Autor: Suad Avdiu
New York Times Parlamenti serb miratoi sot një ligj të ri për të shembur një monument arkitektonik që NATO e bombardoi në vitin 1999, duke ia hequr mbrojtjen kulturore dhe duke hapur rrugën që familja e Presidentit Trump ta zëvendësojë me një hotel luksoz. Planet për ndërtimin e një hoteli dhe apartamentesh me markën Trump, me vlerë gjysmë miliardë dollarë, në vendin e ish-kompleksit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin serb, Beograd, kishin ngecur pasi zyrtarët qeveritarë që e kishin miratuar projektin u akuzuan për mashtrim. Por fundjavën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç…
Sot në qytetin e Gjakovës është varrosur Daorsa Spahija, e cila ka humbur tragjikisht jetën në qytetin e Tetovës. 25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj. Në ceremoninë e varrimit të saj kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve.
Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie 34-vjeçar me origjinë nga Kosova është therur me thikë dhe është dërguar me plagë në spital. Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar është një 26-vjeçar kosovar, i cili është arrestuar në kantonin Aargau. Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje mes sigurimit të klubit dhe disa klientëve. Në video shihet se të paktën pesë roje sigurie godasin me grushta një grup festuesish, ndërsa dy prej tyre bien në tokë – njëri prej tyre godet…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar atë si dokumentin më kritik ndër vite dhe si dëshmi të qartë të regresit të vendit në procesin e integrimit evropian. Në kumtesën e BDI-së thuhet se raporti konstaton mungesë përparimi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se korrupsioni i nivelit të lartë mbetet i pandëshkuar dhe se ndikimi politik në gjyqësor vazhdon të jetë i pranishëm. Po ashtu, Komisioni Evropian vëren se institucione kyçe janë të paralizuara, zyrtarë publikë ndërhyjnë në organet…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar të premten zonën kufitare ku dyshohet se është rrëmbyer serbi Milan Vukashinoviq, duke deklaruar se shtetasi i Kosovës është kidnapuar nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe dhe shtoi se në momentin e parë, autorët do të dalin para përgjegjësisë. “Sot inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë, Milan Vukashinoviq. Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se, duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial të Republikës së Kosovës, z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga…
40-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut arrestohet pas dërgimit të emailit kërcënues për bombë në shkollë
Policia ka paraqitur kallëzim penal kundër një gruaje 40-vjeçare nga Radovishi, e cila jeton në Shkup, nën dyshimin se ka dërguar një lajmërim të rremë për bombë në një shkollë fillore në qytetin e saj të lindjes. Sipas informacioneve nga hetimet, më 29 tetor, herët në mëngjes, gruaja përmes një adrese të sapohapur e-maili në “Google” dhe duke përdorur telefonin e saj celular, ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresën zyrtare të shkollës. Në mesazh, ndër të tjera, shkruhej se në ndërtesë ishte vendosur një bombë, njofton TS. Ato disa rreshta tekst, të shkruara ndoshta në një moment…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës së shpejti do të ketë ambiente plotësisht të klimatizuara dhe një hapësirë të re parkimi me kapacitet prej rreth 130 automjetesh, falë donacioneve nga disa kompani kumanovare. Këtë e bëri të ditur drejtori i institucionit, Sasho Stoshevski, i cili shprehu mirënjohje për të gjitha firmat që iu përgjigjën thirrjes për mbështetje. Ai shtoi se një nga donacionet më të rëndësishme është sigurimi dhe vendosja e rreth 50 deri në 60 pajisjeve klimatike, me qëllim që të mos mbetet asnjë hapësirë në spital pa ngrohje apo ftohje. “Aktualisht po instalohen në spital dhe planifikohet që asnjë…
“Qeveria”/ Nuk ka marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeveritarë për postin e ri të Bekim Sali
Ndonëse emri i Bekim Sali tanimë dy muaj me radhë lakohet si emër i mundshëm për zëvendës kryeministër të parë në vend të Izet Mexhitit, një gjë e tillë ende nuk është dakorduar mes partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe VLEN. Bekim Sali është propozimi i VLEN-it por Mickoski thotë se fjalën e fundit e ka ai si mandatar i Qeverisë. “Unë thash se e njoh dhe se kam mendim të lartë për të si person. Sa i përket lëvizjeve strukturore në Qeveri ne ende nuk kemi zhvilluar bisedime të tilla dhe në këtë moment gjithnjë jam i gatshëm të diskutoj…
Arben Taravari pas raundit të dytë: Kemi më shumë vota popullore, por nuk kemi kryetar Shkruan Liridon Ramadani Prej se kam vetëdije politike kam qenë në opozitë. Aktiviteti im kurrë s’ka qenë i lidhur me pushtetin. Shumë herë kemi hyrë në zgjedhje duke e ditur që do të humbim, e prapë s’jemi dorëzu. Shumë herë kam qenë kundër frymës, vetëm për t’i mbrojtur idetë në të cilat kam besuar sinqerisht. Te shqiptarët ekziston një ndjeshmëri e madhe kur dikujt i bëhet padrejtësi dhe pikërisht kjo u pa në këto zgjedhje. Pa hyrë në detaje e faktorë të tjerë, “Vlen” pati…
Sipas dosjes gjyqësore të siguruar nga mediat, dalin në pah detaje tronditëse për Astrit Isufin – personin e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës. Dokumentet e gjykatës përshkruajnë një histori të përsëritur dhune ndaj bashkëshortes së tij. Në dosje thuhet se më 30 mars 2025, gjatë ditës së Bajramit, Astrit Isufi e kishte sulmuar gruan e tij në dy raste të ndryshme. Fillimisht, ai e kishte goditur me shuplakë e grushte, pasi ajo nuk kishte arritur t’i zgjonte fëmijët nga gjumi. Në përshkrimin e dosjes theksohet se gruaja ishte rrahur në fytyrë dhe trup pa asnjë…
