Autor: Suad Avdiu
Përllogaritjet e BIRN-it treguan se partitë, anëtarët e tyre, ministrat, iniciativat e pavarura dhe vetë kandidatët për kryetarë komunash e këshilltarë, gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale, kishin publikuar mijëra reklama në rrjetet sociale. Vetëm në Instagram dhe Facebook, brenda një muaji para raundit të parë, ishin shpenzuar rreth 200 mijë euro Shkup, 27 tetor – Më 19 tetor, në dy shtete të vogla evropiane u mbajtën zgjedhje lokale. Fushatat në të dy vendet zhvilloheshin sipas një rendi të caktuar, me një ndryshim të madh: në Maqedoni, pa asnjë problem shpenzoheshin para për postime të sponsorizuara në rrjetet sociale,…
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, gjatë fushatës zgjedhore sot theksoi se në rast zgjedhjeje do të jetë mbrojtës i pronës publike. Ai premtoi zgjidhjen e problemit me mbeturinat dhe menaxhimin e qentë endacakë në qytet. Rexhepi theksoi gjithashtu se ekipi i tij do të angazhohet për pastrimin e rrugicave dhe bulevardeve. “Udhëheqësia e ardhshme e Komunës së Tetovës do të mbrojë pronën publike dhe nuk do të ndërmjetësojë privatizimin e saj, siç ka ndodhur gjatë katër viteve të fundit. Ju garantoj se gjatë katër viteve të ardhshme qyteti do të pastrohet plotësisht, duke përfshirë…
Sot pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpres në zyrën time përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në shtetin tonë. Gjatë takimit tonë miqësor biseduam mbi një sërë sfidash dhe projekteve të përbashkëta që na presin në të ardhmen. Palët u zotuan për të vazhduar bashkëpunimin në frymën e demokracisë dhe transparencës, mbi parimin që çdo qytetar të përfitojë atë që me të drejtë e meriton. Me respekt, Zyra e Kryetarit
Afrim Gashi zhvillon takim me rektoren dhe stafin akademik të Universitetit ”Shën Kirili dhe Metodi”
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se ka realizuar një takim me Rektoren e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Prof. Dr. Biljana Angelova, kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të UKM, Prof. Dr. Angel Ristov, si dhe me stafin akademik të universitetit. Gjatë takimit, Gashi dhe pjesëmarrësit shkëmbyen ide për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe komunitetit akademik, me fokus në zhvillimin e arsimit, hulumtimin shkencor dhe politikave për të rinjtë. Ata diskutuan gjithashtu për nevojën e reformave në arsim, forcimin e kapaciteteve të brendshme dhe investimin në dije si bazë të qëndrueshme për përparimin e vendit. “Vlerësova kontributin…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nesër do të shpallë rezultatet e plota përfundimtare të votimit në të gjitha komunat individualisht më 19 tetor në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale, njoftoi Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko në seancën e sotme të 150-të të Komisionit. “KSHZ-ja informon publikun se kishim planifikuar që sot të shpallnim përfundimisht rezultatet përfundimtare në të gjitha komunat bazuar në procedurat e kryera pas ankesave dhe padive të paraqitura në Gjykatën Administrative. Megjithatë, duke pasur parasysh se procedura para Gjykatës Administrative është ende duke vazhduar sot me seanca të planifikuara pas padive specifike me një afat kohor…
Hatixhja, influencerja nga Shqipëria, e njohur si Hati ka folur për reagimet e mikeshave të saj, të cilat e kanë parë pa shami. Ajo u shpreh se ka marrë shumë komplimente, por sikurse edhe ajo vet, tha se edhe të tjerët mendojnë se duket më bukur me shami. “Kur kanë parë fotot e mia pa shami, të gjithë janë habitur, të gjitha vajzat me të cilat unë kam bashkëpunuar apo mikeshat e mia, jo këto që më kanë parë që të vogla, do të thotë që nuk më kanë njohur fare pa shami, më kanë thënë “je yll, je…
Maqedonia ecën ngadalë. Sipas vlerësimeve të paraqitura në ngjarjen për “Përmirësimin e barazisë gjinore në udhëheqje dhe menaxhim”, do të na duhen pothuajse gjashtë dekada për barazi të plotë gjinore. Aktualisht, gratë në Maqedoni fitojnë dukshëm më pak se burrat, ekziston një hendek deri në 28 për qind në disa grupe, dhe ato zënë afërsisht nga 15 deri në 25 për qind të pozicioneve në bordet drejtuese, ndërsa pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është rreth 42 për qind — që do të thotë se afërsisht 58 për qind nuk janë pjesë e tregut të punës. Prandaj, një nga mënyrat…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit kundër dy personave, të dyshuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale “grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal. Të dyshuarit janë privuar nga liria dje. Më 10.10.2025, ata, së bashku me persona të tjerë ende të panjohur, hynë në një dyqan floriri në Gostivar dhe, duke përdorur forcë dhe kërcënim me armë, morën 18 kilogramë ar. Të dyshuarit janë policë nga Stacioni Policor i Kërçovës, të cilët kanë planifikuar grabitjen së bashku me personat e tjerë për…
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se gjatë ditëve të mbetura të afatit kushtetues ekziston mundësia që disa deputetë të ndryshojnë qëndrim dhe të mundësojnë formimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar se disa deputetët nuk mund të jenë më në Kuvend. Kusari-Lila, në një intervistë për Ekonomia Online, ka vlerësuar se në mungesë të reflektimit politik, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. “Unë besoj që i vetmi ndryshim mund të jetë që në rast se ka vullnet të deputetëve të caktuar për të votuar qeverinë dhe mandatarin, në këtë rast kryeministri Albin Kurti mund të garantojë se…
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Dega e Gostivarit reagon pas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe Gjykatës Administrative, të cilat rrëzuan ankesat tona për parregullsitë zgjedhore në Gostivar. Pas inxhinierimit zgjedhor dhe bojkotit të organizuar nga partitë në pushtet, të cilat ushtruan presione e shantazhe ndaj qytetarëve për të mos dalë në votime, rezultati i tyre ishte minimal. Vetëm për 21 vota arritën të çojnë një qytet të tërë drejt rivotimit, (ripërsëritjes së zgjedhjeve). Edhe pse në ankesat tona ishin të evidentuara qartë parregullsi dhe gjetje që, në rast se do të merreshin parasysh, do të ndikonin në arritjen…
