Autor: Suad Avdiu

Ngrohje qendrore, energji elektrike, dru zjarri, peleta ose diçka tjetër. Këto janë sigurisht sfidat kryesore çdo vit nga mesi i tetorit deri në gjashtë deri në shtatë muajt e ardhshëm, aq sa zgjat zakonisht sezoni i ngrohjes   Fisnik PASHOLLI Shkup, 30 tetor – Ngrohje, e lirë por e mirë. Ngrohje qendrore, energji elektrike, dru zjarri, peleta ose diçka tjetër. Këto janë sigurisht sfidat kryesore çdo vit nga mesi i tetorit deri në gjashtë deri në shtatë muajt e ardhshëm, aq sa zgjat zakonisht sezoni i ngrohjes. Të dhënat më të fundit tregojnë se më shumë se gjysma e qytetarëve…

Read More

Shkup, 30 tetor – Gazeta KOHA ka mësuar se Drejtoria e Aviacionit Civil (DAC) po vonon në mënyrë të qëllimshme dhënien e lejeve për aterim për aeroplanët çarter që pritet të mbërrijnë nesër dhe të shtunën në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, me pasagjerë kryesisht shqiptarë nga diaspora, të cilët synojnë të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas burimeve të gazetës, drejtori i DAC-së, Dragi Stojanovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së, po vonon dhënien e përgjigjeve pozitive për kërkesat e agjencive turistike që kanë siguruar fluturimet çarter. Bëhet fjalë për avionë që vijnë nga Zvicra, Gjermania, Italia dhe…

Read More

“Në politikë gjithçka është e mundur”, me këtë deklaratë, kryeministri Hristijan Mickoski nuk mohoi se Ziadin Sela, i cili për momentin është pjesë e koalicionit opozitar AKI, të bëhet pjesë e Qeverisë. Mickoski në Strugë u pyet se a ka mundësi që të ndodh ajo çfarë zëvendëskryeministri Izet Mexhitit paralajmëroi në TV21, se po “zhvillohen bisedime me të gjithë”, teksa u përgjigj në pyetjen konkrete se a pritet Sela të bëhet pjesë e Qeverisë. Megjithatë, i menjëherëshëm ishte reagimi i Selës. Ai nëpërmjet profilit të tij në Facebook mohoi çdo formë komunikimi me Mexhitin dhe u shpreh: “Ti në komunikim…

Read More

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka folur pas takimit. Azemi ka thënë se kërkesa e tyre ishte që paga minimale në sektorin privat të jetë 600 euro, megjithatë tregoi se janë pajtuar që nga muaji janar i vitit të ardhshëm, kjo pagë të jetë 500 euro. “Është diskutuar për pagën minimale. Ne kemi kërkuar që paga minimale të jetë 600 euro në sektorin privat. Unë e kam pa pëlqimin e njerëzve kompetentë ose qeverisë në detyrë, që vlerësimi i tyre është që kjo pagë të jetë 500 euro dhe e kam pyetur nëse gjithçka shkon në rregull,…

Read More

Një video nga Gaza tregon fëmijë palestinezë që bërtasin me entuziazëm ndërsa shohin pulë për herë të parë pas shumë kohe. Fëmijët, të cilët kanë jetuar nën luftën dhe bllokadën izraelite, kanë mbijetuar kryesisht me makarona, miell dhe ushqim të konservuar kur ka pasur. “Pulë! Pulë! Më në fund do të hamë pulë”, dëgjohen të thonë ata. Ndryshe, armëpushimi i vazhdueshëm, megjithëse i brishtë, ka lejuar që më shumë ndihma të hyjnë në pjesë të ndryshme të Gazës, me shumë që kanë qenë në gjendje të shijojnë një vakt të mirëfilltë për herë të parë pas shumë kohe. Ndryshe, së…

Read More

Pas dështimit të formimit të qeverisë më 26 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim nesër krerët e partive politike parlamentare. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se takimi është ftuar nga presidentja Osmani për nesër në orën 12:00 dhe do të zhvillohet me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ky takim vjen pas përfundimit të afatit kushtetues për formimin e qeverisë, pas dështimit të LVV-së dhe Kurtit si mandatar për ta formuar qeverinë. Në takim pritet të diskutohet për hapat e…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme e ka të vështirë të identifikojë IP adresat e kompjuterëve apo celularëve prej ku janë dërguar mesazhet kërcënuese në emailat e shkollave për gjoja bomba të vendosura. Që nga viti 2023 e këndej, mesazhe të tilla janë dërguar edhe në shkolla por edhe në institucione shtetërore. Arsyeja pse nuk mund të identifikohen adresat, është se kërcënuesit përdorin rrjet virtual, gjë që e pa mundëson të mësohet se kush është. “Ju njoftojmë se numri më i madh prej tyre janë dërguar nga IP adresa të huaja, gjegjësisht nga rrjet privat virtual i cili shërben për fshehjen…

Read More

Kandidati i AKI-së për Strugën Arsim Dalipi u drejtohet votuesve të heshtur të cilët sipas tij kanë qenë pre e presioneve politike gjatë votimeve. Ai kërkon votën dhe besimin e tyre në rrethin e dytë zgjedhor për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme. Dalipi premton një Strugë ku fjala dhe bindja politike do të jenë të lira. Ai në ditët e fundit të fushatës ka zhvilluar disa takime derë më derë me qytetarët. “Mos dorëzoheni, mos lejoni që frika t’u thyej. Duroni dhe qëndroni të fortë sepse misioni ynë vazhdon, misioni për t’u mbrojtur, për të mbrojtur qytetin…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbrëmë mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, në nder të mysafirëve në Forumin e Paqes në Paris, përcjell TV21. “Mbrëmë mbrëma mora pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, në nder të mysafirëve të lartë të Forumit të Paqes në Paris. Në një atmosferë të këndshme zhvilluam biseda të fokusuara në fuqizimin e paqes globale. Vetëm përmes respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund të krijojmë kushte për përparim dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, shkroi presidentja në profilin e saj në Facebook. Presidentja…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai ka reaguar me një postim të fortë ndaj politikës së vjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se për dy dekada të njëjtët njerëz kanë justifikuar çdo padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe kanë mbjellë politikë makiaveliste me synim të vetëm pushtetin. “Për 20 vite, të njëjtët njerëz që çdo keqbërje ndaj shqiptarëve e justifikonin me ‘ku të shkojmë’, vazhdojnë të mbjellin politikë makiaveliste. Me çdo formë, me çdo mjet propagandistik, synojnë vetëm një gjë – pushtetin. Sepse vetëm ashtu dinë të jetojnë”, shkruan Fetai. Ai kujtoi edhe periudhën e negociatave të…

Read More