Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Çairit, pjesë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti ka marrë pjesë në tubimet e Vetëvendosjes në Smirë të Vitisë dhe në Kaçanik, në kuadër të fushatës për balotazh të zgjedhjeve lokale në Kosovë që do të mbahen më 9 nëntor. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mexhiti, duke bërë të ditur se ai ka shoqëruar Glauk Konjufcën në këto tubime, me çka kanë bërë thirrje të votohet Arsim Ademi në Viti dhe Jeton Raka në Kaçanik. Mexhiti vlerësoi se këto komuna, që lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovën, kanë nevojë për ndryshim. “Smira e…

Read More

Nënkryetari i BDI dhe kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani pas humbjes së garës zgjedhore ka dal me një postim në rrjetet sociale, por me shumë të panjohura pëe angazhimin politik, por më shumë i fokusuar në mjekësi. Ja postimi i tij: Ekziston një heshtje që vjen pas humbjes, një heshtje që asnjë fitore nuk mund të të mësojë. Në atë heshtje, më në fund i dëgjon qartë njerëzit, zërat, lodhjen që e ke fshehur, dhe kupton se politika shpërblen paraqitjen më shumë se ndershmërinë. Kur e humba garën zgjedhore në Çair, nuk ishte kjo humbja e…

Read More

Klinika Universitare për Kardiokirurgji është vendosur nën hetim të Policisë Financiare, e cila ka konfirmuar për TV 24 se është në fazën e parahetimit me qëllim të verifikimit të mundshmeve keqpërdorime dhe shkelje të ligjit me mjetet publike. Kontrolli ka filluar pas një denoncimi anonim, në të cilin janë paraqitur dyshime për parregullsi serioze në funksionimin e kësaj klinike shtetërore. Nga Drejtoria e Policisë Financiare njoftuan: “Në Drejtorinë e Policisë Financiare ka arritur një denoncim anonim ku theksohen pretendime për parregullsi në punën e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë Shtetërore. Nga ana jonë janë në vijim kontrolle dhe veprime parahetimore për…

Read More

Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të konsiderohet humbës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se partia mbetet një forcë e rëndësishme politike në vend. “Unë jam anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vij nga dega apo anëtarësia e komunës së Çashkës. Unë i rritur dhe vazhdoj të veproj të jem nën ombrellën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pas liderit tonë Ali Ahmetit. Sa i përket çështjeve të reformave, sigurisht nga mediumet nga pjesa e strukturës është oficialisht e caktuar se do të ketë kongres…

Read More

Në Mbledhjen e 21-të Zgjedhore të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (MANU), e cila u mbajt sot, u zgjodhën dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes aktive dhe dy anëtarë të nderit. MANU njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Bllazho Boev. Për anëtarë korrespondentë u zgjodhën: Prof. dr. Gordana Lažetiq (Departamenti i Shkencave Shoqërore), Prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov (Departamenti i Shkencave Teknike), Prof. dr. Aleksandar Uzunov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike), Prof. Zharko Bašeski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski…

Read More

Mot sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale që herë pas here do të jenë më të bollshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu, dhe përgjatë lumit Vardar nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 12 deri në 17 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë juglindore mesatare deri e fortë. Temperatura minimale do të bjerë në 10, ndërsa maksimale do të arrijë 16 gradë.

Read More

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit lëshoi këtë të premte një urdhër-arrest për 37 persona ku mes tyre edhe për kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu nën akuzën e kryerjes së gjenocidit ndaj popullit palestinez përgjatë luftës dy vjeçare në Rripin e Gazës. Vendimi erdhi pas një padie të paraqitur nga Dhoma e Avokatëve të Stambollit, e cila akuzoi Izraelin për vazhdimin e krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje për armëpushim. Në padinë e saj, Dhoma e Avokatëve thekson se Izraeli ka kryer “vrasje masive ndaj fëmijëve dhe grave të pafajshme, shkatërrim të mjedisit dhe mizori…

Read More

Lora Braha është këngëtare prej vitesh dhe njihet si motra e Mihrije Brahës. Edhe pse ka karrierën e saj në muzikë, ajo që bie në sy është mbështetja e fortë që i jep motrës. Lora shpesh promovon punën dhe paraqitjet e Mihrijes në rrjete sociale, duke treguar një lidhje të ngushtë familjare dhe profesionale mes tyre, shkruan “Kosovarja”. Në faqen e saj në Instagram, Lora ka publikuar pothuajse vetëm materiale që lidhen me Mihrijen, si koncerte, intervista dhe momente nga skena. Kjo tregon jo vetëm respektin, por edhe përkushtimin e saj për suksesin e motrës.

Read More

Kordinatori kombëtar për bashkëpunim rajonal dhe Eurointegrime, Mustaf Vesli, ishte i ftuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës, një akademi prestigjioze për politikë ndërkombëtare. Ky organizim u bë në kuadër të Forumit Evropian 2025, me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Austrisë në Bashkimin Evropian. Gjatë këti takimi ishin të ftuar shumë personalitete si ish presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko. Mustaf Vesli e bëri këtë të ditur edhe në rrjetet e tij sociale, ku ndër të tjera shkroi: Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, pata nderin të marr pjesë në Forumin Evropian 2025, zhvilluar në kuadër të 30-vjetorit të anëtarësimit…

Read More

Ka përfunduar pritja! Ylli botëror, Rita Ora, dhe Yll Limani, sapo kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. Artistët kanë sjellë një version të ri (Remix) të këngës së Ritës, “All Natural”. Projekti është lansuar sot, më 7 nëntor, në kanalin zyrtar të Ritës në YouTube me një “Visualiser” artistik. Ky version i ri i këngës është më ritmik se origjinali dhe tashmë gjendet në të gjitha platformat digjitale.

Read More