Autor: Suad Avdiu

Një grua 38 vjeçe nga Tetova është ankuar në Polici për të dashurin e vajzës së saj. Sipas raportit nga Sektori për Punë të Brendshme, vajza e mitur ishte keqtrajtuar nga i dashuri i saj. “Më datë 28.10.2025 në orën 12:00 në SPB Tetovë, një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se vajza e saj 16-vjeçare prej një kohe të gjatë ishte keqtrajtuar psikikisht nga i dashuri i saj nga Gostivari. Sipas denoncimit, ai e kishte ndjekur dhe nuk e kishte lejuar të komunikonte me askënd dhe të dilte nga shtëpia për të mos pasur kontakte me meshkuj, për çka…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë me njoftim në lidhje me denoncimet për bomba në disa shkolla të Kumanovës, nga ku thonë se denoncimet ishin të rrejshme. Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja vendosjen e mjeteve shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Pas denoncimeve për bomba, procesi…

Read More

Kandidati shqiptar për komunën e Brvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas një deklarate të pretenduar të kundërshtarit të tij, Jovica Ilievski, i cili sipas Ramadanit ka thënë se “këmbë e kryetarit shqiptar nuk do të shkelë më në komunën e Brvenicës”. Ramadani e ka quajtur këtë një gjuhë urrejtjeje dhe fyerje ndaj bashkëjetesës ndëretnike, duke theksuar se “Brvenica është komunë e çdo qytetari, jo pronë e një partie apo etnie.” Reagimi i plotë: Unë foli live dhe jo nëpër podrume si Jovica Ilievski Para disa javësh mua Haqim Ramadani më akuzuan padrejtësisht për “nacionalizëm”. Sot, e vërteta doli vetë…

Read More

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër Z.A ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”, ndaj F.M ish-zëvendësdrejtor i agjencisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”, dhe kundër L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., punonjës të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”. Siç thonë nga MPB, Z.A. në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, në…

Read More

Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, u takua dje me udhëheqjen e të gjitha qyteteve ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në takim u shqyrtua situata e sigurisë në terren, sfidat dhe aktivitetet që policia po ndërmerr në pritje të ditës së zgjedhjeve. Drejtori Janev theksoi se detyrimi i policisë është i qartë, të sigurojë një proces zgjedhor paqësor, të sigurt dhe demokratik, duke marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që qytetarët të mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike për të votuar, pa presion, frikë apo kërcënime. Në të…

Read More

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë sfida kryesore me të cilën do të përballet buxheti shtetëror gjatë vitit 2026. Pikërisht për këtë arsye është planifikuar edhe huamarrje e re me euroobligacion, për të cilin Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, njoftoi se është e mundur të tejkalojë edhe një miliard euro. Ndryshe, Qeveria sot miratoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku parashikohen shpenzime prej 6,7 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 6,1 miliardë eurosh. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 përqind, inflacioni…

Read More

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 15 deri në 20 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Read More

Kampioni i Maqedonisë, Fustall Forca nga Kumanova, ka arritur në Lubjanë gjatë javës do të paraqitet në fazën elitare të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në futsal. Skuadra nga Kumanova, arriti që të rreshtohet në mesin e 32 ekipeve elitare, pasi që paraprakisht triumfoi në turneun eliminator në Shkup, duke u ndalur në vendin e parë, në konkurencë me skuadrat: Murata, Erevan dhe Enkamp. Kujtojmë se kundërshtari i parë për Futsal Forcën do të jetë skuadra ukrainase “HIT”, ose ekipi i katërt në Evropë, me të cilën do të përballet gjatë ditës së mërkurë në orën 17.00. Në terminin e…

Read More

Seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë mund të ketë përplasur ashpër Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin. Por, LVV-ja dhe AAK-ja janë më të afërta se kurrë në nivelin lokal, shkruan IndeksOnline. Vetëm sot, këto dy parti kanë lidhur jo një, jo dy, por tri koalicione në tri qytete. Pas koalicionit mes LVV-së dhe AAK-së në Pejë dhe Junik, radhën e pati qyteti i Prizrenit. Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar lidhjen e koalicionit me Artan Abrahsin, duke thënë se mbeten të përkushtuara të jenë pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Read More

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se që nga 27 tetori 2025, kur skadoi afati ligjor për dorëzimin e deklaratave të TVSH-së-04 dhe pagesën e borxhit tatimor për tremujorin e tretë të vitit 2025, ende ka tatimpagues që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, 2.209 deklarata tremujore dhe 146 deklarata mujore mbeten të paparaqitura, si dhe 7.436 deklarata tremujore dhe 1.270 tatimpagues mujorë që nuk e kanë paguar borxhin e raportuar tatimor. Ata theksojnë se rregullsia në përmbushjen e detyrimeve është shenjë përgjegjësie dhe besimi, vlera që ndërtojnë bashkërisht…

Read More