Autor: Suad Avdiu
Gjatë mandatit të drejtorit të përgjithshëm të SHA MEPSO, doc. dr. Burim Latifi, më në fund u debllokua projekti që kishte ngecur prej vitesh për ndërlidhjen energjetike me Shqipërinë, një projekt strategjik me rëndësi të madhe për stabilitetin energjetik dhe bashkëpunimin rajonal. Gjithashtu, është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me operatorin e transmetimit të Kosovës, KOSTT, duke hapur rrugën për bashkëpunim ndërkufitar në një tjetër projekt strategjik për ndërlidhje energjetike me Kosovën, linja e transmetimit 400 kV nga Tetova në Prizren, e cila ka potencialin të shndërrohet në një bosht kyç të lidhjes energjetike mes dy vendeve. Këto nisma nuk janë vetëm…
Kryetari i komunës së Tetovës dhe kandidati për mandat të ri, Bilall Kasami, paralajmëroi modernizimin e transportit publik me autobusë për qytetin dhe zgjerimin e shërbimeve të transportit deri në fshatrat malorë. Ai sot në konferencën për shtyp në qendër të Tetovës erdhi duke shfrytëzuar linjën e rregullt të autobusëve urban. Ai sqaroi se transporti urban në Tetovë ishte jofunksional në fillim të mandatit të tij. Tha se kishin arritur t’i “lëviznin gjërat në drejtimin e duhur”, ndërsa për në mandatin e dytë paralajmëroi se transporti publik do të modernizohej edhe më shumë, “siç i ka hije një qyteti universitar,…
Achraf Hakimi vazhdon të konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Paris Saint-Germain, pavarësisht spekulimeve të reja që e lidhin me një rikthim të mundshëm te Real Madridi. Mbrojtësi 26-vjeçar nga Maroku zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, gjatë fitores (1-2). Hakimi është bërë i pazëvendësueshëm për PSG-në, duke sjellë lidership dhe stabilitet në skuadër, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje këtë sezon. Sipas gazetës MARCA, Real Madridi po e ndjek nga afër situatën e Hakimit. Në “Santiago Bernabeu” mendohet se largimi i tij në vitin 2020 ishte një gabim,…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, dërgoi një mesazh të fortë për nevojën e disiplinës, punës sistematike dhe përkushtimit personal si parakusht për ndryshime të vërteta në komunë. Ai paralajmëroi se Çairi po përballet me rrezikun e kolapsit të plotë të funksioneve themelore të jetës, nëse vazhdon mosfunksionimi dhe mungesa e vizionit. “Çairi, nëse vazhdon kështu pa vizion, pas disa vitesh do të mbetet pa rrugë, pa trotuare, pa ujë; qytetarët do të detyrohen të hapin puse në oborret e tyre, sepse ndërtesat pa leje do t’ua vjedhin ujin. Do…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, sot para opinionit ka paralajmëruar një nga projektet më humane dhe më të domosdoshme për komunën-instalimin e ashensorëve modern në të gjitha ndërtesat e vjetra në territorin e Çairit që aktualisht nuk kanë ashensorë. “Me krenari njoftoj se fillojmë një projekt kapital për ndërtimin dhe instalimin e ashensorëve modernë në të gjitha ndërtesat ekzistuese në territorin e Çairit, të cilat nuk kanë, por kanë nevojë per ashensorë. Për dekada, banorët e ndërtesave të vjetra me katër ose pesë kate përballen me një sfidë të madhe, mungesën e ashensorëve.…
Kremlini ka mirëpritur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen me një vit të marrëveshjes bërthamore New START, e cila pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026. Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh optimist për pranimin e propozimit nga SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të pranojë kërkesën e liderit rus Vladimir Putin për të shtyrë me një vit marrëveshjen bërthamore. “Më duket një ide e mirë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ofertën e Putinit. Marrëveshja New START, e nënshkruar në…
Zgjedhjet lokale në Maqedoni, të planifikuara për 19 tetor, do të mbahen në një kontekst shoqëror dhe politik që mbetet thellësisht i polarizuar, vlerësoi Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në raportin e saj të publikuar më 3 tetor. Sipas Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ), mosbesimi në institucione, perceptimet për korrupsion të përhapur dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik vazhdojnë të formësojnë mjedisin zgjedhor, transmeton Portalb.mk. Zgjedhjet do të përfshijnë kryetarët e komunave dhe këshillat e 80 komunave dhe Qytetin e Shkupit, me raund të dytë për kryetarët e komunave që do…
Sot, Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli, qëndroi për vizitë pune në Komunën e Likovës, ku ka inspektuar nga afër projektet infrastrukturore që po realizohen në këtë komunë. Gjatë kësaj vizite, znj. Zekolli u shoqërua nga kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, z. Nexhmedin Sadiku. Projektet e inspektuara përfshijnë: 1. Rikonstruimin e rrugëve lokale në vendbanimet Likovë, Nikushtak, Orizarë, Vaksincë dhe Sllupçan, me vlerë investimi prej 110,914,595.00 denarë. 2. Rikonstruimin e rrugës lokale Glazhnjë – Dumanovcë – Goshincë, në trasen nga KM 1+720 deri në KM 3+720, me vlerë investimi prej 30,657,800.00 denarë. Totali i fondeve të…
Shqipëria do të përballet në datën 11 tetor me Serbinë në Leskovc, ndërkohë që 3 ditë më vonë do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë në Tiranë. Në prag të këtyre takimeve, Sylvinho publikoi pak ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për sfidën ndërkohë që ditën e sotme, do të nisin zyrtarisht përgatitjet për këto dy sfida. Gjatë paradites, pritet që lojtarët të mbërrijnë në hotel për të nisur grumbullimin, ndërkohë që pasdite është planifikuar seanca e parë stërvitore e skuadrës, shkruan Panorama. MBROJTJA – Duke qenë se veç Ismajlit, mungon edhe Kumbulla, alternativat që Silvinjo ka…
Sot zhvilluam një takim shumë konstruktiv me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku u prezantua dhe u diskutua propozimi i tyre për Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut. Në këtë mbledhje mora pjesë së bashku me Blerant Ramadanin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, ku patëm një bisedë të frytshme me udhëheqësinë e lartë të OEMVP-së: – U.d. Kryetar – Nuhi Aliu – Kryetar nderi – Xhemail Dauiti – Drejtor ekzekutiv – Durim Zekiri E vlerësojmë lart rolin dhe kontributin e OEMVP-së për forcimin e lidhjes midis sektorit publik dhe…
