Autor: TV News
Numri i të vdekurve nga sulmet e Indisë gjatë natës është rritur në 31, ka bërë të ditur ushtria e Pakistanit në një përditësim të fundit. Sipas zëdhënësit të ushtrisë, përveç 31 viktimave, janë raportuar edhe 57 të plagosur. Më herët ishte raportuar për 26 të vdekur dhe 46 të plagosur. Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se vendi i tij ka ndërmarrë veprime hakmarrëse pas sulmeve në Pahalgam.
Sonte në orën 21:00, Paris Saint-Germain (PSG) dhe Arsenal përballen në “Parc des Princes” për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Pas fitores 1-0 të PSG-së në ndeshjen e parë në Londër, të dy skuadrat synojnë një vend në finalen e madhe të kompeticionit evropian. Ja formacionet zyrtare të kësaj sfide: PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Ruiz; Barcola, Doue, Kvaratskhelia Arsenal XI: Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Merino, Martinelli /GazetaBlic Sport/
Inter e eliminoi Barcelonën mbrëmë nga Liga e Kampionëve. Mesazhet falënderuese për skuadrën italiane u shfaqën në terrenin stërvitor të Real Madrid të mërkurën pas eliminimit të Barçës, që është edhe rivali i urryer i skuadrës madrilene, transmeton GazetaBlic Sport. Kujtojmë që Real Madridi u eliminua në çerekfinale nga Arsenali, duke humbur në dy ndeshje. “𝗠𝗘𝗥𝗖𝗜 𝗟’𝗜𝗡𝗧𝗘𝗥 !” 🤍 🤝 🖤💙 Des messages de remerciement pour l’Inter Milan ont été affichés au centre d’entraînement du Real Madrid ce mercredi après l’élimination du Barça. 🎥 @elchiringuitotv pic.twitter.com/EUlvnoTzmE — Actu Foot (@ActuFoot_) May 7, 2025
Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën përmes bisedave dhe sjelljeve, në mënyrë që të shmangin ndjenjat e pakëndshme më vonë. Nga ana tjetër, ka njerëz që, që nga momenti i parë që takojnë një person, fillojnë të ëndërrojnë shumë. Nëse partneri/partnerja e tyre tregon një histori të bukur, qesh me shakanë e tyre ose i prek dorën, ata menjëherë do të dëgjojnë kambanat e dasmës që bien në kokën e tyre. Kjo është e zakonshme për njerëzit që i përkasin shenjave të mëposhtme të zodiakut të…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka udhëtuar drejtë Moskës, ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores që do të zhvillohet në Sheshin e Kuq më 9 maj, raporton Sputnik përcjell N1. Kremlini ka njoftuar se Vuçiq do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 80-vjetorin e fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Para nisjes për në Moskë, Vuçiq është takua me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, për të diskutuar çështje të rëndësishme dypalëshe. Në këtë udhëtim, kanë qarkulluar spekulime në media serbe se Letonia dhe Lituania mund…
Legjenda holandeze, Marco van Basten, i ka kërkuar Barcelonës të ndryshojë pozicionin e Lamine Yamal pas eliminimit nga Liga e Kampionëve kundër Interit. Sensacioni 17-vjeçar dha një tjetër paraqitje mahnitëse në San Siro të martën në mbrëmje në një ndeshje të paharrueshme gjysmëfinale midis dy gjigantëve evropianë. Van Basten, i cili fitoi tre herë çmimin individual më prestigjioz të futbollit gjatë karrierës së tij legjendare, ishte ndër ata që u mahnitën nga performancat e Yamal në dy ndeshjet kundër Interit. Por ish-sulmuesi beson se Barcelona dhe trajneri Hansi Flick duhet ta kenë në konsideratë transferimin e adoleshentit në një rol…
Imazhe të paverifikuara duket se tregojnë rrwnoja në atë që pretendohet të jetë një vend përplasjeje në Kashmir. Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se pesë aeroplanë luftarakë indianë ishin rrëzuar. Megjithatë, katër burime të qeverisë lokale në Kashmirin indian i thanë agjencisë se tre aeroplanë luftarakë u rrëzuan në zona të ndara të rajonit gjatë natës. Të tre pilotët janë dërguar në spital, shtuan ata. E ministria indiane e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar raportin. Imazhet që qarkullojnë në mediat lokale tregojnë një copë të madhe cilindrike të dëmtuar metali me ngjyrë argjendi, në…
India ka hedhur raketa në disa pjesë të territorit të kontrolluar nga Pakistani në orët e hershme të së mërkurës, duke i vrarë të pakën 26 njerëz. Lideri i Pakistanit i cilësoi sulmet si “akt lufte”. India tha se e ka goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me sulmin e muajit të kaluar në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir, ku u vranë 26 turistë hindu. Pakistani tha se i ka rrëzuar disa avionë luftarakë indianë në shenjë hakmarrjeje, teksa dy avionë ranë në fshatrat e kontrolluara nga India në Kashmir. Të paktën shtatë civilë u vranë…
Simone Inzaghi foli me entuziazëm për lojtarët e Interit pas një fitoreje me rezultatin 4-3 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Gjatë një interviste pas ndeshjes me Sky Sport, Inzaghi ia atribuoi Barcës një performancë të jashtëzakonshme. “Para së gjithash, meritat duhet t’i shkojnë Barcelonës,” filloi Inzaghi. “Ata janë një ekip vërtet i fortë. U desh një Inter super, dhe u heq kapelen këtyre djemve që bënë dy paraqitje monstruoze.” “Përndryshe nuk do të kishim mundur të arrinim në finale. Jam krenar dhe i lumtur që jam trajneri i tyre; ata më dhanë gjithçka që kishin.” “Është e…
Mund të këtë një mori arsyesh se përse nuk ju zë gjumi gjatë natës. Arsye të cilat fillojnë që nga problemet shëndetësore deri dek stresi i tepërt. Këto shkëputje të gjumit të natës i ndodhin gjithësecilit në periudha të caktuara të jetës dhe zakonisht nuk janë shqetësuese. Problemi fillon kur ju përjetoni pagjumësi në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk e kuptoni se çfarë po j’ua shkakton atë. Mungesa e gjumit përtej lodhjes së tepërt dhe mbingarkesës së trurit, mund të bëhet shkak edhe për zhvillimin e një sërë sëmundjesh të organizmit. Këtu përmendim obezitetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet…
