Autor: Suad Avdiu
Lidhur me raportimet se UÇK-ja kërkonte ndihmë nga vendet e Perëndimit për t’u furnizuar me armë, gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark tha se NATO nuk e kishte synim një gjë të tillë. Mirëpo, Clark tha se ka pasur disa raporte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kërkonte ndihmë gjatë dy javëve të fundit të luftës. “Ne kemi marrë disa raporte nga UÇK-ja ditëve të fundit, dy javëve të fundit, dhe na ndihmoi mbi perspektivën e asaj që po ndodhte aty brenda Kosovës, por nuk kishim synime t’i furnizonim me armë, sepse kjo do të bënte shkelje të Kombeve të Bashkuara…
Edhe pse ndihma të ndryshme po derdhen vazhdimisht në arkat e tyre në vitet e kaluara, megjithatë borxhet mbeten të larta, dhe problemi po thellohet Fisnik PASHOLLI Shkup, 18 nëntor – Borxhe të mëdha tregojnë kompanitë e shërbimeve publike në vend. Deri në fund të muajit shtator sipas të dhënave zyrtare, borxhet e tyre kanë arritur në 130 milionë euro. Borxhet e ndërmarrjeve komunale nuk janë nga dje, por janë një problem i vjetër. Edhe pse ndihma të ndryshme po derdhen vazhdimisht në arkat e tyre në vitet e kaluara, megjithatë borxhet mbeten të larta, dhe problemi po thellohet.…
Atë që kemi premtuar, tani po e ndjejnë qytetarët në vepra. E fundit është thirrja publike për aplikimin e studentëve për marrjen e vauçerëve, ku 55 mijë studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të pajisen me pajisje elektronike në vlerë prej 15 mijë e 300 denarë. Gjithçka që duhet të bëjnë studentët është të kyçen në sistemin e e-shërbimeve në ueb faqen uslugi.gov.mk dhe të bëjnë aplikimin dhe pas kryerjes së aplikimit do t’ju dalë një informim që e kanë marrë vauçerin me vlerë. Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë si apel si VLEN dhe si Qeveri është…
Në vend, sipas të dhënave të raportuara nga MPB, në periudhën 2020- 2024 janë evidentuar 508 raste të dhunës seksuale dhe ngacmimit të fëmijëve. Fushata e nisur “1 nga 5” përmes ilustrimeve dhe udhëzimeve praktike synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë fëmijët ndaj fenomeneve abuzive Evis HALILI Shkup, 18 nëntor – Me sloganin “1 nga 5” dhe shumë material ilustruese ka nisur fushata me rastin e Ditës Europaine kundër abuzimit seksual me fëmijët – 18 nëntori. Ngritja e ndërgjegjësimit publik, inkurajimi i fëmijëve për të folur dhe ofrimi i njohurive dhe mjeteve për parandalim dhe mbrojtje për të rriturit…
Shkup, 18 nëntor – DPHM njofton se sot në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 40l/m2 për 24 orë), veçanërisht gjatë natës. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit do të vazhdojë periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Nesër në orët e pasdites dhe të enjten reshjet do të jenë me intensitet më të dobët. Të…
Një 36-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pasi sipas njoftimit të Policisë shqiptare, i njëjti është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave. Policia gjithashtu njofton se 36-vjeçari me iniciale N.S., ishte në kërkim dhe nga Policia e rajonit të Durrësit për vjedhje. Autoritetet shqiptare shtojnë se në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për rrezik të vërshimeve të shpejta në disa lokalitete në Kosovë më 18 dhe 19 nëntor, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut që kanë nisur nga orët e para të së martës, transmeton Anadolu. Për shkak të reshjeve të shiut me intensitet të lartë dhe rrezikut që të ketë vërshime, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar të martën për anulim të mësimit. “Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave,…
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë mëngjes në Lisiçe të Epërme të Shkupit, në rrugën që çon drejt lagjes Pintia. Sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet një automjet i përmbysur, i cili më herët ishte përplasur me një kamion. Sipas informacioneve të para, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Ndihma e Shpejtë, e cila ka konstatuar lëndime të lehta tek dy persona.
Shkup, 18 nëntor – Me gjithë zhurmën politike dhe premtimet e bujshme për investimin më të madh kapital në Çair, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka anuluar tenderin për ndërtimin e fazës së tretë të sheshit “Skënderbeu”. Vendimi ka ardhur vetëm një ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit, duke rritur dilemat për seriozitetin dhe transparencën e procesit, shkruan gazeta KOHA. Tenderi, i shpallur më 17 tetor me një vlerë prej 21.200.000 euro, parashikonte ndërtimin e sheshit të shumëpërfolur dhe të parkingut nëntokësor me mbi 400 vende. Megjithatë, më 3 nëntor – një ditë para se kompanitë ndërtuese…
Ziadin Sela la të hapur mundësinë për të qenë pjesë e qeverisë, por vetëm nëse plotësohen tre kushte kryesore: miratimi i ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht zhbllokimi i procesit të integrimit në BE, zëvendësimi i termit “20%” me “gjuha shqipe” në Kushtetutë, si dhe vendosja e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese. “Fillimisht ndryshimet kushtetuese – zhbllokimi i BE, heqja e 20% – futjen e gjuhës shqipe më Kushtetutë dhe vendimet që sillen me parim Badenteri, të jetë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Këto do të ishin tre tema, në qoftë se do të realizoheshin fillimisht, atëherë do të mund të negociohet me Aleancën për…
