Autor: Suad Avdiu

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa lugina të caktuara me mjegull, ndërkohë pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 16 deri në 21 gradë, shkruan Alsat. Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut.…

Read More

Sonte, kur u përmbyll edhe raundi i dytë i zgjedhjeve, dëshiroj t’i falënderoj nga zemra të gjithë votuesit, aktivistët, mbështetësit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e korrën këtë fitore historike. Edhe pak ditë bëhen 11 vjet qëkur e nisëm këtë rrugë dhe sonte e pensionuam një klasë politike të konsumuar e të harxhuar. Ky është një sukses me përmasa historike në misionin tonë politik. Çairi, Tetova, Dibra, Struga, Saraji, Haraçina, Zhelina, Tearca, Bogovina dhe Dollneni janë komunat që në katërvjeçarin e ardhshëm do të qeverisen nga kryetarë të rinj të VLEN-it. Raundi i dytë na e solli…

Read More

Është e ngjajshme me ditët e shiut, por nesër do jetë kohë e mirë. Por mbetem garanti se asnjë arritje etnike nuk do cënohet ! Me rezultatin e sotëm në komunën e Kërçovës, ne si komunitet jemi në një ditë të trishtë. Dikush që mbolli retë për vite e vite me radhë, solli shi në qiellin e komunës. Është e trishtë, sepse ai që i mbolli, e dinte se do sillte shi. Nuk ndodhi prej padijes së tij. E dinte se: të keqes në 4-5 mandate i kishte ardhur fundi. E dinte por kokëfortësisht nuk pranoi hapjen e një kapitulli…

Read More

Pas 13 vitesh BDI humbi Kërçovën, mërgimtarët thonë se janë të zhgënjyer me rezultatin, që siç thanë, pavarësisht se humbja është pjesë e jetës. Sipas mërgimtarit, kjo humbje ishte si rezultat se nuk u mbanë fjalët e dhënë dhe shtoi se, kjo duhet të jetë mësim për të tjerët “Nuk ndjehemi mirë për shkak se të marrësh gjithë këtë rrugë të vishtë të votosh edhe në fund të dalësh i zhgënjyer, nuk është mirë. Kjo ndodhi se nuk i kanë mbajtur fjalët. U fol që që do të ketë mbështetje por nuk pati”.

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media tha se kjo fitore është e përbashkët, është fitore e besimit dhe së ardhmes. “Kjo është fitore e popullit të vuajtur, ëndrrat e të cilit jemi duke luftuar, ëndrrat për shtet të përbashkët. Sonte Maqedonia përsëri tregoi pjekuri. Fituar në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fituam në Karposh. Fituam në Aerdrom dhe Çuçer Sandevë. U tentua që të përfitohet në emër të ndarjeve nacionale. Nuk arriti, ka humbur, në Bërvenicë mbetet Joco kryetar”, tha Mickoski. Mickoski tha se ata kanë fituar edhe në Kërçovë. “Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli i cili u…

Read More

Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski së bashku me bashkëpartiakët nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë Tonë dhe partnerët e koalicionit nga VMRO-DPMNE po feston fitoren në sheshin e qytetit në Kumanovë. Në deklaratë për mediumet Dimitrievski tha se është fitore e qytetarëve, iu falënderua të përfshirëve në procesin zgjedhor, falënderoi për mbështetjen e qytetarëve edhe në rrethin e dytë dhe theksoi se e pranoi urimin nga kundërkandidati për çka u falënderua. Ai tha se fitorja nuk ishte e lehtë “duke pasur parasysh faktin, sepse e dinim se kë kishim në anën tjetër dhe cilat grupacione afariste e mbështetën konceptin tjetër”, por…

Read More

Dibra në katër vjetët e ardhshme do të udhëhiqet nga kandidati i koalicionit VLEN Fisnik Vela. Ai në raundin e dytë mori më shumë vota se kandidati i pavarur Ramadan Imeri. Fisnik Mela ka marrë 4 mijë e 362 vota ose 52.46 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha 27 vendvotimet në Dibër, raporton kp. Ndërsa kandidati i pavarur Ramadan Imeri ka marrë 3.671 vota ose 44.15 për qind.

Read More

Pas raundit të dytë të të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përmes rrjeteve sociale është prononcuar Izet Mexhiti nga VLEN, përcjell TV21. Mexhiti thotë se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. “Shqiptarë, urime fitorja! Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim! VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë. Nga nesër, kryetarët e zgjedhur nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim. Ne jemi të vendosur të punojmë çdo ditë për zhvillimin e…

Read More

Kandidati i koalicionit VLEN, Blerim Islami, ka arritur fitore bindëse në Komunën e Dollnenit, duke siguruar 57,39% të votave, ose gjithsej 3.979 vota. Rivali i tij nga koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Sashko Veljanoski, ka marrë 40,37% të votave, respektivisht 2.799 vota. Me një dallim prej rreth 1.200 votash, kjo fitore konfirmon dominimin e koalicionit VLEN në këtë komunë dhe përforcon suksesin e tij në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Read More