Autor: Suad Avdiu

Në seancën e kaluar, ishte paralajmëruar dëgjimi i një dëshmitari nga Maqedonia e Veriut, i quajtur Goran Tanevski, i cili pritej të dëshmonte përmes video-lidhjes Seanca ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, e cila ishte paraparë të zhvillohej të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar për shkak të problemeve teknike me video-lidhjen ka njoftuar gjykata, transmeton Anadolu. Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet kosovare të drejtësisë, Gjykata e Shkupit ka informuar autoritetet kosovare se nuk është i mundur realizimi i lidhjes përmes video-konferencës, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë. “Gjykata Themelore…

Read More

Pas hetimit, Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ngriti aktakuzë kundër një personi për veprën penale të “Vrasjes”, njoftojnë nga Prokuroria Publike. “I akuzuari, një burrë 43-vjeçar, i mori jetën vëllait të tij më të vogël më 27 korrik të këtij viti nga lakmia. Në ditëlindjen e viktimës, dy vëllezërit filluan të grindeshin, sepse i akuzuari besonte se vëllai i tij donte të merrte të gjithë pronën. I shtyrë nga ndjenjat e zemërimit dhe urrejtjes, ai e goditi vëllain e tij në kokë me pjesën metalike, dhe kur i dëmtuari ra, ai e goditi edhe dy herë me të njëjtin mjet,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka deklaruar se koalicioni VLEN ka fituar me votat e shqiptarëve dhe jo me ndihmën e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, siç pretendohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Në një intervistë për Alsat, Thaçi tha se “kërcënimi i VMRO-së është i kotë”, pasi, sipas tij, “gjërat janë të zbuluara” dhe ndikimi i kësaj partie tek votuesit maqedonas nuk ka qenë i rëndësishëm. “Sot VMRO kërcënimin e ka të kotë sepse gjërat janë të zbuluara. Leje që s’e dëgjuan maqedonasit që të votojnë për shqiptarët, por edhe ndikimi i tyre nuk ekziston. BDI ka…

Read More

Në disa rrugë rrugore që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla toke dhe ato pastrohen rregullisht. Nga NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e detyrës së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët. Share via Email Back to top button

Read More

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 17 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Read More

Bogovina ka nevojë për një nivel më ndryshe të udhëheqjes komunale – me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij sonte në Bogovinë kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti. Mexhiti vizitoi kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bogovinës, Feti Abazin, duke theksuar se suksesi i kësaj komune varet drejtpërdrejt nga fitorja e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ai theksoi se Abazi është një kandidat profesionist, me program real që adreson nevojat e qytetarëve. “Pala tjetër nuk kishte program, prandaj humbi. Ne ofruam program dhe fituam. Kemi ditur ta bëjmë…

Read More

Erkan Arifi : Sot edhe zyrtarisht u bë pranimi i çertifikatave të këshilltarëve komunal dhe pranimi i mandatit të ardhshëm për një udhëheqje të drejtë dhe të duhur të Komunës që ne e duam. Faleminderit të gjithve për besimin e dhënë, uroj që bashkë të ecim në rrugën e duhur dhe të drejtë. Zoti na bekoftë !

Read More

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi deklaroi se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka rikonfirmuar legjitimitetin e saj në të gjitha ciklet e fundit zgjedhore. “Së pari, më lejoni të theksoj se për më pak se një vit e gjysmë patëm tre cikle të ndryshme zgjedhore – zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Dhe në të trija këto cikle është rikonfirmuar legjitimiteti i Aleancës Kombëtare për Integrim”, tha Ademi në emisionin “Debat në Shenja”. Ai shtoi se rezultatet në nivel kombëtar tregojnë mbështetje të qëndrueshme për subjektin. “Nëse i shikojmë rezultatet në listat partiake, aty ku maten…

Read More