Autor: Suad Avdiu

Postim i Arben Fetait për takimin në Bërvenicë: Në Bërvenicë takimi me strukturat tona ishte i frytshëm dhe i nevojshëm për të koordinuar punën që kemi përpara si Aleancë brenda VLEN-it. Biseduam hapur për sfidat, përvojat dhe nevojën që secili prej nesh të punojë në terren me qasje të matur dhe të bashkërenduar. Ky takim ishte i rëndësishëm për të dëgjuar opinionet, për të reflektuar mbi proceset që kemi kaluar dhe për të vazhduar punën me unitet dhe me fokus të përbashkët. Në Bërvenicë vlerësojmë secilin kontribut dhe çdo hap që është bërë në të mirë të projektit tonë politik…

Read More

LSDM-ja opozitare reagon lidhur me skandalin e pacientëve të cilëve u është kryer intervenim në zemër pa pasur nevojë. Ata kërkojnë që urgjentisht të publikohet raporti i Komisionit që ka konstatuar gjetjet, ndërsa plotësisht të publikohen edhe emrat e mjekëve dhe klinikave të përfshira në këto operacione. Anëtarja e Bordit Drejtues të Partisë, Simona Cvetanovski, kërkon të dorëzohen padi penale kundër autorëve. “Të publikohen të gjitha klinikat dhe subjektet private të cilat kanë qenë pjesë e procesit. Të publikohen të gjitha emrat komisioneve, mjekëve dhe drejtuesve që kanë miratuar vendime. Publikisht të kumtohet se cilët mjekë kanë dhënë udhëzime se…

Read More

U.D. kryetari i Gostivarit dhe kandidati i AKI-së në zgjedhjet e 19 tetorit, Valbon Limani, deklaroi në emisionin Stadion të Kanal 77 se koncepti i “zgjedhjeve të përsëritura” nënkupton domosdoshmërinë e zhvillimit të garës me të njëjtët kandidatë si në raundin e parë. Ai theksoi se interpretimet juridike që ka marrë nga ish-gjyqtarë dhe ekspertë të së drejtës konfirmojnë se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë. “Nuk mund të ndodhë që unë të kërkoj census prej 17 mijë votash më 19 tetor, ndërsa një kandidat i ri, i cili nuk ka qenë pjesë e garës, të bëhet…

Read More

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së dje mbajti mbledhje në të cilën ishin miratuar shumë vendime të rëndësishme në lidhje me përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të rregullt të partisë, të caktuar për 6 dhjetor në Kavadar. “U mor vendim për zgjedhjen e delegatëve që do të marrin pjesë dhe do të vendosin në Kongres. Mbi 800 delegatë do të marrin pjesë në Kongres, ndërsa sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski u autorizua të përcaktojë listën përfundimtare të delegatëve në përputhje me statutin e VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu u formua këshill organizativ për përgatitjen e Kongresit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Në Komitetin Qendror ishte…

Read More

Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ka njoftuar se janë arrestuar shtatë shtetas të Turqisë, që siç tha, kanë keqpërdorur qëndrimin turistik. DPB Gostivar tha se ndaj tyre do të bëhet parashtresë përkatëse. “Më 14.11.2025 në periudhën nga ora 14:50 deri në 15:55, zyrtarë policorë të DPB Gostivar në bashkëpunim me Sektorin për Krim Ndërkufitar, Migracione, të Huaj dhe Ri-pranim Gostivar dhe inspektorë të Inspektoratit të Punës, kanë kryer një kontroll aksion në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Beliçica” në Gostivar. Gjatë kontrollit, në objekt janë hasur dhe arrestuar shtatë shtetas të Republikës së Turqisë, përkatësisht…

Read More

Në organizim të Shoqatës së qytetarëve “16 Marsi 2025” nga Koçani dhe nisma “Kush e ka radhën”, sot, me fillim në orën 12:05 do të mbahet marshi i 30-të protestues “Marshi për engjëjt” i cili do të fillojë nga sheshi “Maqedonia”. Siç bëjnë të ditur organizatorët, marshi ka për qëllim ta përkujtojë publikun për nevojën për një luftë të vazhdueshme dhe të bashkuar për drejtësi. “Jemi të vetëdijshëm se rruga drejt drejtësisë do të jetë e gjatë dhe e vështirë, e mbushur me rezistencë dhe qëllime të shtrembëruara. Por nëse gjejmë pikën e përbashkët dhe qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, sistemi nuk…

Read More

Koalicioni VLEN tha se me largimet e fundit nga AKI është bërë e qartë se ajo nuk ekzison, por ka mbetur vetëm një hije e vetvetes. VLEN tha se AKI është ende në heshtje zgjedhore pasi ende nuk ka deklarime nga ana e tyre, ndërkohë që shtoi se ky është edhe kapitullimi i tyre. “Ajo që po ndodh sot në skenën politike shqiptare nuk është dorëheqje, është rrëzim. Është shembja e një ndërtese të ngritur me mashtrime, improvizime dhe lojëra pas shpinës së qytetarëve. Me tërheqjen e Krenar Llogës, pas largimit të Menduh Thaçit, pas panikut në BDI dhe heshtjes…

Read More

Koalicioni midis VMRO-DPMNE dhe VLEN në Strugë nuk arriti të bie dakord për kryesimin e këshillit të qytetit. Megjithëse u vu në rendin e ditës, VMRO dhe VLEN marrëveshjen e vetme që e arritën ishte heqja e pikës nga rendi i ditës, megjithëse koalicioni AKI paraqiti propozimin e tij për kryesues. Pas kësaj, tetë këshilltarët e tyre u larguan nga seanca. Nga AKI thanë se tërheqja e pikës së rendit të ditës është bërë në kundërshtim me rregullat e procedurës dhe statutin e Komunës së Strugës, raporton Alsat. Një nga kërkesat e VMRO-së ishte drejtimi i Këshillit, si dhe sekretari…

Read More

Nga sot, më 15 nëntor, hyjnë në fuqi rregullat për mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjetet që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri më 15 mars është i detyruar që automjeti të jetë i pajisur me goma dimërore me gjerësi dhe thellësi minimale të profilit, ose, alternativisht, të ketë zinxhirë bore për rrotat e tërheqjes. Për automjetet deri në 3,5 tonë, kërkohen goma dimërore me thellësi minimale 4 mm në katër rrota, ose goma verore + zinxhirë me përmasa të përshtatshme.Për automjetet 4×4, goma dimërore duhet të kenë të paktën 6 mm thellësi, ose…

Read More

Pres që në dhjetor të zgjedhim kontraktor për ndërtimin e autostradave Shkup – Bllacë dhe Kërçovë – Bukojçan. Nëse kushtet atmosferike e lejojnë, puna do të fillojë menjëherë, nëse jo, puna do të fillojë në pranverë, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke folur për dinamikën e ndërtimit të autostradave në Korridorin 8. “Afati për dorëzimin e ofertave ka mbaruar, janë dorëzuar shumë oferta, për shkak të sekretit të procedurës nuk mund ta them numrin, por është mjaft i madh. Ka oferta serioze dhe të paktën tre prej tyre janë në kuadër të buxhetit për Shkup – Bllacë,…

Read More