Autor: Suad Avdiu
Agjencia Shtetërore Bullgare e Rrugëve është në mesin e përgjegjësve për aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në vitin 2021, kur 45 persona nga Maqedonia humbën jetën në autobusin e agjencisë “Besa Trans” në autostradën bullgare – Një vendim i tillë është marrë nga Gjykata e Qarkut në Përnik, sipas së cilës Agjencia mban 10 për qind të fajit për tragjedinë. Aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor 2021, pak para orës 03:00 të mëngjesit, kur autobusi i Besa Trans me më shumë se 50 pasagjerë u përplas në argjinaturën në autostradën e Strumës dhe më pas mori flakë. Nga hetimet e kryera nga…
Sundimtarët e rinj të Sirisë raportohet se u kanë dhënë poste të larta ushtarake disa luftëtarëve të huaj islamikë, përfshirë një shqiptari nga Maqedonia e Veriut. Kjo ka rritur frikën në vendet e origjinës të luftëtarëve për një eksport të mundshëm të revolucionit në tokën e tyre, raporton Radio Evropa e Lirë. Përveç shqiptarit me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Reuters dhe AFP, duke u thirrur në burime brenda Sirisë, kanë raportuar se edhe një shtetas i Taxhikistanit dhe tre ujgurë kinezë janë në mesin e të huajve që janë promovuar në poste zyrtare. Atyre u është dhënë grada e gjeneral-brigadier…
Maqedonia me Veriut dhe Mali I Zi renditen ne vendin e 40-të me 129 destinacione pa viza përkatësisht dhe Kosova renditet në vend të 63-të, ku poseduesit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 destinacione të ndryshme. Po cila pasaportë është më e fuqishmja në botë? Viti i ri ka lajme të mira për Singaporin, pasi vendi kryeson renditjen tremujore të pasaportave më të fuqishme në botë. Mbajtësit e pasaportës së Singaporit gëzojnë akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, sipas Indeksit të Pasaportave Henley, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër në…
Deri sa Kuvendi do të shqyrtojë iniciativën e BDI-së për shkarkimin e dy zëvendëskryeministrave të Qeverisë, Ivan Stoilkoviqit dhe Izet Mexhitit, integristët përmes një kumtese thonë se shkarkimi i Mexhitit është mundësi që ai të shpëtojë nga, siç thonë ata nga ajo që përfaqëson Stoilkoviqi, të cilin e quajnë mbështetës besnik të “botës serbe”. “Këtë javë, Kuvendi do të shqyrtojë iniciativën e BDI-së për shkarkimin e dy Zëvendëskryeministrave të Qeverisë – Stoilkoviqit dhe Mexhitit. Ky është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur unitetin, barazinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Stoilkoviqi, një mbështetës besnik i “botës serbe” dhe pro-putinist…
NDËRPRERJE E KOMUNIKACIONIT: Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit. SITUATA: Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë me lagështirë në lartësitë më të larta dhe rrugë kryesisht të thata në lartësitë më të ulëta. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 20 – 30 m. gjendet në rrugën Tetovë – fshati Gajre, prej 100 – 150 m. në rrugët rrugore Shkup – Veles, Veles – Shkup, Shkup – Kumanovë, Kumanovë – Shkup dhe nyja Hipodrom – Obikolnicë Shkup. FREKUENCA: Intensiteti i trafikut…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i qetë dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Në lugina në pjesën më të madhe të ditës do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa në pjesët e mbetura të vendit pritet mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. Temperaturat minimale do të jenë -2 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë deri 15 gradë. Në Shkup temperatura minimale do të jetë 2 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë.
Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ekipi lëvizës i tyre ka konfiskuar goma të përdorura për vetura të cilat kanë qenë të destinuara për në Maqedoninë e Veriut. Siç bëjnë të ditur nga Dogana e Maqedonisë një pjesë e mallit është konfiskuar për shkak se nuk kanë pasur deklaratë doganore. “Ekipi ka sekuestruar goma të përdorura, destinuar për importues nga Shkupi, pasi është konstatuar se një pjesë e mallit nuk është e mbuluar me deklaratën doganore”, thonë nga Dogana e Maqedonisë së Veriut. Nga Dogana gjithashtu njoftojnë se në pikën kufitare “Belanoc” kanë konfiskuar 2.108 copë mjete piroteknike, si…
Në nderim të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, i cili ndërroi jetë ditë më parë, isha i pranishëm në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, ku nënshkrova në librin e ngushëllimeve për të shprehur respektin dhe vlerësimin e thellë për udhëheqjen e tij, njoftoi kryeparlamentari Afrim Gashi. “Në këtë rast, shpreha ngushëllimet e mia, si dhe mirënjohjen për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë”, njoftoi Gashi.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Hetimin dhe Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ka dorëzuar kallëzimi penal ndaj N.A. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 3 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. I denoncuari, si ish-drejtues i Departamentit të Njësive të Aviacionit, duke shfrytëzuar…
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, ka reaguar së fundmi mbi akuzat e BDI-së që gjuha shqipe po sulmohet e dëmtohet. Sipas Fetait statusi i gjuhës shqipe është degraduar nga BDI të cilët kanë bërë kompromise të vazhdueshme. “Statusi zyrtar i gjuhës shqipe, i fituar me sakrificë dhe gjak, është degraduar nga DUI përmes lëshimeve të dëmshme dhe kompromiseve të njëpasnjëshme. Këto veprime e kanë releguar shqipen në një gjuhë lokale, të përdorur sipas dëshirës së zyrtarëve shtetërorë. Kjo dëshmohet më së miri nga neni 3 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky nen, që rregullon komunikimin zyrtar, jo vetëm që e etablon…
