Autor: Suad Avdiu
Kandidati i koalicionit opozitar VLEN për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku, në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi ashpër qeverisjen aktuale në komunë, duke e cilësuar si të dështuar dhe të papërgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve. “Keqqeverisja aktuale, e udhëhequr nga një kryetar që ka qenë dy mandate në pushtet dhe tani synon mandatin e tretë, ka bërë shumë gabime gjatë drejtimit të komunës. Ne i kemi paraqitur këto gabime vazhdimisht në opinionin publik,” tha Sadiku. Ai theksoi se komuna e Likovës, një ndër zonat më të prekura gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe simbol i sakrificës për çështjen shqiptare në…
Në reagimin e bërë, Abdul Ibrahimi, vëllai i dëshmorit Shenasi Ibrahimi, në emër të djemve të dëshmorit – Mersinit dhe Naimit Pas konferencës së fundit për shtyp të mbajtur nga përfaqësues të koalicionit VLEN-Likovë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, ka ardhur një reagim publik nga vëllai Abdul Ibrahimi Mersim dhe Naim Ibrahimi, djemtë e Shenasi Ibrahimit – dëshmorit të UÇK-së nga Sllupçani. Në reagimin , thuhet se përdorimi i emrave të familjeve të dëshmorëve për qëllime partiake është i papranueshëm dhe i kërkojnë të gjitha palëve të tregojnë respekt për sakrificën dhe kujtimin e atyre që dhanë jetën…
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në tubimin në Studeniçan, deklaroi se oponentët assesi ta kapin hapin e VLEN-it në këtë fushatë. “Ne tërë kohën i sfidojmë eja të kthehemi në çështje të pushtetit lokal. Hajde kthehemi në pikën çfarë është bërë prej jush në komunat shqiptare, çka do të bëni ju në komunat shqiptare, sa fonde i keni sjellë në komunat shqiptare, çfarë projekte u bënë në komunat shqiptare”, tha Ibrahimi. Ibrahimi tha se VLEN-i për këto 15 muaj në pushtet i ka ndarë mbi 80 milionë euro për zhvillimin e komunave shqiptare. “Urdhëroni zgjidhni cilin vit keni qejf ju…
Janë ngritur padi penale kundër një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar për marrjen e përsëritur të paligjshme të parave nga buxheti i Ministrisë së Brendshme. “Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Brendshme ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër një personi me inicialet LJ.R., nën dyshimin se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 1 i Kodit Penal”, njoftoi Ministria e Brendshme . Sipas raportit, i dyshuari, i cili ishte asistent i Ministrit të Brendshëm dhe kreu i Departamentit…
Në emisionin “Debat në SHENJA”, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Erkan Arifi, sqaroi arsyet pse ka vendosur të garojë për një mandat të tretë në krye të komunës së Likovës. Ai tha se ky vendim është marrë pas një kërkese të gjerë nga qytetarët dhe strukturat politike e shoqërore në komunë. “Kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, në bazë të kërkesës së banorëve të komunës sonë, forumit rinor, shoqatave joqeveritare dhe strukturës së BDI-së në Likovë, iu drejtova kryesisë qendrore të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti. Me mbështetjen edhe të partnerëve të koalicionit nga…
Përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për t’i shmangur rreziqet që i kanosen rajonit, u tha në Samitin e Brdo-Brionitt që u mbajt të hënën në Durrës. Në përfundim të Samitit, nikoqiri, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, mbajtën konferencë të përbashkët. Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, duke e konsideruar këtë si mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe ruajtje të sigurisë. “Në këtë samit diskutuam për sfidat gjeopolitike dhe…
Në periudhën janar – gusht 2025, eksportet janë rritur në krahasim me periudhën janar – gusht 2024, njofton Enti Shtetëror i Statistikave. Vlera totale e eksporteve të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – gusht 2025, arriti në 325 133.2 milionë denarë, një rritje prej 1.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar – gusht 2025, arriti në 464.340.0 milionë denarë, që është 2.7% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Tregtia sipas produktit sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare…
Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së mbajti fjalim në tubimin e sotëm popullor në Dollnen, më kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhje lokale 2025, me slloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu Juaj! Vendi Juaj! Për të ardhmen Tuaj! Mickoski në tubimin tha se “në këto zgjedhje ka dy koalicione, njëra në baza joparimore LSD-BDI-E Majta dhe nga ana tjetër VMRO-DPMNE dhe koalicioni, të cilët luftojnë për të ardhme më të mirë të qyterëve, opsion të tretë nuk ka”. “Në këto zgjedhje kemi dy opsione, dy oferta, njëra ofertë është koalicioni që krijohet mbi bazën e marrëdhënieve joparimore midis partnerëve të koalicionit. Bazuar…
Nivele të larta të pesticidit metomil, i cili është i dëmshëm për njerëzit, janë gjetur në specat e kuq të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve – RASFF), raportuan mediat rajonale. Siç thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj organizate evropiane, në specat e importuar në Kroaci nga Maqedonia, pas kontrollit zyrtar të tregut, substanca e dëmshme e lartpërmendur u gjet në një nivel prej 0.049 miligramësh metomil për kilogram. Përmbajtja e lejuar është 0.01 miligram metomili për kilogram, dhe meqenëse sasia e gjetur…
E plotësuar: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sipas informacioneve, janë dëgjuar të shtëna me armë ku është goditur gjyqtari Astrit Kalaja i cili ka ndërruar jetë në spital. Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur një gjyqtar Autori i ngjarjes është ndaluar. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e apelit, ku dyshohet se si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një gjyqtar. Bëhet fjalë për gjyqtarin Astrit Kalaja. Sipas asaj që raporton gazetarja Anila Hoxha, gjyqtari ndodhej në sallën…
