Autor: Suad Avdiu

Gjatë ditës së djeshme, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” raportoi në polici se një grua e moshës 46-vjeçare është dërguar me plagë në këmbë, të cilën e kishte marrë pasi u qëllua me armë. Djali i saj 21-vjeçar policisë i tha se ka qëlluar me pushkë ajrore në shenjë dhe nuk e ka vërejtur nënën e tij duke kaluar. “Më 14.11.2025 në SVR Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” u raportua se te ta është sjellë me plagë nga armë ajrore në këmbën e djathtë, Lj.I. (46) nga Shkupi. Sipas deklaratës së djalit…

Read More

Komunikata e koalicioni VLEN: Dy javë pas debaklit në zgjedhjet lokale dhe dy javë pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, BDI dhe Arbër Ademi u “zgjuan nga gjumi” për të treguar shqetësimin e tyre të improvizuar për rrugën evropiane. Ironia është e thellë, me gjysmën e kryesisë në listat e zeza për korrupsion të lartë, ata dalin e mbajnë konferenca për progresin evropian, progres që vetë e kanë bllokuar për shumë vite. Edhe më absurde është se në zgjedhjet lokale, BDI u bashkua hapur me partinë më anti-NATO dhe anti-BE në vend, me Levicën e Apasievit, në…

Read More

Stacioni Policor i Draçevës njofton se dy gratë, të cilat ishin raportuar të zhdukura, u gjetën në rrugën midis fshatrave Koliçan i poshtëm dhe Batincë të Shkupit, por ato nuk janë shtetase të huaja, por janë nga vendi, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Gratë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë po lëvizin drejt Draçevës me një automjet, të shoqëruara nga policia. “Sqarojmë se, për shkak të një gabimi në komunikimin fillestar, këta nuk janë shtetase të huaja, por shtetase të RMV-së”, deklaron QMK-ja. Më parë u raportua se nëpërmjet numrit të vetëm të emergjencës 112 ishte marrë…

Read More

Zyra e Avokatit të Popullit apo organit që promovon dhe mbron, të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve përballë institucioneve shtetërore tanimë katër muaj punon me kapacitete të kufizuara. Arsyeja, është se pas pensionimin të Naser Ziberit, Kuvendi nuk ka zgjedhur pasardhësin e tij, për arsye se shumica parlamentare nuk ka shumicë të Badinterit. Zëvendësi i Avokatit të Popullit, Ylber Rufati, që ka autorizim për të udhëhequr me institucionin, thotë se kjo situatë shkakton probleme në funksionimin e tyre, madje deri aty sa ka penguar pjesëmarrjen e punonjësve në mbi 100 konferenca dhe seminare, pasi nuk kush t’ua…

Read More

“Një hap i madh është arritur në shtetin tonë me miratimin e vendimit parimor nga Gjykata Supreme, e cila automatikisht e përcakton përgjegjësinë tek shteti. Janë edhe paditë e para që Gjykata Administrative i ka miratuar, dhe tani Gjykata Administrative e konsideron shtetin si përgjegjës, si dhe komunat, për të siguruar ajrin e pastër dhe për të kryer të gjitha detyrimet që i parasheh Ligji i Mjedisit Jetësor, si dhe ligji për cilësinë e ajrit ambiental. Prandaj konsideroj se kjo është një temë mjaft aktuale dhe e rëndësishme për qytetarët tanë, në kuptimin se ajri i pastër është një të…

Read More

Kjo është dhimbje o njerëz, kjo është tragjedi o njerëz që na shkatërroi, kjo është diçka e paparë, mos e harroni këtë dhe ta lini ashtu. Nuk do të lusim për drejtësi, do të luftojmë për drejtësi. Drejtësia nuk duhet të vonohet, drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, ne nuk kërkojmë mëshirë, ne kërkojmë drejtësi – mijëra qytetarë në marshimin e sotëm të 30 të engjëjve, kujtuan se edhe pas tetë muajsh ende nuk ka epilog rreth tragjedisë. A është alternativa, të jetosh në një shtet ku prindërit kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në disko,…

Read More

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi nëpërmjet një konference për shtyp ka shprehur shqetësimin për gjetjet e raportit të progresit nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, që u publikua para dhjetë ditësh. Sipas tij, ky raport paraqet një nga vlerësimet më të dobëta që vendi ynë ka marrë në dhjetë vitet e fundit. “Komisioni Evropian ka folur me një gjuhë të qartë dhe pa ekuivok. Termat që përdoren në raport: “pa progres”, “progres i kufizuar”, “nuk u morën masa” dhe “zbatimi mbetet i dobët”, përbëjnë një diagnostikim të rëndë të gjendjes së brendshme të shtetit. Këto nuk janë interpretime politike,…

Read More

Krenar Lloga, njëri ndër funksionarët më të lartë të Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela braktisi partinë me një vendim të bërë të ditur në rrjetet sociale një ditë më parë, por nuk jep më shumë detaje rreth arsyeve që e çuan në këtë vendim. Në një bisedë të shkurtër telefonike për Alsat, Lloga thekson që vendimi është publikuar pas një mbledhje të kryesisë së partisë, ndërsa për këtë është informuar kryetari Sela. Sipas Llogës, hapi i këtillë nuk nënkupton kalimin e tij në ndonjë subjekt tjetër politike, e as formim të partisë së re. Ai nuk dëshiron…

Read More

Gjatë ditës së djeshme, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” raportoi në polici se një grua e moshës 46-vjeçare është dërguar me plagë në këmbë, të cilën e kishte marrë pasi u qëllua me armë. Djali i saj 21-vjeçar policisë i tha se ka qëlluar me pushkë ajrore në shenjë dhe nuk e ka vërejtur nënën e tij duke kaluar. “Më 14.11.2025 në SVR Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” u raportua se te ta është sjellë me plagë nga armë ajrore në këmbën e djathtë, Lj.I. (46) nga Shkupi. Sipas deklaratës së djalit…

Read More