Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me deklaratën e tij për mbështetjen e kandidatit të AKI-së në Kërçovë, Fatmir Dehari. Në intervistën e ditës në Alsat, Kasami theksoi se nuk e sheh reagimin e Mickoskit si “qortim”, duke sqaruar se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit. “Fillimisht nuk vlerësoj se ka pasur ndonjë qortim. Duhet të kemi parasysh kontekstin, vendin dhe mediumin në të cilin u dha deklarata. Ajo u keqinterpretua politikisht, pasi oponentët tanë tentuan të hapin kartën etnike në këto zgjedhje,” tha Kasami. Ai…
Kompania e njohur ruse e naftës “Lukoil” ka njoftuar se planifikon të shesë të gjitha asetet e saj ndërkombëtare, pas vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera ndaj saj dhe degëve të saj, përcjell INA. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të korporatës, theksohet se tashmë ka nisur shqyrtimi i ofertave nga blerës potencialë për blerjen e aseteve jashtë Rusisë. Procesi i shitjes po zhvillohet në përputhje me licencën për ndërprerjen e veprimtarisë, të lëshuar nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Kujtojmë se javën e…
Vendimi më i lehtë dhe më i drejtë që kam marrë në jetën time politike ka qenë dita kur i thashë Arben Taravarit: “Pa mua, pa neve”. -Pa ne, sepse ishte gabim. Gabim në parime, gabim në qasje, gabim në logjikë, gabim në përllogaritje, gabim në gjithçka. Shkoi për gjashtë komuna, ra në katër dhe në fund mbeti me zero. Por ai kishte matematikat e veta. ASH-ja as që i interesonte. Prandaj mori vendimin që mori dhe u strehua te Ali Ahmeti, të cilin e shante me gjithë qenien e tij. Bashkë bënë fushatë për “shqiptari” dhe për “referendum”, ndërsa…
Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar përmes postës elektronike alarme për bomba pasditen e sotme. Policia ka dalë nëpër gjitha shkollat ndërsa nxënësit janë evakuuar. Burime policore konfirmuan rastin për Alsat duke shtuar se pas verifikime e do të dilet me qëndrim zyrtar. “Sot (28.10.2025) rreth orës 18:00, në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë u raportua se në adresat e email-it të disa shkollave fillore ishin marrë mesazhe për pajisje shpërthyese të vendosura në shkolla. Kontrollet nga njësitet e policisë janë duke u zhvilluar.”, thonë nga MPB.
Në komunën e Bërvenicës, të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë së vitit 2021 zbulojnë një pasqyrë të qartë mbi përbërjen etnike dhe shpërndarjen e banorëve rezidentë e jorezidentë. Eksperti i statistikave Ridvan Ismaili nënvizon se të dhënat tregojnë se shqiptarët në Bërvenicë janë dyfish më shumë se maqedonasit, si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në atë rezidente”, përcjell INA. Ja se çfarë shkruan Ridvan Ismaili: Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Bërvenicës ka gjithsej 18.319 banorë. Nga ky numër, maqedonasit janë 5.930, ndërsa shqiptarët 11.812, që do të thotë se shqiptarët janë gati dyfish më shumë se maqedonasit –…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, njofton Zyra e Kryeministrit. Uglari është anëtar i partisë SDU, e udhëhequr nga deputetja Duda Balje. Ky veprim po interpretohet si një formë “hakmarrjeje” ndaj deputetës Balje, e cila nuk e votoi Qeverinë e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës. “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”, citon burimi reagimin në lidhje me këtë vendim.
Nga koalicioni VLEN njoftojnë se përfaqësuesit e koalicionit, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Nga VLEN thonë se në raundin e dytë t[ zgjedhjeve lokale, do ta mbështesin Sadikun. “Në takim u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për planet zhvillimore të Studeniçanit dhe mundësitë që hapen për këtë komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror. VLEN dhe kandidati Sadiku ndajnë vizionin e përbashkët për zhvillimin e Karshiakës, për investime të reja, përmirësim të infrastrukturës dhe…
KSHZ publikoi rezultatet përfundimtare: 44 kryetarë të zgjedhur komunash, raund të dytë në 33 komuna
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për gjithsej 44 komuna. Në 33 komuna, raund i dytë votimi do të zhvillohet më 2 nëntor, transmeton Portalb.mk. “Njëmbëdhjetë komuna i bashkohen 33 komunave për të cilat shpallëm rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të enjten, ku zgjedhjet përfunduan në raundin e parë. Me shpalljen e sotme të 11 komunave për zgjedhjen e kryetarit të komunës në raundin e parë dhe 33 të mëparshmeve nga e enjtja e kaluar ku nuk pati kundërshtime, kanë përfunduar gjithsej 44 komuna ku zgjedhja e kryetarit të komunës u krye në…
Sezoni i ngrohjes në Maqedoni ka filluar me panikë. Shumë familje që përdorin peleta janë përballur me mungesë në treg dhe rritje të çmimeve. Depot raportojnë se peletat shiten menjëherë sapo mbërrijnë kamionët, ndërsa kërkesat janë shumë më të larta se furnizimi. Situata është përkeqësuar pasi importi nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja pothuajse ka ndalur – disa fabrika atje kanë mbyllur prodhimin për shkak të kostove të larta, raporton denar.mk. Në vend ekziston vetëm një fabrikë e madhe për prodhim peletash, që nuk e përmbush dot kërkesën në rritje. Ndërkohë, çmimi i një thesi 15 kg ka arritur…
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Turqinë të hënën në mbrëmje, sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). Tërmeti u regjistrua në provincën Balıkesir, në veriperëndim të vendit ndërsa sipas të dhënave nga Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte me magnitudë 6.1 dhe thellësi rreth 5.99 kilometra. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në disa provinca të tjera, përfshirë Stambollin, İzmirin, Manisën dhe Tekirdagun. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën në zonat më të…
