrainës më 5 prill, tha guvernatori i këtij rajoni përmes një deklarate në Telegram. Guvernatori Artyom Zdunov tha se ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje, por ai nuk tregoi se cila ndërtesë industriale është sulmuar apo nëse ka viktima nga sulmi. Baza, një kanal në Telegram që ka lidhje me forcat ligjzbatuese ruse, tha se është sulmuar një fabrikë e fibrave optike në qytetin Saransk, 820 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën. Në këtë kanal u publikua edhe një video që tha se shfaq sulmet me…
Jeta private e Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, sidomos pas ndarjeve të tyre të fundit nga partnerët. Më këto zhvillime, dy këngëtarët shqiptarë janë në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme mes tyre. Xhensila, e cila është shkëputur nga aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, dhe Ledri, i cili i dha fund lidhjes me blogeren Sara Hoxha, duket se janë parë së bashku në disa raste të fundit. Xhensila dhe Besi kanë dy fëmijë, Ajka dhe Amen, ndërsa Ledri ka një vajzë, Poem Blu, nga lidhja e tij me Sarën.…
Barcelona nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Real Madrid. Blaugranët kanë barazuar ndaj skuadrës së Betis, me shifrat përfundimtare që ishin 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Gavi realizoi për ekipin e drejtuar nga Hansi Flick, kurse Natan realizoi për skuadrën kundërshtare. Tashmë, katalanasit kanë katër pikë më shumë se Real Madrid në krye të tabelës. /GazetaBlic Sport/
Nga data 7 deri më 9 prill, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëherazi Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ajo do të vizitojë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.Në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq. Ajo do të zhvillojë takime me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një inspektim të pajisjeve të financuara nga Fondi Evropian i Paqes. Në Tiranë, përfaqësuesja e Lartë do të takohet me presidentin Bajram Begaj…
Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë ndërkombëtare e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, e cila synon të rrisë përgjegjshmërinë dhe transparencën në përdorimin e teknologjive kibernetike. Kryeministri Albin Kurti, njoftoi për këtë hap të rëndësishëm përmes një deklarate në Facebook, duke e cilësuar anëtarësimin si pjesë e angazhimit të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e njeriut, sigurinë kombëtare dhe rendin ndërkombëtar në epokën digjitale. “Me mbështetjen e këtij Kodi, Kosova i bashkohet një koalicioni në rritje të vendeve demokratike që punojnë…
Një burrë vdiq dhe një tjetër u lëndua rëndë, pasi u zunë nga shembja e dheut, teksa po punonin në një kantier ndërtimi në lagjen Veternik në Prishtinë. Pa dhënë detaje nëse është intervistuar ose arrestuar ndonjë person, Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës. “Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim…
