Autor: Suad Avdiu

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu ka bërë me dije rritjen e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura. Ai sqaroi se me projektbuxhetin e vitit 2026, rritja për kategoritë Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti do të jetë +5,875 lekë. Vengu theksoi se kjo rritje pagash vjen, jo vetëm si pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të qeverisë për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe jetesës, por edhe si një vlerësim për ata të cilët shërbejnë me përkushtim. “Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat…

Read More

Analistët presin që viti 2025 të përfundojë me inflacion 3.9%, në vend të 3.5% të parashikuar më parë. Për vitin 2026, pritjet janë 3.1%, ndërsa për vitin 2027 mbeten të pandryshuara në 2.7%. Në raport theksohet se faktorët e brendshëm – si rritja e pagës minimale, presioni për rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat, rritja e pensioneve, zgjerimi i kreditimit dhe marzhet më të larta të tregtarëve – po ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë mbi inflacionin bazë Fisnik PASHOLLI Shkup, 9 nëntor – Shkalla e inflacionit për vitin 2025 pritet të arrijë në 3.9 për qind, që është…

Read More

Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoninë e Veriut kërkon përshpejtim urgjent të reformave dhe rezultate konkrete në sundimin e ligjit, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas këshillit, pa institucione funksionale dhe llogaridhënie reale, procesi i integrimit evropian rrezikon të mbetet vetëm retorikë politike Ersan PAJAZITI Shkup, 10 nëntor – Komisioni Evropian, në fillim të nëntorit 2025, publikoi raportin vjetor për progresin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se vendi ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, që është kusht kyç për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Raporti vëren përparim…

Read More

Në afërsi të fshatit Rilevë të Dollnenit, arusha e ka sulmuar personin i cili në atë moment po mblidhte kërpudha, kanë njoftuar mediat lokale. Viktima e arushës, pas kësaj kishte marrë lëndime të rënda prandaj ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prilepit, por, më pastaj, në Qendrën klinike në Shkup, për shkak të lëndimeve serioze. Pas sulmit, personin i lënduar e kishin gjetur disa gjuetarë, të cilët menjëherë e kishin thirrur ambullancën. Banorët e këtij rajoni, pra të Dollnenit dhe Krivogashtanit, thonë se gjatë kohës së fundit prania e arushave është bërë e shpeshtë.

Read More

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ku AKI-ja humbi pothuajse në të gjitha komunat shqiptare, kanë nisur edhe kalime të figurave politike nga partitë opozitare tek ato të pushtetit. Mbrëmë, tre të rinj, Ujkan Rahmani, kryetar i FRASH-Tetovë, Ferihane Murtezani, nënkryetare, dhe Safet Asani, nënkryetar – të gjithë nga partia e Arben Taravarit, kaluan në kampin e Izet Mexhitit. Sipas burimeve të portalit TS, në ditët në vijim pritet të ketë kalime të tjera të figurave të nivelit më të lartë nga krahu i ASH–Taravarit drejt Arben Fetahut, edhe pse ky i fundit zyrtarisht nuk ka parti politike. “Pritet të kalojnë…

Read More

Me një ton mirënjohjeje dhe përgjegjësie, kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandër Jovanovski, mori sot zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Fatmir Dehari. Në fjalën e tij pas marrjes së detyrës, Jovanovski theksoi se pozita e kryetarit të komunës nuk është privilegj, por një detyrim i madh ndaj qytetarëve të Kërçovës. “Me nder të madh dhe ndjenjë përgjegjësie, sot, më 10 nëntor 2025, marr detyrën e Kryetarit të Bashkisë së qytetit tonë të Kërçovës. Nuk e shoh këtë detyrë si privilegj, por si një detyrim, një detyrim para jush, qytetarëve, për të punuar me përkushtim, në mënyrë…

Read More

Pamjet që po shihni janë kulmi i transformimit të gjuhës së urrejtjes në krim. Ngjarja ka ndodhur para një jave në Prilep, në ndeshjen mes KF Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Tifozi i cili është pjesë e grupit të quajtur “Majmunë” ka sulmuar fizikisht zhveshtoren e lojtarëve të Shkëndijës, pas minutave të mbushura me thirrje raciste dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Tërë këtë e ka evidentuar Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe e ka dënuar Pobedën me 3 mijë euro dhe i ndalohet të luajë 4 ndeshje pa publik. Në vendim, thuhet që me aktin e tifozit që thyen…

Read More

Sjellja e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, ndaj komunikimit shqip të Bilall Kasamit me gazetarët shqiptarë nxiti edhe reagime politike. Koalicioni VLEN vlerëson se mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim. Ata shprehin keqardhje për qasjen e ministres duke nënvizuar se qëndrimi i tillë bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që siç thonë, duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore. “Në një shoqëri demokratike dhe multietnike, kur edhe diplomatët e huaj, që qëndrojnë në vendin thonë dy-tri vite, i mësojnë disa fjalë edhe në gjuhën shqipe, të jesh ministër, madje ministër i Arsimit, e…

Read More

Rezervat devizore në fund të tetorit të vitit 2025 ishin 4.843,2 milionë euro dhe në krahasim me muajin e kaluar shënojnë rritje për 120,5 milionë euro, njoftoi Banka Botërore. Pjesa më e madhe e rezervave në deviza janë plasuar në letra me vlerë (71,1%), pas çka vijojnë ari monetar (15,9%) dhe valutat dhe depozitat (13%).

Read More

Nga koalicioni VLEN kanë uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhjet lokale në Kosovës. VLEN i uron Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje suksese, siç thonë në “forcimin e shtetit, konsolidimin e institucioneve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar” Reagimi i plotë: Koalicioni VLEN u përcjell urimet më të sinqerta qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor lokal, që edhe njëherë dëshmoi pjekurinë demokratike, stabilitetin institucional dhe kulturën politike të lartë të shtetit të Kosovës. Njëherit përcjellim urimet më të sinqerta kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,…

Read More