Autor: Suad Avdiu

Pushkë gjuetie, gëzhoja municioni, autopjesë dhe gërshërë janë sekuestruar javën e kaluar në vendkalimin kufitar Tabanovc nga doganierët. Tri pushkë gjuetie dhe 324 fishekë fishekë janë zbuluar gjatë daljes nga shteti në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë kontrollit të automjetit të kryer nga ekipi mobil doganor. – Arma është gjetur nën dyshekun e një shtrati të improvizuar në një furgon pasagjerësh me targa greke në të cilin udhëtonte një shtetas grek i shoqëruar nga familja e tij, njofton Drejtoria doganore. Doganierët kanë zbuluar edhe auto pjesë të padeklaruara në vlerë prej mbi 200 mijë denarë. – Janë zbuluar nga Shërbimi për…

Read More

“Në këtë lokacion te shkolla “Idnina” në Çair janë planifikuar të ndërtohen dy shkolla fillore të reja të cilat do të financohen nga shoqatat joqeveritare”, raporton Fazile Halili – gazetare TV21. Me ndërtimin e këtyre shkollave, sipas kryetarit të Çairit Visar Ganiu, do të zgjidhet një problem i kamotshëm i qytetarëve të kësaj komune, pasi siç shton, çairasit më afër e kanë shkollën “Penko”, por ajo është nën kompetencat e komunës së Butelit, andaj shpesh mbingarkohet dhe krijohen probleme me regjistrimin e nxënësve. “Aty do të ndërtohen dy shkolla njëra do të jetë me nevoja të veçanta dhe tjetra do…

Read More

Çmimet në pakicë të EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 1.00, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,5 denarë për një litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 78,00 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 80,5 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 72,50, ndërsa Esktra vaji i lehtë për amvisëri për 72,00 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS, zvogëlohet për 0,073 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 45,711 denarë.

Read More

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Hetimin dhe Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ka dorëzuar kallëzimi penal ndaj N.A. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 3 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. I denoncuari, si ish-drejtues i Departamentit të Njësive të Aviacionit, duke shfrytëzuar pozicionin…

Read More

Pas reagimit të BDI-së, u kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se BDI të vetmen brengë e ka shpëtimin nga përgjegjësia penale, ndërsa shtojnë se asnjë e drejtë nuk rrezikohet. “Bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk bien pre e retorikave të tilla të BDI-së, sepse e dinë se BDI-ja, e vetmja gjë për të cilën shqetësohen është të shpëtojë kriminelët në radhët e tyre nga përgjegjësia para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e DPMNE-së. Nga atje shtojnë se nuk do të kalojë retorika me të cilën BDI tenton të nxisë tension politik dhe intolerancë ndëretnike, sepse siç thonë nga VMRO-DPMNE, të gjithë…

Read More

Një pesëdhjetë e nëntë vjeçar nga Kumanova është arrestuar dje për sjellje agresive ndaj policëve. – Me datë 07.01.2025 në ora 13:30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar M.R. (59) nga fshati Orashec i Kumanovës, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare, njofton Sektori i Punëve të Brendshme. Siç shtojnë nga policia e Kumanovës, pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Read More

E premtja e 10 janarit do të jetë dita e parë e punës për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të  cilët deri më tani ishin në pushim. E në seancën e parë deputetët do ta kenë para vetes interpelancat për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme, Astrit iseni. Shkarkimin e zyrtarëve të lartë-përmendur e dëshiron Fronti Europian, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë festave të28 nëntorit. Për kryeministrin Mickoski, interpelanca e Frontit Europian kunër zyrtarëve të kësaj Qeverie do të…

Read More

Dekani i Fakultetit Juridik, pranë Universitetit të Tetovës, Safet Emruli, në një deklaratë për MIA informoi se vendimi për ndërprerjen e kontratës i është dorëzuar Grubit, i cili u iniciua për shkak të mungesës së pajustifikuar në vendin e punës. “Procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me personin e përmendur është përfunduar. Kjo do të thotë që ai tashmë nuk është në marrëdhënie pune në Universitetin e Tetovës. Vendimi për ndërprerjen i është dërguar me postë dhe elektronike në email-in zyrtar,” deklaroi Emruli për MIA. Sipas nenit 82 të Ligjit për Marrëdhënie Pune, punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën e…

Read More

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, është filmuar në Monako duke zbritur nga një veturë luksoze Ferrari dhe duke hyrë në një hotel të shtrenjtë, transmeton Shkupi1, përcjellë Klan Macedonia. Siç thuhet, video është bërë në Monte-Karlo dhe është publikuar 14 orë më parë. Nga video shihet se si ai mbërrin, e lë mjetin në parking dhe hyn në një hotel me një femër. Ish-drejtori i DSK-së është ndjekur penalisht, por shumë prej akteve të tij kanë skaduar. Ai u dënua me 24 vjet burg, përkatësisht: tre vjet për rastin “Imperia”, 12 vjet për përgjim, rastin “Target”, tetë vjet për “Trezor”,…

Read More

Pesë persona nga Kumanova janë arrestuar dje nën dyshimin se disa ditë më parë kanë sulmuar dy të mitur në një restorant. – Me datë 07.01.2025, punonjësit e policisë nga SPB i kanë privuar fizikisht D.V.(24), B.D.(24) dhe N.S. i ka sulmuar në një restorant në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë, informojnë nga Departamenti i Punëve të Brendshme. Siç shtojnë nga policia e Kumanovës, ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Read More