Autor: Suad Avdiu
Politikanët nga Maqedonia e Veriut janë gjithnjë e më shpesh në TikTok, i cili po bëhet një mjet i fuqishëm për fushata politike. Kjo platformë “shkaktoi” një kthesë të papritur në zgjedhjet presidenciale në Rumani. Analizat dhe hulumtimet tregojnë se TikTok-u po përdoret për ta përhapur ndikimin rus dhe rregullatorët evropianë tashmë kanë nisur hetime për këtë. Politikanët në mbarë botën, që dikur kritikonin platformën sociale TikTok, tani po i bashkohen asaj në përpjekje për të arritur te përdoruesit e rinj. Këtij trendi global iu bashkuan edhe politikanët nga Maqedonia e Veriut. Ata, në këtë platformë, pas zgjedhjeve të majit…
Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut është mbyllur sot nga autoritetet e Kosovës, ndërsa Policia ka sekuestruar dokumentacionin dhe ka hapur një rast për falsifikim dokumentesh. Sipas zëvendëskomandantit të Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, njësia kundër krimeve ekonomike ka ndërhyrë në objektin ku funksiononte institucioni paralel serb. Në vendngjarje përveç policëve të njësisë kundër krimeve ekonomike shihen edhe dhe pjesëtarë të EULEX-it. Një pjesë e stafit tashmë ka lënë ambientet e objektit, duke marrë me vete sendet personale. “Ky është një institucion paralel. Kemi sekuestruar dokumentacionin dhe kemi hapur rastin për falsifikim…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.359 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Zjarrfikësit shuan zjarret në zona urbane dhe të banuara. Nuk janë regjistruar zjarre në ambient të hapur. Sa i përket kalueshmërisë së rrugëve, ura e lumit Vardar në afërsi të Bashino Sellos është e mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, theksohet në kumtesën e sotme të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK). Nga thirrjet në 122 në 24 orët e kaluara, si “reale” janë kategorizuar 54.38 për qind. Të tjerat 45.62 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve, që nuk…
Në mbledhjen e fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u dakordua që nga janari i vitit 2025 në dy pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë të aplikohet sistemi “One Stop Shop”, me ç’rast do të lehtësohej dukshëm levizja e qytetarëve, qarkullimi i mjeteve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, informon Klan Macedonia. Mirëpo, jemi në datën 8 janar dhe nga ai premtim, nuk ka akoma asgjë të realizuar. Në redaksinë e televizionit Klan Macedonia, po arrijnë vazhdimisht video nga shumë qytetarë të revoltuar të cilët presin më orë të tëra në rradhët…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme). “Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të vlerave, margjinat…
VLEN sot ka akuzuar BDI-në se në të kaluarën ka kultivuar një kulturë të papërgjegjshme edhe në drejtime akademike në vend. Nga atje thonë se si është e mundur që Artan Grubi i cili nuk përmbush kriteret morale dhe profesionale të ligjërojë para studentëve. “Lajmi se non grata Artan Grubi përballet me shkarkim nga Universiteti i Tetovës për mungesa të paarsyeshme është pasqyrë e qartë e kulturës së papërgjegjshmërisë dhe arrogancës që BDI ka kultivuar prej dekadash. Si mund një person që as detyrën akademike nuk e ka përmbushur dot, të përpiqej të shesë moralin politik dhe të flasë për…
Kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër u gjetën në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit amerikan për shkak të “korrupsionit të lartë”. Emërimet e viteve të kaluara të politikanëve, nëse krahasohen me emrat e mëparshëm të cilët u gjetën aty nuk janë ndonjë befasi e madhe për publikun në Maqedoninë e Veriut. Përderisa emërimet e politikanëve si ish kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrat Koço Angushev dhe Artan Grubi dhe kryetarët e komunave Ramiz Merko dhe Stevço Jakimovski, publiku në përgjithësi i përjetoi si diçka që pritej, “lëvizje” më e madhe dhe konfirmim për nevojën për remont të sistemit…
Të premten deputetët kthehen në punë, ndërsa në seancën e parë plenare do të diskutohet për interpelancat për zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Astrit Iseni, si dhe deputetes dhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti. Fillimi i seancës së 29-të, sipas informacioneve nga uebfaqja e Kuvendit, është caktuar në orën 11:00. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më 26 dhjetor ka thënë se çdo interpelancë do të shqyrtohet veçmas dhe se për të mund…
Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, duke përfshirë rrugët dhe lagjet e disa qyteteve të mbretërisë. Qendra Kombëtare për Meteorologji lëshoi alarme të ndryshme për motin e keq në të gjithë vendin, përfshirë një paralajmërim të nivelit të kuq për qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë në perëndim të vendit, si dhe për zonat e rajonit lindor. Po ashtu, kryeqyteti Riad dhe provincat jugperëndimore Aseer dhe Jazan morën një paralajmërim të nivelit portokalli, i cili kërkonte kujdes të shtuar nga banorët për shkak të reshjeve të parashikuara. Autoritetet saudite kanë apeluar për kujdes të…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë lëshuar mediave kanë komentuar deklaratën e kryeministrit Mickoski për Ligjin për gjuhën shqipe. Nga BDI thonë se synimi i kryeministrit Mickoski është të degradoi statusin zyrtarë të gjuhës shqipe. Nga BDI shtojnë se Mickoski statusin e gjuhës shqipe dëshiron ta kthej siç ishte në ligjin e vitit 2008 ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë. Kumtesa e plotë e BDI: Mickovski, dje, zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon! Deklarata e djeshme e Kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të…
