Autor: Suad Avdiu

Ministria e shëndetësisë ka nisur një proces për ndryshimin dhe plotësimin e 12 ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin shëndetësor, përcjell TV21. Ministri Azir Aliu deklaroi se qëllimi i tyre është të krijojnë kuadër ligjor të përmirësuar që do të garantojnë shërbime cilësore për pacientët. Ai tha se të gjitha këto ligje do të jenë të sinkronizuara me qëllim që sistemi shëndetësorë të mos ngecë. “Paketa që sot e hapim për debat profesional dhe publik, përfshin ndryshimin dhe përmirësimin e këtyre ligjeve: ligji për evidentim në fushën e shëndetësisë, ligji për kujdesin shëndetësor, ligji për sigurim shëndetësor, ligji për…

Read More

Shkruan: Anila Pajaziti Dr. Adelina Ameti, me origjinë nga Kumanova dhe e lindur në Lausanne të Zvicrës, është një nga emrat e rinj që po lënë gjurmë të dukshme në mjekësinë zvicerane. E bija e prindërve që kishin emigruar vite më parë si punëtorë sezonalë, sot ajo përfaqëson shembullin më të mirë të brezit të dytë të diasporës shqiptare që po arrin majat e suksesit përmes dijes, përkushtimit dhe humanizmit profesional. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Lausannës (UNIL) dhe trajnimeve të shumta në Qendrën Spitalore Universitare Vaudoise (CHUV), Dr. Ameti mban sot titullin FMH në Endokrinologji, Diabetologji dhe…

Read More

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Ju njofton se do ketë takim kandidati për Kryetar të Komunës së Likovës dhe kandidatit për Kryetar të Komunës së Kumanovës nga radhët e koalicionit VLEN, bashkë me bartësit e listave për të dy komunat respektive. Me këtë rast, ftojmë kompanitë anëtare të OEMVP në Kumanovë si dhe të gjitha bizneset nga Kumanova dhe Likova  të bashkëngjiten në takim, me qëllim të diskutohen të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit në këto dy komuna. Data: 7 tetor (e martë) Ora: 17:00 Lokacioni: Salla e rrumbullakët, Ish Komiteti, Kumanovë

Read More

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal ndaj L.R., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se i pandehuri ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimeve”, parashikuar në nenin 353, paragrafi 1 të Kodit Penal. I pandehuri, si ndihmës i ministrit të punëve të brendshme dhe drejtues i Departamentit për procedura disiplinore dhe gjyqësore, e ka shfrytëzuar pozitën ose autorizimet e tij zyrtare, duke tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij, në mënyrë që për muajt qershor, korrik, gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor 2023, bazuar në listat…

Read More

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur projektin për ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair. “Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair. Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në objektet banesore…

Read More

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit të KRRE-së EUROSUPER 95 pas mesnate do të kushtojë 74 denarë për litër, duke u shitur 1,5 denarë më lirë. EUROSUPER 98+ gjithashtu do të ulet për 1,5 denarë dhe nga do të shitet me çmim 76 denarë për litër. Çmimi i EURODIESEL u ul për 1 denar, ndërsa një litër do të shitet për 68,5 denarë. Çmimi i vajit ekstra të lehtë gjithashtu ra për 1,5 denarë, ndërsa pas mesnate do të shitet me çmim 68 denarë për litër.

Read More

Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë në Lubjanë, Špela Škoporc ka konfirmuar se në Lubjanë është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë, përcjell TV21. Trupi i pajetë është gjetur gjatë ditës së premte, ndërsa sipas Policisë, bëhet fjalë për një 38-vjeçar. Sipas informacioneve jozyrtare, personi është rrahur për vdekje. “Zyrtarët e policisë kanë kryer ekzaminimin në vendin e ngjarjes, është urdhëruar autopsia, por shkaku i vdekjes ende nuk është sqaruar. Hetimi penal intensiv vazhdon, dhe prokuroria kompetente do të njoftohet për të gjitha gjetjet”, deklaroi zëdhënësja.

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Dellçevë kritikoi ashpër pushtetin e VMRO-DPMNE-së për, siç tha, kolapsin e plotë të sistemit gjyqësor dhe zhgënjimin e pritjeve të qytetarëve. “Qytetarët e pritën me padurim drejtësinë e shumëpremtuar dhe shtetin ligjor të VMRO-DPMNE-së. Por në vend të drejtësisë, pamë drejtësi selektive, skandale me avancime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për reformat vetëm flitet – asnjë ligj nga agjenda reformuese nuk është miratuar. Sistemi gjyqësor është lënë në mëshirë të vetvetes,” deklaroi Filipçe. Ai reagoi ashpër edhe ndaj qasjes politike të kryeministrit Hristijan Mickoski, për të cilin tha se po sillet si…

Read More

Nga nesër vendi edhe praktikisht do të bëhet pjesë e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me ç’rast qytetarët dhe kompanitë do të mund të kryejnë pagesa në euro në të njëjtën mënyrë si në vendet e Bashkimit Evropian. “Nga nesër, 7 tetor, pagesat në euro me vendet e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA) do të jenë rreth 6 herë më të lira dhe më të shpejta! Një pagesë prej 500 euro e cila deri tani kushtonte rreth 1.600 denarë, nga nesër do të kushtojë rreth 260 denarë. #SEPA do të thotë pagesa më të…

Read More

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj një zhvillimi të cilësuar si skandal i paprecedentë që kërcënon sigurinë energjetike dhe sovranitetin institucional të shtetit. Në një deklaratë zyrtare, ASH dënon vendimin e drejtorit të përgjithshëm të MEPSO-s, Burim Latifi, i cili më 27 gusht 2025 ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë serbe “IMP-Telekomunikacije DOO Beograd”, për furnizimin e pajisjeve për telembrojtje në linjën 400 kV Shkup–Vranjë. Sipas Aleancës, kjo marrëveshje, ndonëse në pamje të parë mund të duket si një procedurë teknike, në fakt paraqet një rrezik të madh strategjik dhe politik, duke krijuar hapësirë për…

Read More