Autor: Suad Avdiu
Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir sot do të fillojë shpërndarja 1.013.357 fletëvotimeve për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, informoi për MIA-n Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të shtunën do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore. Sipas informacioneve nga KSHZ, zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1.569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë, ndërsa 14 gazetarë të huaj janë akredituar për…
Moti në mëngjes i ftohtë dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor, Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 21 gradë. Në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe në disa pjesë të luginës me mjegull. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do…
Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës, duke konfirmuar se Ministria e Arsimit e ka në dorë të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla. Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” i kishte kërkuar Supremes ta shpallte të paligjshëm dhe ta shfuqizonte nenin e udhëzimit administrativ 06/2014 të Ministrisë së Arsimit (MASHT) në lidhje me kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta. Rrjeti kishte argumentuar se udhëzimi administrativ në fjalë nuk mund ta ndalonte ushtrimin…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska i bënë thirrje kryetares së VMRO-së që është në krye të Bordit Drejtues të Higjienës komunale që të sjell vendim për shkarkimin e drejtorit Sabahadin Rustemi që u arrestua dhe të emëroj ushtrues detyre, pasi ai një ditë më parë dha dorëheqje. Arsovka shprehet se Mickoski po e terrorizon qytetin me udhëheqjen e tij diktatoriale dhe me regjim përmes Bordit Drejtues, duke keqpërdorur instituconet dhe policinë që të mbjell frikë dhe të kryej presion para zgjedhjeve. “I bëjmë thirrje kryeministrit Mickoski që e ka kryetaren e tij të Bordit Drejtues nga VMRO, e…
Kandidati i LSDM-së për Komunën e Qendrës, Goran Gerasimovski duke kërkuar mbështetjen edhe për një mandat tjetër, thotë se do të vazhdojë zbatimin e disa prej projekteve më të rëndësishme të filluara në mandatin e parë. Një ndër to është kujdesi për kafshët shtëpiake dhe ruajtja e higjienës. Gerasimovski thotë se janë vendosur shporta të veçanta për mbetjet nga kafshët shtëpiake kurse do të vazhdojë imunizimi i tyre gjatë mandatit të ardhshëm. “Përskaj të shportave për mbeturina, do të sjellim dhe një risi tjetër, shporta speciale për mbetjet e kafshëve shtëpiake sipas modelit që si prototip e kemi përpunuar në…
Ali Ahmeti nuk e bëri kurrë shtetësinë e shqiptarëve kushtetuese – prandaj humbja e tij është vetëm kthimi në pikën zero i një mashtrimi politik. Menduh Thaçi A ju kujtohet ajo fjalia ime e shtatorit për Ali Ahmetin: “Kur nuk frikësohet më askush nga lufta dhe flamuri yt, ti je vetëm një kujtim politik që ende nuk është zëvendësuar.” Tani më thoni: a nuk ndodhi pikërisht kjo? A ju kam thënë? Nuk është as hakmarrje, as krekosje, as krenari kur njeriu kujton se çfarë ka paralajmëruar dhe kur çdo gjë ndodh ashtu siç është thënë. Është vetëm dhembje për një…
Shkruan: Fatmir Limani Në lojën e tyre, këta aktorë valëvisin flamuj kombëtarë, të cilët vetë i kanë shkelur rregullisht për interesa private e partiake, madje edhe në këto zgjedhje. Shikoni se çfarë bëjnë: kërkojnë dhe bëjnë kompromise me parti antishqiptare (majtiste), të cilat mbajnë qëndrime kundër gjuhës, flamurit, gjenezës dhe historisë sonë, vetëm për të mbijetuar me çdo kusht në skenën politike. Por në të gjithë këtë situatë duhet kuptuar një gjë: kushdo që bën kompromise kaq të pamoralshme, nuk ka të drejtë të akuzojë të tjerët. E përsëris edhe për ta: nuk mund të mbështjellësh me flamur shkelësin e…
Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij në Fejsbuk shkruan se sot, në ditën e dhënies së vërtetimeve nga ana e KSHZ-ës vërtetimet ishin vetëm në gjuhën maqedonasë dhe jo në atë shqipe dhe kjo ka qenë arsyeja pse gjashtë këshilltarët e AKI-së nuk i kanë firmosur të njëjtat, ndryshe nga këshilltarët e VLEN-it që kanë nënshkruar. Statusi i plotë i këshilltarit në Qytetin e Shkupit nga AKI, Naim Bajrami: Fatkeqësisht anashkalimi i gjuhës shqipe vazhdon! Sot në ditën e dhënies së vërtetimeve…
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pres që Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE të ketë 59 kryetarë komunash, që do të rrumbullakos numrin më të lartë në historinë e Maqedonisë demokratike, për nga numri i kryetarëve të komunave, që ka ndodhur ndonjëherë. Dhe nëse kësaj i shtojmë edhe fitoren e sigurt të Orce Gjorgjievskit për Qytetin e Shkupit, i cili udhëheq 3:1 pas raundit të parë në krahasim me kundërshtarin e tij, atëherë rrumbullakosim numrin prej 60 kryetarëve të komunave që do të vijnë nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, përfshirë edhe kryeqytetin, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski…
Në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc, Bogorodicë dhe Novosellë, punonjësit doganorë dhe ekipet mobile sekuestruan pothuajse tre mijë copa mallra, përfshirë pije alkoolike, cigare elektronike, rroba me markat e mbrojtura tregtare dhe autopjesë të gjetura në automjete, autobusë dhe kamionë. Kundër autorëve po ndiqen procedura të veçanta. Në pikën kufitare Bllacë, u sekuestruan më shumë se 700 copë mallra të ndryshme, duke përfshirë lodra, parfume, kozmetikë dhe mobilje. “Gjithsej 600 copë mallra të ndryshme, kryesisht lodra, u gjetën në hapësirat e fabrikuara të një furgoni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Në një rast tjetër, gjithsej 143 copë parfume dhe…
