Autor: Suad Avdiu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën për përurimin e dronit “Skifteri” të prodhuar në Gjilan nga kompania “Future Minds Academy”. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se pos furnizimeve nga jashtë, tash Kosova po prodhon vetë dronët e parë. “Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak ‘Skifteri’ dhe dronët civil, nga ‘Future Minds Academy’ dhe MIGA SkyShield MAR”, ka shkruar Kurti. Ai…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se deri të martën në mëngjes do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të përkohshme lokale shiu. Të hënën reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë) me kushte për bubullima. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, njofton DPHM. Reshjet e paralajmëruara të rrëmbyeshme dhe më të bollshme për sot do të shoqërohen me erëra të forta dhe kushte për bubullima. Do të ketë erëra të dobëta deri mesatare, herë pas here të forta…
Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina, Negjo Paniq, shkoi në Ukrainë për të luftuar në anën ruse, megjithëse kjo është e paligjshme në vendin e tij dhe mund të sjellë dënim deri në 10 vjet burg. Ai ka marrë shtetësinë ruse dhe thotë se motivi i tij kryesor ishte aventura, jo paratë, ndërsa prindërit e tij e mbështetën vendimin. Përveç tij, disa qytetarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë, por shifrat reale të të huajve në këtë fushëbetejë nuk janë të qarta. Shpresoj të kthehem gjallë në shtëpi. – Ku është shtëpia juaj? Tani……
Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të Ligjit për barazi gjinore në Parlamentin e Shqipërisë më 7 nëntor, duke e cilësuar atë “një vendim që bie ndesh me interesin e përgjithshëm shqiptar”. Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Ibrahimi thekson se ligji i miratuar “në emër të barazisë dhe gjoja direktivave të BE-së” pranon konceptin se “gjinia nuk është kategori biologjike, por një rol social”. “Në këtë mënyrë secili mund ta deklarojë veten në atë gjini që dëshiron dhe shteti e ka për detyrë t’ia njohë atë…
Edhe përkundër faktit që Mickoski mohon që të ketë marrëveshje që Bekim Sali të jetë pasardhësi i Izet Mexhitit në postin e zv/kryeministrit të parë, VLEN këmbëngul se kjo është çështje e kryer. Përfaqësuesi i këtij koalicioni Driton Sulejmani thotë se ditët në vazhdim së bashku me kryeministrin do të dakordohen detajet. “Në rast se VMRO është partia e parë në pushtet, VLEN pas këtyre zgjedhjeve është partia e dytë me fuqi politike në shtetin tonë dhe si rezultat i këtyre zgjedhjeve ndodhi që pozita e zv/kryeministrit të parë të zotëri Mexhitit, për shkak se ai garoi në zgjedhjet lokale…
Familjarët kërkojnë Islam Beqirin nga Haraçina, për herë të fundit është parë gjatë ditës së djeshme
Familjarët kërkojnë Islam Beqirin nga fshati Haraçinë në Shkup. Bëjnë të ditur se parë për herë të fundit është parë gjatë ditës së djeshme, kur edhe është nisur me autobus drejt Shkupit. Luten qytetarët që kanë çfarëdo informacioni, që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktoni familjarët në numrin 070/555-254, ose Policinë.
Në Kukës u zhvillua një ceremoni solemne për inaugurimin e monumentit “Shqiponja”, një vepër artistike voluminoze që prej ditës së djeshme po qëndron në hyrje të qytetit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin me Rrugën e Kombit dhe me zonën e Hasit, përcjell TV21. Kjo vepër arti është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të projekteve kulturore dhe kombëtare shqiptare. Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrjen e institucioneve vendore morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, përfaqësues të shoqërisë civile dhe…
Të ardhurat totale nga taksat e pikëpagesave për nëntë muajt e parë të vitit arritën 3.611.645.604 denarë (rreth 58,7 milionë euro), njoftojnë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Në shtator, qarkullimi në pikat e pagesës ishte 401.971.971 denarë, ndërsa gjatë muajve të verës, kur frekuenca e automjeteve është më e lartë, u regjistruan: Gusht: 494.308.025 denarë Korrik: 469.811.647 denarë Qershor: 399.325.680 denarë Pika e pagesës më fitimprurëse është ajo në Rramanli, ndërsa të ardhurat më të ulëta janë regjistruar në Kadrifakovë. Sa i përket pagesës elektronike, në shtator, arkëtimi nga faturat e lëshuara përmes ETC arriti në 30.870.116 denarë,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është zbardhur rasti ku disa të rinj kishin dhunuar një bashkëmoshatar të tyre në Strumicë, dhe më pas kishin publikuar video në Tik Tok nga incidenti. Nga MPB thonë se për rastin është njoftuar Prokuroria dhe Qendrës për Punë Sociale. “Më 6 nëntor 2025, një 42-vjeçar nga Strumica raportoi në stacionin policor se rreth një javë më parë katër të mitur kishin ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur, duke e filmuar dhe shpërndarë incidentin në rrjetin social TikTok. Pas raportimit, policia e Sektorit të Brendshëm të Strumicës ndërmori masa për…
Partia Liberal-Demokrate do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, sipas të cilave përfaqësuesit që Qeveria do t’i emërojë në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë për shkak të mungesës së censusit, nuk do të mund të kandidojnë kur të organizohen zgjedhje të reja. “Këto ndryshime PLD-ja do t’i propozojë për të shmangur çdo avantazh të padrejtë përpara kandidatëve të tjerë për kryetarë komunash, si dhe për të reduktuar mundësinë e keqpërdorimeve dhe veprimeve të pakujdesshme të përfaqësuesve të emëruar gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura. Nëse ndryshimet e Kodit Zgjedhor miratohen dhe vendoset kufizimi që përfaqësuesit (…
