Autor: Suad Avdiu
Një djalë 14-vjeçar me origjinë nga Kosova, Len Fejzullahu, është bërë hero në Gjermani, pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar shokun e tij nga një sulm me çekan. Gazeta gjermane Friedberger Allgemeine ka sjellë rrëfimin tronditës dhe njëkohësisht frymëzues të Lenit, i cili tregoi guxim e vendosmëri. Gjithçka ndodhi në oborrin e shkollës, pak para fillimit të orës së parë. Leni dhe dy shokët e tij po bisedonin, kur një adoleshent 15-vjeçar iu afrua, i veshur me uniformë ushtarake dhe me një çekan në dorë. “Fillimisht mendova se po bënte shaka, se çekani ishte lodër”, rrëfen Leni. Por sekondat në vijim do…
Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se kanë dorëzuar kërkesë deri në gjykatë që t’i caktohet masa e paraburgimit u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, Sabahudin Rustemi dhe Aki Saitit, udhëheqës për menaxhim të mbeturinave pranë të njëjtës ndërmarrje. Nga Prokuroria thonë se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturinat”, që dënohet sipas Nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal. “Të dyshuarit, njëri në cilësinë e drejtorit të përkohshëm dhe tjetri si menaxher për mbeturinat në NP Higjiena Komunale Shkup vepruan në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe detyrat e tyre…
Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri – mashtrimin. “Duke u përpjekur të fshehë faktin e hidhur të fitores me votat e VMRO-DPMNE-së në Çair, Tetovë, Strugë, Dibër е kështu me radhë, ata tani shpifin se gjoja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbështetet nga votat e Levicës. I bëjmë me dije opinionit publik se është vetë Hristijan Mickoski ai që hapur i ka kërcënuar liderët e VLEN-it të kenë kujdes në veprimet dhe deklaratat e tyre politike. Madje, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski e…
Pa ujë sot nga ora 11:55 janë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Çellopek”, “Avram Pisevski” dhe “Ordan Çopella” në komunën e Çairit. Siç informuan nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të realizimit të kyçjes ujësjellëse në rrugën “Çellopek” nr. 48. Furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje deri në përfundimin e intervenimit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se është në rritje interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal. Deri tani janë paraqitur 70 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 22 mijë persona në vend. Vaksinimi po zbatohet më 35 mijë pika vaksinimi, prej të cilëve pesë janë në Shkup. Në vaksinimin pa papagaesë janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve në mesin e të cilëve: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjet.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 68-vjeçar nga Tetova, pasi i njëjti, kishte sulmuar fizikisht një ciceron turistik, por sipas Policisë, kishte tentuar t’i shponte gomat e autobusit që po barte turistë. “Më 27.10.2025 në ora 11:35 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.A. (68) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se rreth orës 11:20 në Tetovë, kishte sulmuar fizikisht personin K.D. (42) nga Velesi – një ciceron turistik, ndërsa priste që turistët të dilnin nga Xhamia e…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Sarajit për mbështetjen dhe besimin që rezultuan në një fitore të qartë. Në një mesazh publik, Mexhiti theksoi se fitorja në Saraj është dëshmi e forcës, bashkimit dhe përkushtimit të njerëzve të mirë që punuan pa pushim për një qëllim të përbashkët. “Falemnderit secilit aktivist, çdo anëtari të strukturave tona, çdo grua e burri, për çdo të ri e të re që qëndroi me ne, që besoi, punoi e nuk u ndal asnjë ditë,” – shkroi ai. Kryetari i Lëvizjes Demokratike shtoi se kjo fitore është…
Partitë politike kanë edhe katër ditë kohë për të prezantuar kandidatët e tyre për kryetar komunash dhe për të siguruar mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës, më 2 nëntor. Ndërsa dita e heshtjes afrohet, retorika po bëhet më e ashpër. Kandidatët dhe mbështetësit e tyre do të përpiqen të marrin sa më shumë vota për pozicionin më të lartë në komunë në këto katër ditë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski energjia është vendosur lart në axhendën shtetërore, jo si një çështje teknike, por si një prioritet kombëtar dhe strategji shtetërore. “Jam krenar që Maqedonia është sot në qendër të debatit global mbi të ardhmen e energjisë, dhe akoma më krenar që bota na sheh jo si një vend të vogël, por si një partner serioz, duke formësuar në mënyrë aktive axhendën për zhvillim të qëndrueshëm. Fakti që ky diskutim global po zhvillohet sot këtu në Shkup tregon se e ardhmja rajonale e energjisë mund – dhe duhet – të ndërtohet pikërisht këtu në…
Në autostradën “Kumanovë-Milladinovci-Shkup”, në afërsi të Pagesës rrugore “Milladinovci”, 26-vjeçari banor i Kërçovës, është plaçkitur nën kërcënimin me armë zjarri. Ngjarja e këtillë ka ndodhur derisa personi ishte parkuar me veturën e tij, kur papritmas nga një veturë tjetër dalin 5 meshkuj, të cilët duke e kërcënuar me revole, ia marrin paratë dhe gjërat tjera. Rasti menjëherë është paraqitur në Policinë e Shkupit, me 26 tetor, në orën 06:20. Policia, sipas mediave, po i ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta ndricuar rastin në fjalë. Për momentin nuk ka ndonjë informacion zyrtar, për arrestimin e ndonjë personi, për…
