Autor: TV News

Betis është ekipi i dytë që siguron finalen e madhe në Conference League. Skuadra spanjolle ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 2 me 3 ndaj Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport. Në finale, Betis do të përballet me skuadrën e Chelsea, me ndeshjen që luhet më 28 maj në ora 21:00. /GazetaBlic Sport/

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë urimet e saj më të sinqerta për zgjedhjen e Papës së ri, Robert Francis Prevost, i cili ka marrë emrin Leo XIV. Osmani ka theksuar se zgjedhja e Papës vjen në një periudhë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për paqe, unitet dhe dhembshuri. “Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia të sinqerta Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij. Në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë peshë të madhe. Papniteti i tij…

Read More

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leon XIV. Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë. Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës. Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri). “Paqja qoftë me të gjithë ju”, ishin fjalët e para të papës amerikan nga ballkoni i Bazilikës…

Read More

Vera është stina kur hidratimi është më i rëndësishëm se kurrë. Dehidratimi është i dëmshëm për shëndetin dhe shoqërohet me një gamë të gjerë simptomash të pakëndshme, të tilla si lodhje, dhimbje koke, probleme me lëkurën, dhimbje muskulore dhe hipotension. Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm dhe ka disa ushqime verore që ofrojnë super hidratim. Kastravec Ka 95% përmbajtje uji. Ai përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga uji dhe gjithashtu siguron një sasi të vogël lëndësh ushqyese, të tilla si vitamina K, kaliumi dhe magnezi. Kastraveci ka kalori minimale, vetëm 8 për porcion prej 52 gramësh. Kungull Kungulleshkat kanë 94% përmbajtje…

Read More

Një ndeshje e jashtëzakonshme do të zhvillohet edhe në Conference League. Fiorentina dhe Betis do të përballen në ndeshjen kthyese gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport. Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 2 me 1 për skuadrën spanjolle. Ja formacionet zyrtare: Fiorentina XI: De Gea; Pongracic, Comuzzo, Ranieri; Dodò, Mandragora, Adli, Fagioli, Gosens; Gudmundsson, Kean. Real Betis XI: Fran Vieites; Sabaly, Bartra, Natan, Ricardo Rodríguez; Johnny Cardoso, Fornals; Antony, Isco, Lo Celso; Bakambu. /GazetaBlic Sport/

Read More

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur më 8 maj si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane, duke bërë histori si amerikani i parë që merr fronin papnor. Prevost ka zgjedhur emrin Leo XIV, duke u bërë papa i 267-të i Kishës Katolike. Zgjedhja e tij erdhi pas një konklave dyditore në Vatikan, një nga më të shpejtat në kohët moderne. Tymi i bardhë nga Kapela Sistine sinjalizoi arritjen e një marrëveshjeje mes 133 kardinalëve, ndërsa mijëra besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit priten me padurim shpalljen e emrit të ri papnor. I lindur në Çikago më 14 shtator…

Read More

Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marrë pjesë Ditën e Fitores, ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste. Ai po merr pjesë me ftesë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në aeroportin “Sheremetjevo”, Dodikun e priti zëvendësdrejtori i Departamentit për Protokollin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrej Miljajev, njoftoi agjencia e lajmeve, SRNA. Në mbrëmje, Dodik do të marrë pjesë në një darkë në Kremlin, të organizuar nga Putin për zyrtarët ndërkombëtarë që kanë shkuar në Moskë për të marrë…

Read More

Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sonte një nga ndeshjet më vendimtare në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2026”. Përballja kundër lideres së Grupit 6, Ishujve Faroe, zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 20:15. Kosova kërkon suksesin në një nga grupet më të forta dhe më interesantë të fazës së dytë kualifikuese, ku aktualisht renditet e katërta me tri pikë, një më pak se Ukraina dhe Holanda, ndërsa në krye ndodhen Ishujt Faroe me pesë pikë. Fitorja sonte do t’i hapte rrugë reale kualifikimit për “Euro 2026” dhe do ta mbante Kosovën në…

Read More

Kardinalët katolikë kanë dështuan sërish të enjten në mëngjes për të gjetur pasardhësin e Papa Françeskut, duke lëshuar tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine pas votimit të dytë të dështuar në konklavë. Tymi i zi u shfaq në orën 11:50, duke treguar se papa i ri nuk është zgjedhur as pas votimit të dytë dhe se tani do të ketë votim të tretë në përpjekje për ta emëruar udhëheqësin e ri të Kishës Katolike. Meqë askush nuk i mori shumicën e nevojshme të votave prej dy të tretave, ose 89 vota, 133 kardinalët u kthyen në rezidencat e…

Read More

Qasja në llogarinë e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në rrjetin social X në Turqi, është bllokuar pas një kërkese ligjore, sipas një njoftimi në llogarinë e tij në këtë platformë, të enjten. Policia e arrestoi Imamoglun – i cili është rivali kryesor i presidentit Tayyip Erdogan – më 19 mars, duke nxitur protestat më të mëdha në Turqi në dekadën e fundit. Ai u burgos katër ditë më vonë në pritje të gjykimit për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon. Partitë opozitare e kanë quajtur arrestimin e tij të politizuar dhe antidemokratik. Llogaria e Imamoglut…

Read More