Autor: Suad Avdiu
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në mbi 30 komuna, përfshi edhe atë të Strumicës. Për fitoren në këtë komunë që njihej si bastion i LSDM-së, Mickoski tha se kemi pritur gati 20 vjet. “Këtë fitore e ndërtuam hap pas jhapi, jo me premtime por me punë. Shteti duhet të ecë përpara dhe se e ardhmja nuk duhet të pritet për të krijohet. Rruga nuk është e lehtë. Sonte nuk festojmë por premtojmë se do të punojmë edhe më tepër. Çdo votë do ta shndërrojmë në punë”, tha Mickoksi. Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet…
Ambasadori i Kosovës ka uruar Izet Mexhitin për fitoren e arritur në zgjedhjet lokale. “Gëzuar fitorja e padiskutueshme Izet Mexhiti. Vlerësoj punën e bërë së bashku dhe angazhimin tuaj si lider për të shtyer përpara agjendën ndër-shtetërore. Do ti mungosh ekzekutivit dhe nivelit qendror megjithatë qytetarët e Çairit meritojnë profilin tuaj që do ta zhvilloj këtë komunë të rëndësishme me shumicë shqiptare”, ka deklaruar Mexhiti.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për Qytetin e Shkupit, Orce Gjeorgjievski, prin me 41,24 nga votat sipas rezultateve të para të publikuara deri më tani nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Pas tij janë Bashkim Bakiu nga VLEN me 13,12 dhe Amar Mecinoviqi nga E majta me 12,09%, pastaj Skender Rexhepi nga AKI me 11,84 dhe Kaja Shukova nga LSDM me 10,78%. Kandidatët e VMRO-DPMNE-së, gjithashtu, prijnë edhe në shumë komuna të Shkupit. Në Çair, Izet Mexhiti nga VLEN ka mbështetje prej 51,55 për qind, përderisa Bujar Osmani nga AKI ka 37,66 për qind. Në Butel, prin Darko Kostovski nga…
Erkan Arifi, kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë, ka shpallur fitoren e zgjedhjeve lokale. Sipas tij fitorja ështe e thellë me një diferencë prej 3000 votave. Reagimi i plotë: ” 6655 VOTA VETËM NE – AKI – ERKAN ARIFI , GJITHË TJERËT 3871, MË MIRË NUK KA , PO KJO FITORE NUK ËSHTË E IMJA, POR MË SHUMË E JUAJA VËLLEZËR E MOTRA” Fitore kaq të madhe e kemi pritur, mirëpo e dija se popullata e jonë gjithmon rreshtohet pas të mirës. Ky rezultat dhe ky besim i juaj plebishitar, më detyron mua që me përgjegjësinë më…
Sabri Aziri nga VLEN, në studion e hapur në TV21 tha se kërçovarët gjithmonë e kanë ndjerë obligimin dhe kanë dëshmuar përkrahjen për kandidatët shqiptarë. Siç tha Aziri, pavarësisht të gjithave, në Kërçovë do të përkrahet kandidati shqiptar në rrethin e dytë. “Unë mendoj se secili qytetarë do ta ndjejë atë obligim dhe do ta jep përkrahjen dhe mendoj se e ka dëshmuar Kërçova në të kaluarën. Ehde pse ndoshta nuk kanë pasur bindje të njëjta politike ia kanë shtrirë dorën dhe e kanë përkrahur kandidatin shqiptar”, tha Sabri Aziri.
Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka uruar Izet Mexhitin dhe koalicionin VLEN për fitoren. Ja dhe statusi i tij i plotë: Të dashur miq, mbështetës dhe qytetarë të nderuar, Në fillim dua të shpreh kënaqësinë time për ditën zgjedhore. Vlerësoj se kishim një ditë zgjedhore të suksesshme, pa vërejtje të mëdha, dhe besoj se kjo është e rëndësishme të theksohet. Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët gjatë gjithë fushatës: nga aktivistët dhe shokët partiakë dhe të koalicionit, mbështetësit, forumin e grave, forumin rinor. Ishte me të vërtetë…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në faqen zyrtare rezultatet paraprake nga raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2025. Nga pothuajse 30% e votave të përpunuara, përkatësisht nga 1.191 vendvotime nga gjithsej 3.474. Kandidatët për kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tyre kryesojnë në gjithsej 52 komuna. Koalicioni VLEN kryeson në 9 komuna, LSDM në 7 komuna Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI në 6 komuna, ndërsa Partia Demokratike e Turqve (DPT) në një komunë. Për komunat e tjera, si dhe për Qytetin e Shkupit, aktualisht nuk ka ende rezultate të publikuara.
Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga VLEN, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale dhe falënderoi qytetarët e Tetovës. “Falënderojmë Tetovën për fitoren e madhe! Pafundësisht mirënjohës. Shihemi në shesh në orën 22:30”, shkroi Kasami në profilin e tij në Fejsbuk.
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur për një diferencë të ngushtë kundërkandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Skënder Isufi. Sipas të dhënave paraprake nga të dyja shtabet, Beqiri ka shënuar një fitore me epërsi prej 32 votash. Por nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga 85% të votave të numëruara, Beqiri ka siguruar 2.103 vota, që përfaqëson 49,44% të votave të vlefshme, ndërsa Isufi ka marrë 2.028 vota, ose 47,67%. Fitorja në Haraçinë vjen si pjesë e një performance më…
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale deri në orën 17:00, në disa komuna është vërejtur një pjesëmarrje shumë e ulët, gjë që krijon rrezik që në këto komuna të mos zgjidhet kryetar komune. Sipas nenit 132 të Kodit Zgjedhor, që të ketë fitues që në raundin e parë, ose që të zhvillohet raundi i dytë pas dy javësh, sot duhet të kenë votuar të paktën 33,33% e votuesve të regjistruar në komunën përkatëse. Në Kodin Zgjedhor thuhet: “Në raundin e parë për zgjedhjen e kryetarit të komunës zgjidhet kandidati që merr shumicën…
