Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski paralajmëroi sot ndryshime të thella kadrovike në administratë dhe ndërmarrjet publike pas fillimit të mandatit të tij të tretë. “Definitivisht do të ketë ndryshime nga eshaloni i parë e deri te i fundit, kudo ku ka vërejtje në punën e individëve, sepse asnjë sistem nuk mund të mbështetet në vullnetin e mirë të një personi, por duhet të ndërtohet sistem që është në funksion të qytetarëve“, deklaroi Dimitrievski. Ndryshimet në pozitat udhëheqëse priten edhe për shkak të marrëveshjes me partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE, DPSM dhe VLEN. Sipas informacioneve jozyrtare për Kumanovonews, NP “Pastrim dhe…

Read More

Sot kafen e mëngjesit e pata me mikeshën time të mirë, Nicole Varnes, Zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Biseduam për zgjedhjet lokale, dinamikën aktuale të qeverisjes dhe reformat kyçe që kemi në proces. Fokusi ynë i përbashkët mbetet i njëjtë: përshpejtimi i rrugës evropiane dhe forcimi i institucioneve, që Maqedonia e Veriut të marrë ritmin dhe vendin që e meriton në familjen euroatlantike. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i pazëvendësueshëm në këtë udhëtim. Falënderues për bisedën e hapur, për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme drejt një shteti më funksional, më të…

Read More

Me datë 08. 10.2025 në Pocket cinema në Qendrën kulturore e të rinjëvë -Shkup u mbajt premiera e shfaqjes “ Në Ekzil”, adaptim nga vepra origjinale “Emigrantët” e autorit Vaclav Havel, regjia Nehat Memeti. Aktorë në shfaqje ishin: Ylber Murtezi në rolin e XX dhe Nehat Memeti në rolin e AA-së. Bëhej fjalë për dy personazhe që jetojnë bashkë në një bodrum dhe të cilit ishin pothuajse në konflikt permanent mes vete, por paradoksalisht ata nuk mundnin të ndaheshin njëri nga tjetri. Kjo gjë na shtyen tek bindja se vepra është adaptuar në atë mënyrë që këto dy personazhe në…

Read More

– Nga ky muaj, çmimi për marrjen e patentës së shoferit B është rritur për gati 10.000 denarë, duke surprizuar dhe revoltuar kandidatët, raporton denar.mk. Derisa më parë e gjithë trajnimi në auto-shkolla kushtonte rreth 24.000 denarë, tani çmimi është ngjitur në 34.000 denarë. Sipas rregullave të reja, çdo orë shtesë në poligon paguhet 250 denarë, që do të thotë se çdo orë shtesë pas timonit përbën një shpenzim ekstra për kandidatët. Auto-shkollat shpjegojnë se rritja ishte e pashmangshme për shkak të kostove në rritje për karburant, mirëmbajtje të automjeteve dhe pajisje teknike, si dhe për shkak të rregulloreve të…

Read More

I pyetur në lidhje me kërkesën e disa familjeve të viktimave në diskotekën “Puls”, siç është një ndihmë financiare e njëhershme dhe ngritja e një Komisioni Hetimor në Parlament, kryeministri Hristijan Mickoski tha se “nuk ka absolutisht asnjë dyshim se Qeveria ka bërë, po bën dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve”. Mickoski, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, theksoi se dhimbja e familjeve është e madhe dhe e pamatshme. “Sa i përket mbështetjes për Komisionin Hetimor, mendoj se është një pyetje që duhet t’ua bëni deputetëve. Mendoj se ky lloj…

Read More

Që nga sot është hapur Thirrja Publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, e cila realizohet përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime – uslugi.gov.mk, informon Ministria për Transformim Digjital. Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria për Transformim Digjital sqarojnë se studentët që figurojnë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë aplikimit nuk kanë nevojë të ngarkojnë asnjë dokument. Hapat për aplikim për studentët që janë në…

Read More

Ne vazhdim po ju sjellim statusin e z.Bajram Ramadan Asipi, i cili mirenjohje dhe respekt ketij humanisti te madh nga fshati Sllupçan: Haxhi Jusufi, pensionist, ka ardhë nja 2 javë në pushim prej Zvicre. Dy ditë me radhë, sot dhe dje e ka pastru detajisht shetitoren te pishat mbi Sllupçan, 22 thasë mbeturina. Mirë be , ju që po vini e rrini e pushoni, e bëni flija hani e pini, a mirrni vesh a jo, pse more hedhni pa lidhje bërlloqe aty ku pushoni. Hiç be njeri mos me pasë tru, ose me e pasë trurin sa të maces, e…

Read More

Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, 34 vjet nga miratimi i saj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, përmes një video-fjalim qytetarëve dhe u bëri thirrje të jenë besnikë ndaj Kushtetutës dhe të përmbushin detyrën e tyre ndaj atdheut. “Me rastin e 17 nëntorit, ditës kur u miratua Kushtetuta e Republikës 34 vjet më parë, ju bëj thirrje të jeni besnikë ndaj Kushtetutës, është detyra jonë. Forca e Kushtetutës qëndron tërësisht në përkushtimin e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Vetëm nëse secili prej nesh e ndien atë detyrë, të drejtat kushtetuese do të mbrohen”, tha Kostadinovski. Ai…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkon nga Gjykata Penale që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 43-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për grabitje në Shkup. “Veprën e ka kryer së bashku me një person tjetër, i cili po kërkohet. Më 15 nëntor, pranë një qendre tregtare në Shkup, të dy e kanë ndjekur një të dëmtuar. Në një moment, i dyshuari e ka goditur të dëmtuarin me grusht në kokë, ndërsa sulmuesi tjetër i është kërcënuar me boks të metalit. Duke i kontrolluar xhupin, i kanë gjetur dhe i kanë marrë 8.800 denarë. E kanë shtyrë në tokë, e…

Read More