Autor: TV News

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se deri në pasditen e sotme ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse SHBA-të do të përfshihen në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Ai tha se së shpejti do të zhvillojë një takim në Sallën e Situatave me ekipin e tij dhe zyrtarët më të lartë për të diskutuar mbi opsionet ushtarake. “Kam disa ide për çfarë të bëj, por ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar — më pëlqen ta marr vendimin final një sekondë para se të vijë momenti, e di, sepse gjërat ndryshojnë. Dua të them, sidomos me luftën, gjërat ndryshojnë…

Read More

Analisti politik Dardan Gashi ka komentuar bllokadën institucionale në emisionin Debat Plus, duke u ndalur në refuzimin e opozitës për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se i gjithë procesi shtetformues po kthehet në peng të një individi. “Nëse dikujt mundesh me ja shpjegu që është më e rëndësishme Albulena se krejt procesi… krejt shtetformimi, krejt procedurat tjera, pajtohemi dhe lëjmë ashtu. Mirëpo nëse ty po të thonë PDK-ja dhe AAK-ja: ‘ku i ki edhe 50 deputetë tjerë të koalicionit ose veç të LVV-së, qitë një tjetër’, i kanë përmend me emra – për…

Read More

“I them: ‘Fat të mbarë.’” Kështu iu përgjigj sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaratës së Khameneit, liderit suprem të Iranit, se vendi i tij nuk do të dorëzohet para presionit amerikan. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara janë më afër ndërmarrjes së një sulmi ushtarak ndaj Iranit, Trump-i nuk dha një përgjigje të qartë: “Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Askush nuk e di çfarë do të bëj. Por mund t’ju them këtë: Irani ka shumë telashe dhe ata duan të negociojnë. Dhe unë i thashë: Pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje…

Read More

Barcelona është duke punuar rreth transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Por, për ta arritur këtë, ata duhet të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë euro, të paguajnë taksa dhe të gjejnë një formë për ta regjistruar. Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka bërë të qartë se shitjet janë të domosdoshme për të regjistruar Nico Williamsin dhe Athletic Bilbao nuk e ka ndërmend të negociojë për kushte më të favorshme, për shkak të marrëdhënieve jo të mira mes dy klubeve. Për të arritur transferimin dhe regjistrimin e Nico Williams, Barcelonës do t’i duhet të…

Read More

Analisti politik Sadri Ramabaja parashikon ndryshime të dukshme në përbërjen e Kuvendit nëse mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sipas tij, pritet të rriten me nga katër deputetë secila. Në Debat Plus, Ramabaja tha se VV-ja dhe PDK-ja do të përforcojnë pozitat e tyre, ndërsa LDK-ja pritet të humbasë dy deputetë. “Dhe kështu mendoj se do të shkojnë drejt krijimit të dy blloqeve politike, PDK – LDK mund të mos pajtohen fillimisht por do të jenë pjesë e deklaruar si e djathtë e qendrës. Ndërkaq krejt pas këtyre zgjedhjeve LDK-ja…

Read More

Presidenti Trump u tha ndihmësve të tij të lartë të martën vonë se kishte miratuar planet për një sulm ndaj Iranit, por po shtynte dhënien e urdhrit përfundimtar për të parë nëse Teherani do të braktiste programin e tij bërthamor, raportoi Wall Street Journal, duke cituar tre persona të njohur me diskutimet. Sistemi i pasurimit berthamor Fordow në Iran, i mbrojtur mirë, është një objektiv i mundshëm i ShBA-së, sipas prestigjiozes amerikane. Izraeli ende nuk e ka sulmuar këtë objekt, i cili është ndërtuar nën një mal dhe konsiderohet gjerësisht nga ekspertët ushtarakë si jashtë mundësive të çdo arme përveç bombave…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran. Macron ka ngarkuar ministrit të tij të Jashtëm Jean-Noël Barrot të punojë me partnerët evropianë mbi një propozim për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Iranit. Të mërkurën, Macron mblodhi këshillin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të vendit për të diskutuar situatën në Iran, shkruan CNN. Ne deklaratën e Barrot thuhet ndër tjerash se “sulmet izraelite synojnë gjithnjë e më shumë objektiva që nuk kanë lidhje me programin bërthamor dhe balistik iranian, si dhe një numër në rritje të viktimave civile në Iran dhe…

Read More

“Reporting House” në ditën kur ka shënuar një vjetorin e hapjes, ka prezantuar para vizitorëve të shumtë një instalacion të veçantë, i realizuar me 500 kristale origjinale të bartura nga Miniera e Trepçës. Ky instalacion është titulluar  “100” që shënon edhe 100-vjetorin e mineraleve të Trepçës. Hapja e këtij instalacioni për vizitorët në “Reporting House” është bërë, më 18.06.2025, në orën 19:00. “Reporting House” ka njoftuar se mineralet e prezantuara përmes instalacionit “100”, i kuruar nga Gazmend Ejupi, janë nga Miniera e Stantërgut – miniera më e vjetër e Kompleksit gjigand të “Trepçës” – pak kilometra nga qyteti i Mitrovicës dhe 45…

Read More

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura: nëse sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane mund të shkaktojnë lirimin e materialeve radiologjike; nëse ofensiva izraelite mund të shndërrohet në fushatë për ndryshimin e regjimit; dhe nëse Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen drejtpërdrejt në luftë me Iranin. Por, thashethemet në media janë përqendruar veçanërisht në një skenar të mundshëm. Pjesë kyçe të kompleksit bërthamor të Iranit janë ndërtuar nëntokë, dhe raportimet janë përqendruar tek një objektiv veçanërisht i fortifikuar – impianti i pasurimit të uraniumit në Fordov, në provincën Qom, rreth 150 kilometra në jug të Teheranit. Impianti…

Read More

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 19.06.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë: Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga NS 35/10[kV] Badovci do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 09:00 deri 14:00 Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci. Arsyeja: Mirembajtje preventive. Punime në projekte investive 1. Nga NS 110/10[kV] Prishtina 5 do te ndërprehet: Dalja 10[kV]…

Read More