Autor: Suad Avdiu
Më poshtë sjellim reagimin e plotë të familjes Vejseli: “Me keqardhje të thellë shprehim zhgënjimin tonë për faktin që në jubileun e 80 vjetorit të SHKA “Bajram Shabani”, nuk u përfshi dhe nuk u vlerësua siç e meriton emri i Ismet Vejselit një prej figurave më të spikatura që ka dhënë shumë për këtë ansambël dhe për kulturën tonë muzikore. Ismet Vejseli ka qenë jo vetëm këngëtar i jashtëzakonshëm por edhe një nga kontribuuesit më të përkushtuar në zhvillimin e këngës dhe valles sonë. Mos përfshirja e tij në një përvjetor kaq të rëndësishëm nuk është thjesht lëshim, por një…
Në periudhën nga 26.09.2025 deri më 07.11.2025, oficerët e policisë nga SPB Shkup lëshuan gjithsej 150 paralajmërime për qytetarët që kanë kaluar rrugën me telefon. Sipas vlerësimeve, dinamikës dhe nivelit të informimit dhe njohjes së qytetarëve me ndryshimet në rregulloret ligjore, në periudhën e ardhshme pritet të fillojë vendosja e sanksioneve përkatëse, pasi të informohen plotësisht qytetarët për dispozitat e reja ligjore. Ndryshimet e reja në Ligjin për Sigurinë në Rrugë – ecja me telefon në dorë ose kalimi i rrugës me skuter është kundërvajtje që i nënshtrohet pagesës. Nëse kaloni rrugën me telefon celular në vesh ose në dorë…
Në Maqedonisë së Veriut 323 institucione u kanë vendosur targa të reja speciale me ngjyrë 1531 automjeteve zyrtare. Megjithatë, opinioni nuk e di se cili automjet cilit institucion i përket, kjo pasi Ministria e Punëve të Brendshme refuzon ta japë listën, ndërkaq nga Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë nuk tregojnë se sa institucione kanë mbetur pa i vendosur targat e reja zyrtare, shkruan Portalb.mk. Sipas MPB-së, numrat e targave të të gjitha automjeteve përfshijnë të dhëna që nuk përbëjnë informacion me karakter publik, ndërsa një pjesë e tyre hyn në kategorinë e të dhënave të ndjeshme për sigurinë. …
Mëngjesin e sotëm, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në një qendër votimi në Prishtinë, duke i cilësuar votimet në balotazh si “ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë”. Ai u bën thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës. Kujtojmë se komunat ku zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe…
Ende pa u zbardhur rastet e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes me brohoritma raciste,në tribunat sportive në Kumanovë dhe Kavadar, së fundmi në Prilep u regjistrua skandali i radhës me të njëjtin refren “Dhoma gazi për shqiptarët” nga tifo grupi “Majmuni”. Ashtu si në dy rastet e mëparshme, edhe në këtë rast mbetet e paqartë nëse drejtësia do të arrijë ta kryejë punën e saj. Deri tani ka reaguar vetëm Federata e Futbollit, duke e dënuar klubin “Pobeda” me katër ndeshje pa prezencë të publikut dhe një gjobë prej 3 mijë eurosh, shkruan Portalb.mk. Ngjarja kishte nisur me fyerjet në bazë etnike nga tifozët vendas drejt mysafirëve…
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe shira lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 18 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe shira të lehtë herë pas here. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 17 gradë.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas Kuvendit Qendror të partisë tha se do t’i përgjigjet pozitivisht për dialog çdo ftese të qeverisë, përcjell TV21. Thaçi shtoi se është koha që VLEN të realizojë premtimet. “Çfarë do të bëjmë ne me qeverinë, PDSH-ja? Njëherë, çdo ftesë të qeverisë unë do i përgjigjem pozitivisht për dialog. Dy, a mundet më VLEN-i të mos ne e përdor argumetet se, shihni BDI-ja çfarë bën, duan të hyjnë në pushtet, të na rrëzojnë. BDI-ja iku, e keni PDSH-në që nuk dëshiron të hyjë në pushtet dhe u thotë ok, jeni legjitim, hajdeni tash…
Merjem Lumi është një prej grave të pakta shqiptare që mori guximin të flasë publikisht për Islamin në rrjetet sociale, por së fundmi është rikthyer me një rrëfim që përmbys çdo gjë që ajo ka predikuar për gati çerek shekulli. Ajo shfaqet pa shami, me tatuazh në trup dhe me një identitet të ri: Maria, emri që i kishte dhënë gjyshja para se të hynte në Islam. Pas 24 vitesh përkushtim fetar, ajo del përpara publikut jo si një “ish-teologe”, por si një njeri që po kërkon Zotin jashtë çdo dogme. “Nuk jam kthyer e krishterë,” thotë ajo, “por nuk jam më…
Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufajt, i dyshuar për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Seanca për caktimin e masës është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj, i cili bëri të ditur se masa e paraburgimit është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit në dëshmitarë. Ngjarja e…
Blendi Aliji, i lindur më 3 korrik 2012 në Kumanovë, po konsiderohet si një nga talentet më premtuese të futbollit të ri në këtë qytet. Që në moshën 7-vjeçare, ai iu bashkua klubit K.F. Kumanova, nën drejtimin e trajnerit Ismet Zeqiri, ku vazhdon të zhvillohet dhe të forcojë aftësitë e tij teknike e taktike. Blendi njihet për karakterin e tij luftarak, disiplinën, përkushtimin dhe aftësinë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Ai luan me sukses si stoper dhe mesfushor, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit U14 të K.F. Kumanova, ku konsiderohet ndër lojtarët kyç të skuadrës. Falë paraqitjeve të…
