Autor: Suad Avdiu

Moti sot do të jetë më ftohtë në mëngjes me kushte për mjegull në disa lugina. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 15 deri në 19 gradë. Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mjegull të lehtë. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura…

Read More

Enver Hoxhaj, që ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se zgjedhjen e të parit të kësaj partie e sheh çështje politike, dhe jo teknike. Ai tha se po angazhohet që në PDK të ketë garë, dhe që mund të garojë edhe dikush i paprovuar. Hoxhaj ka thënë se po të ishte në krye të PDK-së, Kosova nuk do të kishte krizë. Hoxhaj tha se do të bashkëpunonte me opozitë. “Po të kisha qenë në krye të PDK-së, bashkë me opozitën, sot do të kishi pasur Kosovë pa krizë, pa ngërç”, tha Hoxhaj në Klan…

Read More

Bashkëfshatari ynë, Faton Alili, ka dhuruar veshje sportive për klubin KF Vaksinca.Ky gjest i tij i vyer është një dëshmi e mbështetjes dhe dashurisë që ai ka për klubin tonë.Në emër të gjithë lojtarëve dhe stafit, e falënderojmë përzemërsisht për kontributin dhe përkushtimin e treguar.Faleminderit Faton, për mbështetjen ndaj klubit të zemrës!

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në intervistën e fundit të dhënë për emisionin “Deputeti Im” ka nënvizuar se është i lumtur që për herë të parë kanë miratuar Strategjinë Nacionale për Zhvillm. “Është vështirë të ndahet një ligj. Në demokracitë në proces dhe në procesin e pjekurisë së shtetit tonë nga aspekti i demokracisë dhe parlamentarizmit nuk mund të ketë një momentum. Gjithsesi, jam shumë i lumtur për Strategjinë Zhvillimore Kombëtare që e miratuam. Ai është dokumenti i vetëm dhe i parë me të cilin shteti e sheh vetveten se si do të zhvillohet në njëzet vitet e ardhshme”, deklaroi…

Read More

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Ai i ka dhuruar artistes një makinë superluksoze Rolls Royce, me vlerë që arrin afro gjysmë milioni euro. Dafina e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale me fjalët: “He pulled up in his… so he made sure I’d never ride in anything less”, që në shqip do të thotë: “Ai erdhi me makinën e tij… dhe u siguroi që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka më pak”.

Read More

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia ka rrëzuar ankesën PDK-së, dhe kërkesën për rivotim. Kjo është vendosur sot. PDK-ja kishte kërkuar rivotim për shkak të dyshimeve për dallavere në fletëvotime me numra serikë, pa vulë e disa të vulosura dy herë. PZAP ka gjetur se raporti i kompanisë që ka prodhuar fletëvotimet, tregon se nuk ka pasur manipulime, por gabim teknik. PDK pritet të ankohet në Gjykatën Supreme. Hallakamë e madhe ka qenë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë të Jugut ishte ndërprerë , pas…

Read More

Ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka njoftuar tërheqjen nga politika. Përmes një postimi në Facebook, Lloga thotë se vendimin e ka marrë pas një periudhe të gjatë analize dhe dhe siç thotë reflektimi. Lloga theksoi se tërhiqet nga jeta partiake dhe nga çdo funksion që ka mbajtur deri më sot në Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela. Kujtojmë se në kohën kur Lloga drejtone Ministrinë e Drejtësisë u miratuan ndryshimet në Kodin Penal, të cilat mundësuan vjetrimin e lëndëve të shumë zyrtarëve. /Alsat.mk

Read More

Sot shënojmë tre vjetori­n e funksionimit të Televizioni News në Kumanovë – tre vite punë të pandalshme, sfida të mëdha, suksese të rëndësishme dhe një rrugëtim që çdo ditë na ka bërë më të fortë dhe më profesionistë. Në këto tre vite, kemi arritur të krijojmë një medium të besueshëm, të qëndrueshëm dhe serioz, i cili çdo ditë përpiqet t’i sjellë publikut informacion të drejtë, të balancuar dhe të saktë. Me përkushtim të pandërprerë nga ekipi ynë dhe me mbështetjen e vazhdueshme të shikuesve, Televizioni News ka arritur të ndërtojë një emër që respektohet në mbarë rajonin. Shikueshmëria jonë është…

Read More

Qyteti i Shkupit do të ndaj 70 mijë euro, për zbukurimin dhe shënimin e Vitit të Ri! Shkupi këtë fundvit do të stoliset dhe shënoj, pritjen e Natës më të Hareshme të vitit – Vitin e Ri, gjë për të cilën qyteti i Shkupit ka ndarë 70 mijë euro, ka bërë të ditur kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjeorgjievski.

Read More

Komuna e Prishtinës ka deponuar kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për mosalokim të fondeve të kryeqytetit. Kallëzimi përfshin edhe tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave: Sekretarin e Përgjithshëm, Arton Ahmeti, drejtorit të Departamentit për Buxhet, Salvador Elezi dhe u.d. të drejtorit të Thesarit, Nysret Koca. Sipas kallëzuesit, katër zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të kompetencave, për shkak të bllokimit të 35 milionë eurove të dedikuara për Komunën e Prishtinës. “Personat e kallëzuar në cilësi të personave zyrtar përkatësisht si titulluar të institucionit qeveritar, me dashje dhe në kundërshtim me…

Read More