Autor: Suad Avdiu
Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, përcjell TV21. Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. “Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj…
Nga 15 nëntori 2025 hyn në fuqi detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjeve të përcaktuara dimërore në automjete. Nëse nuk respektohen rregullat për përdorimin dhe mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete, të cilat janë të parashikuara në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, sipas të njëjtit, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat do t’i lëshohet urdhër pagese me gjobë në shumë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarë. Sipas dispozitave ligjore dhe Rregullores për pajisjet e detyrueshme dimërore, automjetet me masë maksimale të lejuar që nuk tejkalon 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore – goma në të…
Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të Qeverisë. Zëvendëskryeministri Arben Fetai në intervistën për Alsat u shpreh i sigurt se me këtë rikonstruim, nuk do të preket pozicioni i tij dhe i ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, ndërsa konfirmoi se Bekim Sali është propozim i tyre për zëvendëskryeministër të parë. Ministria e Ekologjisë, siç tha Fetai i takon Lëvizjes Demokratike, ndërsa ajo për Eurointegrime, Alternativës. “Asnjë parti brenda VLEN-it nuk i ka fituar të gjitha kandidaturat që i kishte nëpër komuna. Ndarja në…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mbajtur fjalim në në Konferencën Rajonale për Siguri, të organizuar nga Këshilli e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Qeveria e RMV dhe partnerët italian. “Ky forum, mblodhi figura të larta nga rajoni rreth sigurisë në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor. Theksova se siguria e Europës nuk mund të jetë e plotë pa sigurinë e Ballkanit Perëndimor, aq sa siguria jonë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa integrimin e plotë të rajonit në BE. Inkurajova për partneritet mes rajonit duke besuar fort se për të ndërtuar besim në Europë, duhet së pari të…
Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal. Tre listat shqiptare – AKI (5 këshilltarë), VLEN (3) dhe Lista e Pavarur (2) – përbëjnë shumicën shqiptare me 10 këshilltarë, që pasqyron realitetin demografik të qytetit, ku shqiptarët përbëjnë mbi 55% të popullsisë. AKI u bën apel kolegëve nga VLEN dhe Lista e Pavarur të bashkohen për formimin e shumicës shqiptare në Këshill, në mënyrë që kryetari i Këshillit Komunal të jetë shqiptar, si shprehje e vullnetit politik dhe kombëtar të…
Nga muaji në muaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut po rrisin borxhet, edhe pse norma referencë e obligacioneve qeveritare mbetet e lartë. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, qytetarët dhe kompanitë së bashku i detyrojnë bankave 532,395 milionë denarë ose 8,6 miliardë euro. Për krahasim, në janar të këtij viti, vlera totale e kredive ishte 8 miliardë euro. Tradicionalisht, qytetarët kanë borxh më të madh se kompanitë, dhe në qershor borxhi i tyre arriti 269,056 milionë denarë ose 4,37 miliardë euro. Kompanitë kanë borxh pak më të ulët, 260,821 milionë denarë ose 4,24 miliardë euro.…
Dëshmia e Hillit tani është e përqendruar rreth bisedimeve në Rambuje më 1999, dhe rolit të Hashim Thaçit në to. Hill tha se Thaçi nuk e pranoi dokumentin e marrëveshjes për shkak se pavarësia e Kosovës nuk përmendej në të. I pyetur nga mbrojtja se pse ai nuk e pranonte dokumentin, Hill theksoi: “Thaçi më tha se nëse do ta pranoja, do të më vrisnin sapo të kthehesha në Kosovë”. Hill tha se Thaçi e kishte thënë këtë në dy raste. “Unë nuk e pyeta si apo nga kush [do të vritej], por thjesht e kuptova se ai nuk ishte…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një shtetas i Maqedonisë është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë nga Kina. Sipas MPB-së, personi në fjalë po transportonte emigrantë me një veturë me targa të një veture tjetër nga Luksemburgu. “Më 10.11.2025, në orën 19:00, në rrugën “Boris Kidriç” në Gjevgjeli, zyrtarët e Policisë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare “Bogorodicë” arrestuan M.I. (22) nga Negotina. Gjatë kontrollit të një automjeti “BMW X1” me targa të Luksenburgut, të cilin e drejtonte ai, u gjetën tre emigrantë nga Kina, ndërsa gjatë kontrolleve të mëtejshme u konstatua se targat i…
Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë, deklarohen nga kompania sllovene Mbrëmë është urdhëruar ndërprerja e përkohshme e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut në zgjedhjet e balotazhit të së dielës. Deri tek ky vendim erdhi pas dyshimeve për manipulim me vota. Prokuroria Themelore në Mitrovicë në vendimin e saj që e lëshoi në mesnatë tha se ai është marrë pas raportimeve për parregullsi në disa fletëvotime, ku janë vërejtur numra serikë të ndryshëm. Për këtë çështje janë deklaruar sot përfaqësues të kompanisë sllovene “Cetis”, e cila kishte fituar tenderin e Komisionit Qendror…
Shkup, 11 nëntor 2025 – Në organizim të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë (MAEÇI) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup u hap solemnisht Konferenca e 10-të Jubilare Vjetore për Koordinimin e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor me moton „Ballkani Perëndimor – BE: Siguri e Përbashkët, e Ardhme e Përbashkët“. Maqedonia e Veriut, si vend pritës, e konfirmon rolin udhëheqës në iniciativat rajonale të sigurisë. Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për politikat e qeverisjes…
