Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi mbrëmë se 371 persona janë larguar nga puna, të cilët ishin të punësuar në ndërmarrjet publike, por nuk shkonin në punë dhe megjithatë merrnin pagë. „Këta janë njerëz që ne, qytetarët e Shkupit, i kemi paguar për vite me radhë, ndërsa ata nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë. Në të kaluarën bëheshin drama sikur po ndërmerreshin masa, por në të vërtetë bëhej vetëm zëvendësim. Në këtë sistem, kushdo që bën keqpërdorime, do të largohet nga puna,“ tha Gjorgjievski. Ai shtoi gjithashtu se janë zbuluar keqpërdorime edhe me automjetet komunale, të cilat…
Të premten e 7 nëntorit varroset Daorsa Spahija, 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00, transmeton Klankosova.tv. 25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë. Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale. Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët veriperëndimore dhe veriore të vendit. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 17 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryj dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo…
Nxënësit e shkollave të mesme të përfshirë në hulumtimin për dhunën mes bashkëmoshatarëve kanë konfirmuar se çdo ditë ballafaqohen me bullizmin nëpër rrjetet sociale. Sipas anketës së realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut, në 23 shkolla të mesme në Shkup, viktima më të mëdha të dhunës online janë fëmijët e komunitetit rom. Nxënësit e anketuar kanë thënë poashtu se nëpër çantat e tyre mbajnë armë të ftohta si mbrojtje nga sulmet potenciale. “Ishim të befasuar kur pyetën prokuroret nëse mbajnë thika dhe grusht hekuri. Besoni të gjithë njëzëri thane “po”. Kur i pyetëm përse, thane për mbrojtje. Këto…
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon, shkruan aktuelno.me. “Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se do ta respektojë çdo vendim të kryeministrit Hristian Mickoski nëse ka rikonstruim të Qeverisë dhe ndërrohet nga resori që e udhëheqë. Në pyetjen e gazetarëve nëse ka rikonstruim, a do të mbetet ajo në resorin e arsimit dhe shkencës apo do të kryesojë me ndonjë resor tjetër, Janevska u përgjigj se vendimin për të gjitha propozimet për anëtarë në Qeveri e sjellë kryeministri së bashku me organet partiake. “Në këtë pyetje tashmë disa herë jam përgjigjur dhe do të përsëris. Vendi ka kryeministër i cili e mban barrën më të madhe…
Nxënësit e shkollave të mesme të përfshirë në hulumtimin për dhunën mes bashkëmoshatarëve kanë konfirmuar se çdo ditë ballafaqohen me bullizmin nëpër rrjetet sociale. Sipas anketës së realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut, në 23 shkolla të mesme në Shkup, viktima më të mëdha të dhunës online janë fëmijët e komunitetit rom. Nxënësit e anketuar kanë thënë poashtu se nëpër çantat e tyre mbajnë armë të ftohta si mbrojtje nga sulmet potenciale. “Ishim të befasuar kur pyetën prokuroret nëse mbajnë thika dhe grusht hekuri. Besoni të gjithë njëzëri thane “po”. Kur i pyetëm përse, thane për mbrojtje. Këto…
Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Sipas tij mungon përparimi në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Në këtë fushë tha se është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal. Kujtoi edhe ndryshimet kushtetuese, që janë kyçe në rrugën drejt BE-së.“Tani është koha që të shfrytëzohet shansi, të përshpejtohen reformat dhe të zbatohen më me vendosmëri. Krahasuar me raportet e viteve të fundit është arritur një lloj përparimi, por megjithatë konfirmohet nevoja për përkushtim më të madh nga spektri politik. Nuk ka përparim sa i përket reformave në Gjyqësor dhe luftën kundër…
Rezultati i zgjedhjeve lokale është shumë i keq dhe rezultati prej 126 mijë votave shpresoj të jetë fundi që ndonjëherë ka prekur LSDM-ja. Kështu u shpreh në intervistën në Alsat, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Sipas tij, LSDM duhet të bëjë analizë të mirëfilltë dhe të shihet se cili është problemi kryesor brenda partisë, nëse duhet bërë reformë serioze në strukturën organizative të partisë dhe ndërtimin e kapacitetit koalicionues. Nuk dha përgjigje konkrete nëse kryetari i partisë Venko Filipçe duhet të japë dorëheqje, duke këmbëngulur në debat brendapartiak. “Dorëheqjet janë akt personal, akt i thellë moral dhe…
Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës. “Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup u raportua se rreth orës 01:00 një person kishte hyrë në garazhin e shtëpisë familjare të E.R., në zonën e Bit Pazarit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Pak më vonë, pronari ka marrë një mesazh me kërcënim dhe njoftim se në automjetin e tij…
