Autor: Suad Avdiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m parashihen reshje bore. Temperaturat minimale pritet të sillen nga 4 e 6 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimal nga 8 e 11 gradë Celsius. Era pritet të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s
Nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme për sa kohë që Izraeli vazhdon të pushtojë Palestinën, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, këtë të hënë. Sipas tij, do të jetë e pamundur të sigurohet paqja në rajon derisa të përfundojë pushtimi i Palestinës dhe të krijohet një shtet palestinez brenda kufijve të vitit 1967. “Për sa kohë që Palestina vuan, asnjë vend në rajon nuk mund të ndihet i sigurt”, tha ai në një fjalim drejtuar kombit. Sipas udhëheqësit turk, vendi i tij vazhdon të dërgojë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës. “Pavarësisht pengesave nga Izraeli për dërgesat…
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie. Ai ka thënë se është kundër kthimit të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovi në PDK. “Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK”, është shprehur ai.
Komisionerja Marta Kos, në fund të konferencës për shtyp në Bruksel, bëri dhuratë një tortë me flamurin e Shqipërisë dhe me numrin 6 që simbolizon hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave. Ndërsa kryeministri Rama solli shishe vere autoktone me skicimet të tij në të. Qiriri me numrin 6 u fry nga dy negociatoret Majlinda Dhuka dhe dhe Adea Pirdeni, ndërsa kryeministri dhe Marta Kos prenë tortën për të festuar suksesin e Shqipërisë. Marta Kos: Çelja e 6 grupkapitujve në 13 muaj ësghtë deklarata më re fortë e angazhimit tuaj personal i dashur Edi. Jemi të dy fëmijë të një rajoni…
Në Maqedoninë e Veriut brenda një dite mesatarisht shënohen rreth 640 dënime nga Policia e Maqedonisë së Veriut në komunikacion. Në këtë periudhë janë larguar 252 automjete nga trafiku për shkak se nuk kishin regjistrim, ndërsa 55 tjera për shkak parregullsive teknike, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën nga 01.11.2025-16.11.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që po realizojnë nëpunësit policorë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 10.210 urdhra pagesash të lëshuara, 2.983 shkelje i përkasin shoferëve që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes”, raportoi Policia e Maqedonisë…
Një grup kriminal që vepronte në Maqedoninë e Veriut, u shkatërrua nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Policia ndaj tyre paralajmëroi kallëzim penal. “Kallëzim penal ndaj Z.H. (20), Xh.D. (31), V.H. (34), A.Sh. (37) dhe një të mituri 15-vjeçar, të gjithë nga Afganistani, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë emigrantësh” sipas nenit 418-a dhe 418-b të Kodit Penal”, raportoi Policia. Aksioni policor kundër kontrabandës së emigrantëve u zhvillua në koordinim më Prokurorinë Themelore. Në vijën kufitare mes RMV-së dhe Serbisë, në Resulkë, u gjetën dy kampe ku ishin vendosur tetë emigrant ilegalë nga Pakistani…
Njëri nga liderët e koalicionit AKI dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, zhvilloi sot një takim shumë të rëndësishëm dhe produktiv me ambasadorin e Francës, Christophe Le Rigoleur, në Ambasadën Franceze. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe orientimin evropian, ku u riafirmua se zbatimi i kornizës negociuese — përfshirë ndryshimet kushtetuese — mbetet e vetmja rrugë drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Po ashtu, biseda u fokusua në zgjedhjet lokale të 11 janarit, ku të dyja palët theksuan rëndësinë e garantimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe transparent, si kusht…
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, në intervstë për gazeten “Lajm” dhe “Lajm TV”, deklaroi se duke filluar nga sot (e hënë) Ministria e Transformimit Digjital ka hapur Thirrje publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë ,për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike. Përcjellë gazeta Lajm. Azizi njoftoi se hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it, do të bëhen përmes uebfaqes uslugi.gov.mk “Nga dita e sotme Ministria e Transformimit Digjital ka hapur edhe thirrje publike për aplikimin e studentëve për marrjen e vauçerëve me vlerë, gjegjësisht të gjithë studentët 55 mijë student nga Republika e Maqedonisë së…
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski paralajmëroi sot ndryshime të thella kadrovike në administratë dhe ndërmarrjet publike pas fillimit të mandatit të tij të tretë. “Definitivisht do të ketë ndryshime nga eshaloni i parë e deri te i fundit, kudo ku ka vërejtje në punën e individëve, sepse asnjë sistem nuk mund të mbështetet në vullnetin e mirë të një personi, por duhet të ndërtohet sistem që është në funksion të qytetarëve“, deklaroi Dimitrievski. Ndryshimet në pozitat udhëheqëse priten edhe për shkak të marrëveshjes me partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE, DPSM dhe VLEN. Sipas informacioneve jozyrtare për Kumanovonews, NP “Pastrim…
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të nisë edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova. Spektakli më i madh televiziv në vend pritet të jetë më i fuqishëm, më emocionues dhe më surprizues se kurrë më parë. Kësisoj, pas tri edicioneve të suksesshme, edhe kësaj here, shtëpia do të jetë arenë e zhvillimeve dramatike e interesante, që do t’i ofrojnë banorët. Reality show më i jashtëzakonshëm shqiptar do t’i mbajë përpara ekranit miliona shikues anë e kënd botës, dhe njëkohësisht, duke thyer çdo rekord shikueshmerie. https://youtu.be/IJ7c_65ZgLE
