Autor: Suad Avdiu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 50 për qind të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Në bazë të rezultatit aktual, Faton Peci i LVV’së po prin me 8,336 vota apo 52,94 për qind të tyre. Ndërkaq, Arian Tahiri i PDK’së ka marrë 7,411 vota apo 47,06 për qind të tyre. Në bazë të këtij rezultati, Peci po prin me 925 vota. /Insajderi.org/

Read More

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket se pati vështirësi të përshtatej me realitetin gjuhësor të vendit ku ndodhej. Ngjarja dedikuar arsimit, për pak u shndërrua në një leksion mbi tolerancën gjuhësore. Ajo që ra në sy, ishte sjellja e ministres gjatë konferencës për mediat, e cila krijoi përshtypjen e një diskomforti përballë gjuhës shqipe. Teksa kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në shqip, ministrja disa herë e ndërpreu për të kërkuar që komunikimi të ishte “më i shkurtër”…

Read More

Procesi i numërimit të votave në balotazhin për Komunën e Prishtinës po vazhdon, ndërsa sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, është aktualisht në epërsi ndaj kundërkandidatit të LVV-së, Hajrullah Çeku, shkruan Insajderi. Sipas rezultateve të deritanishme (të përditësuara në orën 19:59), janë numëruar 46,27% e tyre. Rama ka marrë 51,15% ose 20,075 Vota, ndërsa Çeku 48,85% ose 19,169 Vota Numërimi i votave po vazhdon.

Read More

Javën që vjen liderët e VLEN-it, pritet të ulen në tryezë me kryeministrin Mickoski, për tu marrë vesh për fatin e dikastereve. Nuk dihet se si do të duket pasqyra e përgjithshme e kabinetit qeveritarë, kur ende nuk ka marrëveshje për emrat që do të vendosen në krye të ministrive që si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale mbetën vakante. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i pyetur për fatin e tij në qeveri dhe nëse pret që të përfshihet në rikonstruimin eventual, tha se për këtë vendos Mickoski. “Profili im si ekspert…

Read More

Kryetari aktual dhe njëherit kandidat për kryetar i komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti, përmes një konference për media ka adreuar kritika lidhur me përzirjen e Zëvendëskryeministit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në zgjedhjet lokale në Kosovë. Për Halitin takimi i djeshëm i Izet Mexhitit në Viti me struktura të lëvizjes Vetëvendosje, përbëen një skandal dhe precendet diplomatik. ”Ju ftoj të gjithëve të votojnë për ndikime  nga jashtë, pa skem, pa ato që dje kanë ndodhur për fat të keq me ndërhyrje nga Maqedonia e Veriut. Është skandal e ardhë me ndërhy zëvendëskryeministri i Maqedonisë së…

Read More

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” vazhdon kaosi me mungesën e vendeve për parkim. Qytetarët ankohen se shpesh presin me orë për të gjetur hapësirë, ndërsa jo rrallë detyrohen të largohen pa marrë shërbimet e nevojshme, përderisa këmbësorët përballen çdo ditë me trotuare të bllokuara dhe rrugë të mbushura me automjete të parkuara në çdo cep të kompleksit. Anketë me qyetetarë “Unë të jem…do të sjell “merimangën” që ti merr të gjitha, ne këmbësorët ku të lëvizim, ato duhet të parkohen neve le të na shkelin veturat, si ashtu jemi të revoltuar, çdo herë ata kanë përparësi, ne udhëtarët nuk kemi…

Read More

Komuna e Mamushës ka shënuar daljen më të lartë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me 40.62 për qind të votuesve që kanë marrë pjesë deri në orën 14:45. Ndërkaq, komuna e Rahovecit ka regjistruar daljen më të ulët, me vetëm 8.63 për qind të trupit votues që ka shkuar për të votuar deri më tani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme që po mbahen për kryetarë komunash, në raundin e dytë. Nga KQZ, është bërë e ditur se deri në orën 15:00, kanë votuar 187,132 persona. Ndërsa deri në këto…

Read More

Nga LSDM-ja opozitare akuzojnë qeverinë për rritje të inflacionit, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se situata do të ishte ndryshe nëse do të pranoheshin propozimet e tyre për pagë minimale prej 500 eurove dhe për heqjen e TVSH-së (Tatimin e Vlerës së Shtuar) për produktet ushqimore. “Të dhënat më të fundit mbi inflacionin tregojnë se, në kundërshtim me premtimet e pushtetit se inflacioni po bie, ai mbetet i lartë dhe po zvogëlon fuqinë blerëse të qytetarëve. Inflacioni vjetor në tetor arriti në 4,5%. Rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike – produktet…

Read More

Partia Demokratike Shqiptare sot në Tetovë e mban Kuvendin Qendror. Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë, tha se ende nuk kanë marrë ftesë, por se nuk do ta refuzojnë. Imeri theksoi se do të presin të shohin se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim. “Jo, nuk kemi marrë, por në fakt nuk do ta refuzojmë ftesën. Do të kemi dialog ose debat, për të qenë të saktë, me të gjithë që tani e tutje, përfshirë edhe me qeverinë. Epo, një gjë…

Read More

BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë. Mund të ndërrojnë fjalët, por jo fatin. Populli ua mori oksigjenin politik dhe as “rikalibrimi”, as “analizat” nuk mund t’ua kthejnë më jetën, thuhet në një reagim të VLEN-it, ku mes tjerash flitet edhe për prononcimin e Bujar Osmanit pas rezultatit të zgjedhjeve lokale. Nga VLEN thonë se kanë fituar 10 komuna dhe se sipas tyre, është “mbyllur dera e mashtrimeve, PR-truqeve dhe propagandës”. “Provuan t’i lexojnë zgjedhjet lokale si parlamentare. Nuk kaloi. Tani, të njëjtët njerëz që u mbytën duke gënjyer me “referendumin”, po dalin sërish si “të rilindur”. Blerim…

Read More