Autor: Suad Avdiu

Komisioni për zgjedhje të kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, në përbërje të plotë në Gjykatën kushtetuese e ka mbajtur seancën e dytë. Komisioni, me të cilin kryeson kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski ka kryer kontroll administrativ të aplikacioneve lidhur me kriteret për paraqitje dhe pas kontrollit, në bazë të gjendjes faktike e ka konfirmuar listën e aplikuesve, të cilët do të ftohen në intervistë. Në listën e kandidatëve që do të ftohen për intervistë janë: Olja Ristova, Toni Menkinoski, Natasha Gaber, Jordan Apostollski, Aleksandar Dashtevski, Ali Aliu,…

Read More

Kryeministri Albin Kurti njoftoi sot se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë mbërritur një kontingjent dronësh luftarakë të tipit Skydagger, të prodhuar nga kompania që lidhet me Baykar. Sipas njoftimit të tij, dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë tashmë të trajnuar për përdorimin e këtyre platformave. Kurti tha se kontrata me kompaninë turke u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar dhe se dërgesa ishte parashikuar për janar 2026, por u përmbyll tri muaj më herët. Në njoftim theksohet se dronët Skydagger janë të klasifikuar si një lloj FPV/RTF (Ready to Fly) dhe janë menduar për…

Read More

Maqedonia ka qenë gjithmonë pikë interesi për dezinformatat ruse kurse me dezinformata të brendshme shërbehen edhe kandidatët në këtë proces zgjedhor. Qendra për liri “Civil” ka konstatuar se situata përsëritet në çdo cikël zgjedhor. “Dezinformatat ose fushatat me narrativë të rrejshëm janë pjesë e arsenalit me të cilin shërbehen partitë politike dhe kandidatët. Disa me sukses, disa jo që me sukses, disa më shumë e disa më pak, por është e qartë se investohet në krijimin e narrativëve të rrejshëm. Fushata dezinformuese, narrativët e rrejshëm që vinë nga jashtë kanë për qëllim të fusin konfuzion, polarizim, jostabilitet në shtet dhe…

Read More

Në takim me kryetarin e Odës Rajonale të Zejtarisë së Kumanovës dhe asaj Nacionale, z. Agron Fazliu, morën pjesë kandidati për kryetar komune, z. Selver Ajdini, bartësi i listës së AKI-së, z. Blerim Hyseni, dhe kandidati për këshilltar, z. Huzeir Mustafa. Gjatë takimit u prezantua programi i Aleancës Kombëtare për Integrim për zhvillimin ekonomik të Kumanovës, si dhe u diskutuan kërkesat e Odës Rajonale të Zejtarisë për përmirësimin ekonomik dhe social të sektorit të zejtarisë dhe ndërmarrjeve të vogla familjare. Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

Read More

Pas postimit të fundit të Sara Gjordenit në rrjete sociale, i cili u interpretua nga ndjekësit si shenjë ndarjeje nga partneri i saj Bardhi, çifti ka reaguar duke hedhur poshtë zërat. Në një Instastory të publikuar nga vetë Bardhi, ai shfaqet përkrah Sarës, i buzëqeshur dhe i afërt, duke shoqëruar foton me një zemër dhe simbolin kundër “syrit të keq”. Ndërkohë, edhe Sara ka reaguar me një postim më të gjatë, ku mohoi çdo aludim për ndarje. Ajo theksoi se familja është “gjëja më e shenjtë në botë” dhe se mungesa e saj në rrjete sociale ka ardhur për shkak…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot në Strumicë se pas fitores së pritur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, do të ishte logjike të mendohet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe për një mandat të ri katërvjeçar. Megjithatë, ai theksoi se kjo vendimmarrje nuk do të udhëhiqet nga interesa politike, por nga interesat e shtetit. “Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël të valës së përforcuar të investimeve, dhe kush e ndjek politikën do të thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të kenë një fitore të fortë – më të madhe, të paktën sipas…

Read More

Anketa më e fundit e Institutit IPIS, e realizuar për Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTVM), ka sjellë një dinamikë të re në skenën politike të Komunës së Çairit. Sipas të dhënave, kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka përparësi prej 3.3% ndaj kandidatit të AKI-së, Bujar Osmani një diferencë që, ndonëse e ngushtë, mund të ketë domethënie të madhe në një garë lokale ku çdo përqindje ka peshë politike, shkruan Zhurnal. VLEN-i në epërsi ndaj AKI-së: A janë anketat tregues të besueshëm? Sipas IPIS-it, 27.5% e të anketuarve janë shprehur se do ta votojnë Mexhitin, ndërsa 24.2% kanë dhënë mbështetje për…

Read More

Gazetar: Mihajllo Donev Tre vjet burg për Majsut Memishin, Almir Asanin dhe Florin Arifin, të cilët kishin krijuar deponi të paligjshme në Vardarishtë dhe me këtë kishin rrezikuar mjedisin jetësor dhe natyrën me mbeturina. Sipas Gjykatës Penale, personat janë shpallur fajtorë për veprat që u ngarkohen, ndërsa deponitë e paligjshme i kishin krijuar me qëllim përfitimi material duke shitur hekur të vjetër. “Të akuzuarit janë fajtorë sepse kanë krijuar deponi të egra dhe kanë shitur hekur të vjetër pa kompani, edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se për ushtrimin e kësaj veprimtarie nuk posedonin asnjë leje. Në Vardarishtë kanë krijuar…

Read More

Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë, Ka kaluar plot një javë që kur hapëm aferën më të madhe politiko-financiare në historinë më të të re të Maqedonisë së Veriut. Për një javë, Ali Ahmeti dhe BDI janë në heshtje totale. Për një javë shpresojnë se duke fshehur të vërtetën, kjo do të zhduket. Menduan se nëse paraqesim iniciativën në Komisionin e Antikorrupsionit, ne do të ndalemi dhe do të presim. U gënjyen. Ne nuk u ndalëm, por vazhduam të hulumtojmë. Edhe sot, do t’ju paraqesim prova të reja që dëshmojnë se lidhja kriminale e familjes Ahmeti me regjimin e Aleksandar…

Read More

Postimi i tij në facebook: Falemnderimet i takojnë vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Të nderuar familjarë, miq e shokë, Dje u godita në pabesi nga persona të maskuar. Dua t’ju siguroj se unë nuk kam hak ndaj askujt, e as nuk i kam prekur kujt familjen apo nderin — për këtë e kam dëshmitar vetëm Zotin. Jemi në periudhë fushate zgjedhore, por nuk dua që kjo ngjarje të marrë ngjyrime politike. Nuk kam armiqësi politike me askënd. Lus organet e rendit që ta zbardhin këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur.…

Read More