Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Alternativës dhe njëri nga udhëheqësit e Koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit lokal të VLEN-it në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Me këtë rast u promovua kandidati për kryetar komune, Arben Etemi, si dhe lista e kandidatëve të VLEN-it, të udhëhequr nga arkitekti Skender Osmani. “U interesova nga afër për projektet që janë realizuar në këtë pjesë të qytetit, si dhe për projektet që do të realizohen në të ardhmen. Lagja e Trimave dallon shumë krahasuar me para katër viteve. Ka ndryshuar dukshëm. Do të ndryshojë edhe më shumë pas 19 tetorit, sepse…
Sipas informacioneve të fundit nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por në kushte të rrugëve të lagështa për shkak të motit. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti. LAMM u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë ngasjes në zona të rrezikshme, ku ekziston rrezik për rrëshqitje të dheut apo rënie gurësh. Kujdes i posaçëm rekomandohet për segmentet rrugore: Katllanovë – Veles…
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Erë e lehtë deri mesatare veriore, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 8 deri në 15 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 12 gradë.
James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, ka bërë thirrje të fortë që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Specializuara të Kosovës) “të bëjë gjënë e duhur” dhe t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së. Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ngriti alarmin se gjyqi po e çon të drejtën penale ndërkombëtare në një vend “shumë të çuditshëm dhe shqetësues”, dhe i cilësoi pyetjet e gjyqtarëve si të anshme. Në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour, Rubin tha se gjatë…
Hamasi ka deklaruar se ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet izraelite, të gjallë ose të vdekur. Me këtë rast, Hamasi thotë se i liroi pengjet sipas kushteve të propozimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkruan Reuters, transmeton IndeksOnline. Hamasi gjithashtu sinjalizoi gatishmërinë për të hyrë menjëherë në negociata të ndërmjetësuara për të diskutuar detajet. Vendimi vjen pak orë pasi Donald Trumpi i dha ultimatum Hamasit, për të nënshkruar marrëveshjen e paqës. “Si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit ndaj popullatës civile, më shumë se 25,000 “ushtarë” të Hamasit janë vrarë tashmë. Shumica e pjesës tjetër janë të…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, gjatë takimit me mërgatën kërçovare ka vlerësuar lart rolin e tyre si “zemra dhe shtylla e fortë e vendlindjes”. Ai tha se mërgata është oksigjeni i kombit dhe bekimi i Kërçovës, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit për mbështetjen e ndryshimeve të domosdoshme në këtë komunë. “Kurbeti ngjan si mallkim, por ju e keni bërë bekimin tonë kombëtar. Prandaj ne si qeveritarë, si kryetarë komune, duhet t’ju shohim si të bekuarit tanë dhe si vendimmarrës”, tha Limani, duke premtuar krijimin e kushteve që rinia të kthehet apo të lidhet pazgjidhshmërisht…
Kërçova është tronditur sot nga një lajm i rendë. Nxënësi i vitit të dytë, Kushtrim Kadriu, ka ndërruar jete tragjikisht, duke lënë pas pikëllim të madh te familja, shoket dhe mbarë ayteti. Brenda nje viti, kjo gjenerate ka humbur tashme kater nxënës. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kushëriri i tij, Ngadhenjim Sadiku, i cili me dhimbje shkroi: “Ai do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona, me buzeqeshjen e sinqertë dhe shpirtin e paster që na gëzonte çdo ditë. Lamtumirë, Kuti ynë i vogël, gofsh i parajsës.”
Dibër, Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Fetahu, ka zhvilluar një takim me afaristë dhe përfaqësues të bizneseve private të qytetit. Në këtë takim, Fetahu u njoh nga afër me sfidat e përditshme që hasin bizneset në funksionimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes pushtetit lokal dhe sektorit privat. “Bizneset private janë shpirti i Dibrës. Janë ato që gjenerojnë punësim, mbajnë gjallë ekonominë dhe krijojnë perspektivë për të rinjtë tanë. Është detyrë e pushtetit lokal që të jetë çdo ditë krah tyre, për…
Në Lagjen Bajram Shabani erdhëm për ta hapur shtabin e Koalicionit VLEN! Ballëhapur dhe me dorën në zemër flasim me banorët e kësaj lagje. Qeveria VLEN ka dalluar Lagjen Bajram Shabani duke i zgjidhur problemin jetik me kanalizimin fekal! Në Lagjen Bajram Shabani flasim edhe për numrin e të punësuarve nga kjo lagje si dhe numrin e atyre që do të punësohen deri në fund të mandatit të Qeverisë tonë. Promovuam kandidatin për kryetar të Komunës së Kumanovës, Arben Etemi si dhe listën e fitores të Koalicionit VLEN. Një zë! Rretho numrin 7!
Zëdhënësi i Shtabit Lokal të VLEN-it në Çair, Sabri Aziri në konferencën e sotme për media ka akuzuar kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmanin, për përgjegjësi direkte të partisë së tij në gjendjen e mjerueshme të pastërtisë në Shkup e sidomos në Çair. Sipas tij, në vend që të kujdeseshin për komunën, kuadrot e BDI-së kanë sabotuar për vite me radhë funksionimin e ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” dhe e kanë shndërruar atë në burim abuzimesh me tenderë milionësh. “Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, këto ditë del para banorëve të Çairit si prind i…
