Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Jetimi që nxori zbuluar shtetin…

11 Nëntor, 2026

Mickoski: Do të bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë të punësuarit dhe kreditorët e Alta Bankës

11 Nëntor, 2026

Qymyri nga Kosova do ta shpëtojë Maqedoninë e Veriut nga rritja e çmimit të rrymës

11 Nëntor, 2026

Komuniteti Musliman Shqiptar kundërshton stigmatizimin e xhamive shqiptare në Zvicër

11 Nëntor, 2026

“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt

11 Nëntor, 2026

ALTA Banka lehtëson kufizimet, kompanitë mund të paguajnë pagat dhe kontributet

11 Nëntor, 2026

Hoxha në tryezën rajonale për pyjet në Strugë: Mbrojtja e pyjeve dhe bashkëpunimi ndërkufitar janë përgjegjësi e përbashkët

11 Nëntor, 2026

Zbulohet vjedhje e energjisë elektrike në një kazino në Kërçovë, dëmi mbi 44 mijë euro

11 Nëntor, 2026

Rifillon gjykimi për Lotarinë Shtetërore, në bankën e të akuzuarve edhe Artan Grubi

11 Nëntor, 2026

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

11 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 11 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Jetimi që nxori zbuluar shtetin…

TV NewsBy TV News11 Nëntor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Erind Goçllari është 17 vjeç. Prej tetë vitesh ai ka humbur nënën dhe jeton me të atin, motrën e vëllanë në kushte të vështira ekonomike.

Familja mbahet vetëm me një pagesë invaliditeti, pasi babai nuk mund të punojë.
Në moshën kur duhet të shqetësohet për shkollën dhe ëndrrat e tij, Erindi është përballur me një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetër nga Policia, për pjesëmarrjen dhe aktet e pretenduara të dhunës në protestën e 7 nëntorit.
Pesë milionë lekë gjobë për një adoleshent që nuk ka as një shtëpi për të jetuar në kushte dinjitoze!
Në një vend normal, historia e Erindit do të kishte vënë në lëvizje shërbimet sociale, bashkinë dhe institucionet e mbrojtjes së fëmijëve.

Dikush do t’i kishte trokitur në derë për ta pyetur se çfarë i mungon dhe si mund t’i sigurohet e ardhmja.
Në vend të kësaj, në derën e tij ka mbërritur shteti… me faturën e gjobës.
Sigurisht, varfëria nuk shërben si imunitet ndaj ligjit; nëse një i mitur ka kryer shkelje, ajo duhet hetuar e trajtuar sipas rregullave, duke marrë parasysh moshën dhe proporcionalitetin.

Por pyetja që lind natyrshëm është: Pse shteti e ka shumë më të lehtë të ndëshkojë një fëmijë sesa ta mbrojë?

Në gjykatat shqiptare shqyrtohen dosje ku zyrtarë akuzohen për abuzime me miliona euro dhe askush nuk paguar ende asnjë qindarkë.

Ndërkohë, ndaj një 17-vjeçari në mjerim, Policia arrin të llogarisë me përpikëri maksimale një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj.

A e tregon Policia e Shtetit të njëjtin zell për të kapur trafikantët, për të goditur pasuritë kriminale dhe për të çuar para drejtësisë ata që vjedhin miliona?

A është po kaq e pamëshirshme kur përballë ka njerëz me pushtet dhe para?
Pas shpërblimeve për efektivët që përballen me protestuesit (të financuara nga taksat e qytetarëve) vijnë gjobat për vetë protestuesit.

Njëra dorë e shtetit shpërblen, tjetra ndëshkon, dhe të dyja duket se i kanë sytë dhe duart vetëm në xhepat e qytetarëve.
Megjithatë, historia e Erindit ka edhe një anë tjetër, atë frymëzuese.

Brenda pak orësh, shqiptarët u bashkuan dhe mblodhën mbi 100 mijë euro për t’i ndërtuar një shtëpi (falë nismës së gazetarit Osman Stafa në GoFundMe dhe kujdesit të tij për rikonstruksionin).

Njerëz të zakonshëm, që nuk e njihnin fare, vendosën të ndihmojnë menjëherë.
Kjo histori nuk mund të mbyllet thjesht me suksesin e një fushate bamirësie

. Ajo duhet të nisë me një llogaridhënie nga institucionet: sa Erindë të tjerë jetojnë sot në harresë, pa u bërë kurrë lajm dhe pa pasur fatin e një ndihme të organizuar qytetare?

Po të interesohej shteti për jetën e këtyre të rinjve me të njëjtin zell që tregon për t’i gjobitur, ndoshta do të kuptonte më mirë edhe arsyet e vërteta që i nxjerrin në protestë.
Rasti i Erindit na kujton se solidariteti qytetar bën mrekulli, por ai nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë kurrë përgjegjësinë e shtetit.

Gjoba ndaj këtij adoleshenti mbetet turpi i të gjithëve.
Përfundimisht, pyetja që mbetet pezull është: Si ka mundësi që e gjetët kaq shpejt për ta gjobitur, por nuk e kishit gjetur kurrë më parë për ta ndihmuar?./ CNA

Lexuar: 2

Lajme te ngjashme

Komuniteti Musliman Shqiptar kundërshton stigmatizimin e xhamive shqiptare në Zvicër

“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt

Kurti i drejtohet Listës Studentore serbe: Na dorëzoni Milan Radoiçiqin

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan

Ngjarje si në filma: Rrezikoi dhe plaçkiti 120 mijë euro në banka, të gjitha paratë i shpenzoi në kazino

Lajmet e fundit

Jetimi që nxori zbuluar shtetin…

11 Nëntor, 2026

Mickoski: Do të bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë të punësuarit dhe kreditorët e Alta Bankës

11 Nëntor, 2026

Qymyri nga Kosova do ta shpëtojë Maqedoninë e Veriut nga rritja e çmimit të rrymës

11 Nëntor, 2026

Komuniteti Musliman Shqiptar kundërshton stigmatizimin e xhamive shqiptare në Zvicër

11 Nëntor, 2026

“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt

11 Nëntor, 2026

ALTA Banka lehtëson kufizimet, kompanitë mund të paguajnë pagat dhe kontributet

11 Nëntor, 2026

Hoxha në tryezën rajonale për pyjet në Strugë: Mbrojtja e pyjeve dhe bashkëpunimi ndërkufitar janë përgjegjësi e përbashkët

11 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.