Autor: TV News

Ambasada amerikane në Kiev ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për mundësinë e një “sulmi ajror madhor”, në ditët në vijim. Në një deklaratë sigurie ambasada i nxit ata të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur sulmeve ajrore dhe të kërkojnë strehim menjëherë. Paralajmërimi vjen në një kohë të sulmeve në rritje ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase, dhe menjëherë pasi Rusia njoftoi një “armëpushim” të njëanshëm me rastin e Ditës së Fitores. Megjithatë, autoritetet ukrainase raportuan se më 9 maj, Rusia vazhdoi sulmet e saj, duke përfshirë granatimet dhe sulmet me raketa në drejtimet e Mykolaiv, Kharkiv, Sumy dhe Zaporizhia. Paralajmërimi…

Read More

Barcelona dhe Ronald Araujo do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Drejtuesit katalanas janë të zhgënjyer nga niveli i uruguianit këtë dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta nga klubet e interesuara për uruguianin. Në janar të këtij viti, Barcelona rinovoi me Araujo-n deri në vitin 2031, por paraqitjet aspak bindëse të 26-vjeçarit, kanë bërë që drejtuesit katalanas të ndryshojnë qëndrim për të dhe ta nxjerrin në shitje. “Fichajes” raporton se janë të paktën 3 klube të interesuara për uruguianin: Manchester United, Bayern Munich dhe Juventus. Nëse në janar, Barcelona e vlerësonte të paktën 80 milionë euro Araujo-n,…

Read More

Presidenti Donald Trump vendosi të shkarkojë tre komisionerët demokratë në Komisionin e Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit prej pesë personash, testi më i fundit i administratës së tij për kufijtë e pushtetit presidencial mbi agjencitë e pavarura. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse Trump ka autoritetin për të shkarkuar zyrtarët pa arsye në agjenci të ngjashme të pavarura, si Bordi Kombëtar i Marrëdhënieve të Punës dhe Bordi i Mbrojtjes së Sistemeve të Meritës, shkruan The Washtingon Post. Komisionerët demokratë Mary Boyle, një punonjëse agjencie për një kohë të gjatë përpara emërimit të saj dhe Richard…

Read More

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest. Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë temë e debatit që nga viti i kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Në letrën e këtij viti, organizatorëve u bëhet thirrje që ta përjashtojnë Izraelin dhe transmetuesin e tij publik për shkak të gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimit shumëvjeçar dhe pushtimit ushtarak…

Read More

AC Milan e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Serie A. Rossonerët do të përballen me Bolognan, një skuadër të cilë do ta kenë si kundërshtar edhe në finalen e Kupës së Italisë, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45. Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Jimenez, Loftus-Cheek, Reijnders, Theo Hernandez; Pulisic, Joao Felix; Jovic Bologna: Skorupski; De Silvestri, Erlic, Beukema, Lykogiannis; Freuler, Moro, Pobega; Orsolini, Dallinga, Dominguez /GazetaBlic Sport/  

Read More

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte informacione të ndjeshme për mbrojtjen ushtarake dhe opinionin publik në rajonin perëndimor të Zakarpatias, i cili kufizohet me Hungarinë dhe ka një popullsi të konsiderueshme me prejardhje hungareze. Hungaria reagoi duke dëbuar dy diplomatë ukrainas që, sipas saj, konsideroheshin si spiunë, duke rritur tensionet mes dy vendeve fqinje, qeveritë e të cilave kanë mosmarrëveshje për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha më 9 maj se ka arrestuar dy persona të dyshuar si…

Read More

Frutat kanë pak kalori dhe shumë fibra, të cilat mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Cilat fruta ndihmojnë në humbjen e peshës? Pjepër – Është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori. Është i pasur me vitamina A dhe C, ndërsa nuk përmban kolesterol. Luleshtrydhe – Ka një përmbajtje shumë të lartë uji dhe një përmbajtje të ulët karbohidratesh. Ananas – Është një burim i mirë i shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë sasi të larta të vitaminës C, manganit, bakrit dhe folatit. Banane – Një banane ka pak më pak se 100 kalori. Ky është një frut që mund…

Read More

Konflikti i fundit ajror mes Indisë dhe Pakistanit ka nxjerrë në pah jo vetëm tensionet e thella mes dy fuqive bërthamore të Azisë Jugore, por edhe ka ofruar skenën e parë reale të testimit të teknologjisë ushtarake kineze në një përballje të drejtpërdrejtë me pajisje të avancuara perëndimore. Pakistani ka pretenduar se gjatë një përplasjeje të ashpër në hapësirën ajrore, ka rrëzuar pesë avionë luftarakë indianë, përfshirë tre Rafale – avionët më të avancuar të flotës ajrore indiane të prodhuar nga Franca – duke përdorur avionët luftarakë J-10C të prodhimit kinez. Ndërsa India nuk ka pranuar asnjë humbje zyrtare, burime…

Read More

Xabi Alonso thuhet se do të largohet nga Bayer Leverkuseni në verë për të marrë drejtimin e Real Madridit, pasi marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur. Sipas gazetës Marca, Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Alonson për të marrë përsipër detyrën e trajnerit pas eliminimit nga Arsenali në Ligën e Kampionëve. Vendimi thuhet se u mor brenda klubit pas eliminimit të dhimbshëm, por u mbajt i fshehtë ndërsa sezoni ishte ende në vazhdim. “Vendimi u mor, ai e njeh mirë klubin dhe i kupton vlerat që ata duan të ruajnë”, thuhet në raportin e gazetës Marca. Carlo Ancelotti…

Read More