Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në hapjen e Konferencës Rajonale për Siguri: "Siguria nuk lind nga frika, ajo rritet nga besimi."

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 11 nëntor 2025 – Në organizim të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), me
mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë
(MAEÇI) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë dhe në partneritet me Qeverinë e
Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup u hap solemnisht Konferenca e 10-të Jubilare
Vjetore për Koordinimin e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor me moton „Ballkani Perëndimor –
BE: Siguri e Përbashkët, e Ardhme e Përbashkët“. Maqedonia e Veriut, si vend pritës, e
konfirmon rolin udhëheqës në iniciativat rajonale të sigurisë.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, z. Arben Fetai, iu
drejtua audiencës në sesionin hapës bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të KBR-së, z. Amer
Kapetanoviç, Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Siguri Publike të Italisë, z. Stefano
Gambacurta, dhe Ambasadorin e Italisë, Sh.T. Paolo Palminteri.
Zëvendëskryeministri Fetai në fjalimin e tij theksoi se „Siguria nuk lind nga frika, ajo rritet nga
besimi. Kur institucionet janë transparente dhe të përgjegjshme, zvogëlohet hapësira për abuzim,
korrupsion dhe arbitraritet“. Sipas tij, besimi është fjala përcaktuese e kohës sonë. Ai është
monedha e re e qeverisjes moderne, më e vlefshme se çdo tjetër, sepse pa të nuk ka përparim
ekonomik, stabilitet politik apo reforma institucionale.
Konferenca zhvillohet në një moment kyç kur BE-ja po i intensifikon përpjekjet për Bashkimin
Evropian të Mbrojtjes, zgjerimin e Shengenit dhe Planin e Rritjes. Italia e ripohon përkushtimin
ndaj rajonit, ndërsa Maqedonia e Veriut tregon lidership në harmonizimin me standardet
evropiane të sigurisë. "E ardhmja e përbashkët e Ballkanit dhe Evropës nuk do të matet me
numrin e traktateve që nënshkruajmë, por me thellësinë e besimit që ndërtojmë mes shteteve,
institucioneve dhe qytetarëve tanë.", shtoi Fetai, duke theksuar nevojën për ndërtimin e një
kulture të re të sigurisë – më njerëzore, më bashkëpunuese dhe më evropiane.
Nesër, më 12 nëntor, do të zhvillohen grupe punuese paralele për migracionin, krimin e
organizuar dhe kërcënimet kibernetike, të cilat do të dalin me rekomandime konkrete për hapat e
ardhshëm.
Kjo konferencë është forumi më i madh rajonal për siguri dhe sinjal i qartë se Ballkani
Perëndimor është faktor aktiv, jo thjesht përfitues i sigurisë evropiane.

Lexuar: 35

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.