Autor: TV News

Kompania italiane Moltiply Group njoftoi se ka ngritur padi kundër Google, duke kërkuar dëmshpërblim prej 2.97 miliardë eurosh, me argumentin se gjiganti amerikan ka abuzuar me pozitën dominuese në tregun e shërbimeve duke shtypur konkurrencën. Moltiply operon faqen italiane popullore të krahasimit të çmimeve Trovaprezzi.it. Kompania pretendon në padinë e saj se Google ndërpreu shërbimin e filialit të saj 7Pixel nga 2010 deri në 2017 në mënyrë që të forcojë pozicionin e Google Shopping, raporton Reuters. Bëhet e ditur se padia u ngrit në një gjykatë të Milanos. Ndryshe, kjo nuk është padia e parë e tillë kundër Google. Në vitin…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se po përgatiten të implementojnë një sistem të ri për ofrimin e ndihmës humanitare në Gaza përmes kompanive private, ndërkohë që bllokada izraelite vazhdon për të tretin muaj me radhë. Ky plan ka shkaktuar shqetësime dhe kundërshtime, veçanërisht nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me këtë iniciativë. Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka shpjeguar se “qendrat e shpërndarjes” të mbrojtura nga kontraktorë sigurie do të sigurojnë ushqim dhe furnizime të tjera për mbi një milion palestinezë në Gaza. Ky plan është pjesë e një…

Read More

Ish mesfushori gjerman, Toni Kroos e ka vlerësuar maksimalisht futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal. Kroos tha se është shumë e vështirë që një futbollist si Yamal të ndalet, për mënyrën se si dribon dhe pastaj se si futet në zonën kundërshtare, transmeton GazetaBlic Sport. “Sinqerisht, është shumë e vështirë të ndalësh Lamine Yamal, duhet ta them këtë sinqerisht. Driblimi është shumë i vështirë, por kur ai futet brenda dhe pastaj zgjedh të kalojë kur të gjithë presin që ai të driblojë, është e vështirë për mbrojtësit. Ai gjithmonë gjen pasimin e duhur për ta ndjekur dhe për t’u kthyer për…

Read More

Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shumë për të thënë rreth saj dhe shkatërrimit të pashoq që përjetoi Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, ai nuk tha edhe aq shumë për luftën tjetër, më të madhen në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore: pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Mund të jetë një mënyrë për t’u përballur me të. Ose thjesht një pasqyrim i një problemi të pazgjidhshëm që Kremlini ia ka shkaktuar vetes në një luftë që e ka shkatërruar Ukrainën, por gjithashtu ka shkaktuar më shumë humbje për Rusinë…

Read More

Një tjetër histori në Ferma VIP përploti publikun dhe fermerët. Rrëfimi i Alba Pollozhanit, ishte një histori dramatike, ku dhimbja e saj përloti të gjithë fermerët e tjerë. Ajo tregoi se ka qenë e martuar, dhe se gjatë viteve të martesës është keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, por dhe pas largimit nga ai, gjërat nuk është se kanë shkuar më mirë. Alba rrëfeu se familjarët e saj nuk e mbështetën me zgjedhjen e saj pas diivorcit, ku ajo vendosi të bëhej pjesë e televizionit. Megjithatë edhe pas këtij rrëfimi, Alba dha një tjetër mesazh të fortë. “Unë e dëgjova veten time, por…

Read More

Ambasada amerikane në Kiev ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për mundësinë e një “sulmi ajror madhor”, në ditët në vijim. Në një deklaratë sigurie ambasada i nxit ata të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur sulmeve ajrore dhe të kërkojnë strehim menjëherë. Paralajmërimi vjen në një kohë të sulmeve në rritje ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase, dhe menjëherë pasi Rusia njoftoi një “armëpushim” të njëanshëm me rastin e Ditës së Fitores. Megjithatë, autoritetet ukrainase raportuan se më 9 maj, Rusia vazhdoi sulmet e saj, duke përfshirë granatimet dhe sulmet me raketa në drejtimet e Mykolaiv, Kharkiv, Sumy dhe Zaporizhia. Paralajmërimi…

Read More

Barcelona dhe Ronald Araujo do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Drejtuesit katalanas janë të zhgënjyer nga niveli i uruguianit këtë dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta nga klubet e interesuara për uruguianin. Në janar të këtij viti, Barcelona rinovoi me Araujo-n deri në vitin 2031, por paraqitjet aspak bindëse të 26-vjeçarit, kanë bërë që drejtuesit katalanas të ndryshojnë qëndrim për të dhe ta nxjerrin në shitje. “Fichajes” raporton se janë të paktën 3 klube të interesuara për uruguianin: Manchester United, Bayern Munich dhe Juventus. Nëse në janar, Barcelona e vlerësonte të paktën 80 milionë euro Araujo-n,…

Read More

Presidenti Donald Trump vendosi të shkarkojë tre komisionerët demokratë në Komisionin e Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit prej pesë personash, testi më i fundit i administratës së tij për kufijtë e pushtetit presidencial mbi agjencitë e pavarura. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse Trump ka autoritetin për të shkarkuar zyrtarët pa arsye në agjenci të ngjashme të pavarura, si Bordi Kombëtar i Marrëdhënieve të Punës dhe Bordi i Mbrojtjes së Sistemeve të Meritës, shkruan The Washtingon Post. Komisionerët demokratë Mary Boyle, një punonjëse agjencie për një kohë të gjatë përpara emërimit të saj dhe Richard…

Read More

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest. Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë temë e debatit që nga viti i kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Në letrën e këtij viti, organizatorëve u bëhet thirrje që ta përjashtojnë Izraelin dhe transmetuesin e tij publik për shkak të gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimit shumëvjeçar dhe pushtimit ushtarak…

Read More

AC Milan e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Serie A. Rossonerët do të përballen me Bolognan, një skuadër të cilë do ta kenë si kundërshtar edhe në finalen e Kupës së Italisë, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45. Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Jimenez, Loftus-Cheek, Reijnders, Theo Hernandez; Pulisic, Joao Felix; Jovic Bologna: Skorupski; De Silvestri, Erlic, Beukema, Lykogiannis; Freuler, Moro, Pobega; Orsolini, Dallinga, Dominguez /GazetaBlic Sport/  

Read More