Autor: Suad Avdiu
Vritet në Amerikë Françesk Shkambi, kushëriri i Elvis Shkëmbit i cili ekzekutoi gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit . Detaje të tjera janë bërë publike për ekzekutimin e shqiptarit 44-vjeçar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Sipas informacioneve, ai ishte i lidhur familjarisht me Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë, më 6 tetor. Francesk Shkambi ishte personi që kishte nisur pak kohë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në mbështetje të Elvis dhe Gjon Shkambit. Në përshkrimin e nismës, ai ishte prezantuar si familjar, ndërsa…
Shkup, 18 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2025–2026, përcjell TV21. MASH informon se të gjithë aplikuesit do ta marrin vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në seksionin “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokumenti i vendimit”, dhe se aplikuesit e pakënaqur nuk duhet të paraqesin ankesa ose kundërshtime para se të marrin vendimin. “Pas marrjes së vendimit, ankesat paraqiten në Komisionin Shtetëror për Vendosje në Procedurë Administrative, Procedurë nga Marrëdhënia e Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë, brenda 15 ditëve nga pranimi i vendimit. Hapësirat…
Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 23-vjeçari nga Vollkova për kryerje të akteve të tjera seksuale ndaj një vajze pesëvjeçare, vepër e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur mes majit dhe korrikut të këtij viti, në shtëpinë e të pandehurit, i cili e ka kërcënuar viktimën të mos tregojë. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit, transmeton Portalb.mk. “Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 23-vjeçari nga Vollkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç, në…
Kombinati i Duhanit në Prilep sot do të fillojë blerjen e duhanit nga korrja e këtij viti në 34 pika, njoftoi dje Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski. “Kombinati i Duhanit në Prilep është gati të fillojë blerjen e duhanit nga korrja e këtij viti nesër dhe do t’i paguajë kultivuesit e duhanit dy herë në javë. Do të marrë përsipër afërsisht 2,300 ton duhan të rënë dakord, tha Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë. Ministri theksoi se jemi në fillim të sezonit të blerjes së duhanit nga korrja e vitit 2025 dhe se sipas procedurave, mbledhja e mostrave duhej të përfundonte…
Ziadin Sela përjashton mundësinë e bashkimit me Arben Taravarin, duke thënë se ende nuk e ka kuptuar arsyen e ndarjes dhe se Taravari është figurë jostabile. Ai thekson se ribashkimi me të është “mision i pamundur”, ndërsa bashkimi i partisë pa Taravarin mbetet i mundur. “Nuk do ketë bashkim me Taravarin, sepse akoma nuk e kam kuptuar pse ndodhi ndarja. Unë nuk e di për çfarë ribashkimi flisni. Ju mendoni se unë mund të shof ëndrra me sy çelë dhe për stabilitet mund të llogaris në Taravarin? Më jostabilitet nuk do mund të kisha kurrë me të. Mos shihni ëndrra…
Pas vetëm gjashtë muajve pasi deputetët e shumicës qeverisëse hoqën nga lista 12.000 pensionistë nga rritja e dytë e pensioneve (të parën prej 2.500 denarësh e morën në vitin 2024), personat e dëmtuar kanë paraqitur ankesa dhe tashmë kanë fituar raste në Komisionin për Mbrojtje dhe Parandalim të Diskriminimit. Komisioni thotë: “Këta 12.000 bashkëqytetarë tanë janë diskriminuar”, dhe i jep afat prej 180 ditësh (6 muajsh) Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Qeverisë dhe Kuvendit, që t’i ndryshojnë nenet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, të cilat shkaktojnë trajtim të pabarabartë të pensionistëve që nuk jetojnë në Maqedoni,…
As Qeveria, as Banka për Zhvillim nuk i zbulojnë të dhënat për kompanitë private që kanë përfituar nga kredia hungareze. E vetmja institucion që ka shprehur interes për ta hetuar këtë “logjikë” është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Deri tani, vetëm një kompani ka vendosur vetë ta publikojë emrin dhe shumën e marrë nga ky kredi, përcjell INA. Bëhet fjalë për gjigantin në fushën e ndërtimit “Granit”, i cili vetë njoftoi se ka marrë 3 milionë euro nga e ashtuquajtura kredi hungareze. Në raportin e dorëzuar në Bursën e Maqedonisë për rezultatet e nëntëmujorit të parë të vitit, kompania…
Papunësia e të rinjve në Maqedoninë e Veriut mbetet sfidë e vazhdueshme pa përmirësime të dukshme, këtë mes tjerash e thekson edhe këtë vit Komisioni Evropian në raportin e progresit nga ku kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Punësimit dhe miratimin urgjent të Planit të Veprimit për Punësim 2025-2027, shkruan Portalb.mk. KE-ja thekson se masa kryesore që adreson papunësinë e të rinjve mbetet Skema e Garancisë për Rininë, dhe zbatimi i saj vazhdoi në të gjithë vendin. “Pas miratimit të planit të zbatimit të garancisë rinore për vitet 2023-2026. Skema e Garancisë për Rininë përfshin gjithsej 21.641 të rinj të…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar Bedri Hamzën pas zgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e vlerësuar këtë ndryshim si një moment me rëndësi për skenën politike kosovare. Në reagimin e tij, Ahmeti e cilësoi PDK-në si një parti me rol thelbësor në historinë e shtetndërtimit të Kosovës dhe si trashëgimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe pjesë e rëndësishme përbërëse dhe kontribuese e pluralizmit të pasluftës në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti. Ai i…
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në kalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. KUJDES: LAMM (Lidhja Auto Moto) rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
