Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

PZAP: S’ka rivotim në Mitrovicë, shuhen shpresat e PDK-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Nëntor, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia ka rrëzuar ankesën PDK-së, dhe kërkesën për rivotim.

Kjo është vendosur sot.

PDK-ja kishte kërkuar rivotim për shkak të dyshimeve për dallavere në fletëvotime me numra serikë, pa vulë e disa të vulosura dy herë.

PZAP ka gjetur se raporti i kompanisë që ka prodhuar fletëvotimet, tregon se nuk ka pasur manipulime, por gabim teknik.

PDK pritet të ankohet në Gjykatën Supreme.

Hallakamë e madhe ka qenë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.

Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë të Jugut ishte ndërprerë , pas raportimeve për parregullsi serioze gjatë numërimit.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Nacionale”, ndërprerja ka ardhur pas dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime.

Në pamjet e dërguara redaksisë, vërehen fletëvotime që konsiderohen të dyshimta, pasi nuk përputhen numrat serikë me qendrën përkatëse të votimit.

Punonjësit në vendngjarje kanë raportuar se janë identifikuar mbi 20 raste të tilla. Nacionale ka kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria lidhur me arsyet e ndërhyrjes, por deri në publikimin e lajmit, institucionet kompetente nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare.

Kujtojmë se më herët, përfaqësues të PDK-së në Mitrovicë kanë denoncuar “inxhiniering të organizuar zgjedhor”, duke pretenduar se disa vendvotime janë lëvizur nga klasa në klasë, si dhe se janë gjetur fletëvotime me numra serikë të ndryshëm.

“Numërimi ka filluar në orën 8 të mëngjesit – tash jemi në pasditë, ku po përballemi me parregullësi të jashtëzakonshme. Deri më tash janë numëruar gjithsej 35 kuti votimi, prej të cilave mbi 20 vendvotime kanë lëvizur nga klasa në klasë apo edhe nga vendvotimi në vendvotim. Pra, është një inxhiniering i organizuar, që shihet qartë prej provave dhe fakteve të argumentuara që i kemi hasur gjatë numërimit të votave. Deri tash, siç e potencova edhe më herët, janë mbledhur mbi 20 fletëvotime me numra të ndryshëm serikë – pra, numri serik dallon prej vendvotimit.” – tha për media Kryesuesi i Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Jahir Sumiqi.

Lajmin e konfirmoi edhe Prokuroria në Mitrovicë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja mohoi vjedhjen e votave duke thënë se fletëvotimet janë shtypur me gabim Teknik nga kompania.

“Bazuar në informatat e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, është konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e njërit prej elementeve të fletëvotimit, konkretisht në kodin e vendvotimit. Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast. Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë. Për më tepër, për secilin vendvotim, fletëvotimet e shtypura kanë numra serikë të shënuar në pjesët amë të fletëvotimeve, të cilët përputhen plotësisht me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës”, thuhet në reagim.

Befasia ishte se Inspektorati Policor shkoi dhe u mor me hetuesit qëhetuan këto dyshime. Deputeti Rashit Qalaj tha se kjo ndodhi me urdhër të Sveçlës, megjithatë IPK-ja theksoi se hetuesit kishin vepruar pa autorizim të prokurorit.

“Kryeshefi i IPK-se reagon ndaj deklaratave te dhena ne emisionion Pressing dhe ne mediume tjera, ku pretendohet se me Urdher te Ministrit po intervistohen zytyaret Policor te angazhuar ne per hetime Qendren e numerimit ne Mitrovice. IPK ka pranuar informacione dhe ankese qe pretendohet se Zyrtar Policor qe kane reaguar ne rast, pas dyshimeve te ngrituara per parregullsi ne Qender te Votimit te kene ndermarre veprime hetimore pa autorizim te Prokurorit”, u tha në reagim.

Lexuar: 53

Lajme te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.