Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ka bombë në avion!”/ Alarm në Split, evakuohet avioni i Air Serbia-s, arrestohet pasagjeri

5 Tetor, 2026

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

5 Tetor, 2026

Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë

5 Tetor, 2026

Dardan Molliqaj pretendon se nipi i Thaçit u arrestua në mënyrë të organizuar

5 Tetor, 2026

Drejtori i Emergjencës: 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës, një polic dhe 11 civilë

5 Tetor, 2026

Tre policë e rrahin brutalisht një qytetar, dalin pamjet/ VIDEO

5 Tetor, 2026

Takim për Xhaminë “Koxha Memed Beu” në Tabanoc, Muftiu Imeri me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit

5 Tetor, 2026

Iseni: Akademia e policisë aktivizohet pas 26 vitesh pauzë, do rrisim promovimin për nxënësit shqiptarë

5 Tetor, 2026

Këshilltarët e AKI-së: Nuk do të jemi fasadë e manipulimeve të Maksim Dimitrievskit!

5 Tetor, 2026

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

5 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 6 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Koordinatori Nacional Mustafë Veseli pjesë e Forumit Evropian në Vjenë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Nëntor, 2025 Diaspora Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kordinatori kombëtar për bashkëpunim rajonal dhe Eurointegrime, Mustaf Vesli, ishte i ftuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës, një akademi prestigjioze për politikë ndërkombëtare. Ky organizim u bë në kuadër të Forumit Evropian 2025, me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Austrisë në Bashkimin Evropian. Gjatë këti takimi ishin të ftuar shumë personalitete si ish presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko.

Mustaf Vesli e bëri këtë të ditur edhe në rrjetet e tij sociale, ku ndër të tjera shkroi:

Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, pata nderin të marr pjesë në Forumin Evropian 2025, zhvilluar në kuadër të 30-vjetorit të anëtarësimit të Austrisë në Bashkimin Evropian – një ngjarje që rikujton se projekti evropian është, para së gjithash, projekt paqeje, bashkëpunimi dhe vlerash të përbashkëta.

Folësi kryesor i sesionit të parë ishte ish-Presidenti i Ukrainës, Shkëlqesia e Tij Viktor Yushchenko – një burrë shteti që e njeh nga përvoja personale koston e lirisë dhe rreziqet e autokracisë.

Në fjalën e tij, Presidenti Yushchenko theksoi se politika ndërkombëtare nuk është vetëm raport forcash, por edhe betejë për të vërtetën. “Ngjarjet duhet të quhen me emrin e tyre – agresioni, agresion; okupimi, okupim,” tha ai, duke shtuar se kjo qartësi nuk është çështje retorike, por parakusht për drejtësi.

Ai solli në kujtesë takimet me udhëheqësit rusë, përfshirë Presidentin Putin, para shpërthimit të luftës, dhe analizoi dobësitë strukturore të Federatës Ruse: ekonominë e varur, GDP-në që nuk arrin as nivelin e një shteti të vetëm amerikan – Kalifornisë, si dhe aleancat e detyruara me Kinën dhe Indinë.

Në përfundim, Yushchenko dha një mesazh që i tejkalon kufijtë e Ukrainës:

“Europa duhet të flasë me një zë. Helmetat e Evropës sot janë ushtarët ukrainas – ata që mbrojnë jo vetëm vendin e tyre, por edhe kufirin e lirisë evropiane.”

P.S. Le të mos harrojmë: Presidenti Yushchenko është njeriu që u helmua, dyshohet nga shërbimet ruse, dhe shpëtimin e gjeti në klinikat e Vjenës. Edhe kjo është pjesë e asaj që quajmë Evropë – aty ku jeta mbrohet nga mjekësia, jo nga spiunazhi.

Vjenë, 7 nëntor 2025

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

Takim për Xhaminë “Koxha Memed Beu” në Tabanoc, Muftiu Imeri me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit

Iseni: Akademia e policisë aktivizohet pas 26 vitesh pauzë, do rrisim promovimin për nxënësit shqiptarë

Këshilltarët e AKI-së: Nuk do të jemi fasadë e manipulimeve të Maksim Dimitrievskit!

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Kurtishi: Për të marrë rrogën, duhet të vish në punë, nuk shkon: edhe patriot edhe hajdut

Lajmet e fundit

“Ka bombë në avion!”/ Alarm në Split, evakuohet avioni i Air Serbia-s, arrestohet pasagjeri

5 Tetor, 2026

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

5 Tetor, 2026

Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë

5 Tetor, 2026

Dardan Molliqaj pretendon se nipi i Thaçit u arrestua në mënyrë të organizuar

5 Tetor, 2026

Drejtori i Emergjencës: 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës, një polic dhe 11 civilë

5 Tetor, 2026

Tre policë e rrahin brutalisht një qytetar, dalin pamjet/ VIDEO

5 Tetor, 2026

Takim për Xhaminë “Koxha Memed Beu” në Tabanoc, Muftiu Imeri me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit

5 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.