Autor: Suad Avdiu

Shkup, 19 nëntor – Kryeministri Hristijan Mickoski sonte realizoi takim me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johan Vedeful, i cili po qëndron për vizitë pune në vend në kuadër të turit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim, siç është bërë e ditur në profilin në Fejsbuk të kryeministrit Mickoski, është biseduar për sfidat rajonale aktuale dhe mundësitë për nisma të përbashkëta. “Sot realizova takim me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johan Vadeful. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmejt dy vendeve, sfidat rajonale aktuale dhe mundësitë për nisma të reja të përbashkëta”, bëhet e ditur në njoftimin e kryeministrit…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Nga 15.11.2025…

Read More

Shkup, 19 nëntor – Në Komision e Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati i amandamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë dorëzuar 203 amendamente, ndërsa disa janë  tërhequr nga propozuesit e BDI-së. Dje janë refuzuar disa amendamente, ndërsa janë pranuar një amendament me të cilin për pesë milionë denarë do të rritet buxheti i  Agjencisë Operative Teknike (AOT) për pajisje shtesë. Me Propozimin e Buxhetit për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. Të ardhurat e përgjithshme parashikohen në 374.7 miliardë denarë, shpenzimet e përgjithshme…

Read More

Gjyqi për zjarrin në disko klubin “Pulse” në Koçan fillon sot në orën 09:30, në sallën e gjykatës në KPZ Idrizovë, nën masa të shtuara sigurie dhe me praninë e një ekipi mjekësor, si dhe me numër të madh ekipesh gazetarie dhe familjarë të viktimave të tragjedisë. Në bankën e të akuzuarve do të ulen 35 persona fizikë, ndërsa të akuzuar janë ish-kryetarë komunash, ish-ministra, si dhe tre persona juridikë. Mes tyre ka pronarë lokalesh, menaxherë, inspektorë, kryetarë komunash, pjesëtarë sigurie dhe zyrtarë shtetërorë. Akti i akuzës përfshin vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, duke theksuar edhe mangësi serioze…

Read More

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale , veçanërisht në mëngjes në pjesët jugperëndimore dhe jugore (mbi 25 l/m² në 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 12 deri në 17 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot kryesisht me vranësira me reshje me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë e moderuar juglindore. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 14 gradë.

Read More

Janë tërhequr ambasadorët e Maqedonisë në Itali, Austri dhe Indi. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një seri dekretesh me të cilat bëhen ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. Ambasadori Vesel Memedi në Romë do të përfundojë mandatit më 31 janar 2026. Osvit Rosokllija do të tërhiqet nga detyra në Austri më 28 shkurt, ndërsa ambasadori Sllobodan Uzunov në Indi do ta lërë funksionin më 19 dhjetor 2025. Në të njëjtën kohë, ambasadori Igor Popov merr kompetenca shtesë – me dekretin e ri ai emërohet ambasador joresident në Uruguai, me seli në Brazil. Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë, dhe për…

Read More

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e radhës pas të cilës njoftoi se tashmë edhe zyrtarisht shkëputet nga AKI, koalicioni i formuar në zgjedhjet e fundit lokale. Sipas komunikatës nga kjo parti, kyesia vendosi unanimisht që partia të veprojë e pavarur, ndërsa në ditët në vijim deputetët e Aleancës pritet të formalizojnë edhe në Kuvend krijimin e grupit të tyre parlamentar si një grup i pavarur. Partia ritheksoi se do të mbetet “zëri i fuqishëm opozitar i shqiptarëve”, duke ruajtur komunikimin me subjektet e tjera opozitare, ndërsa paralajmëroi një fushatë të gjerë takimesh me anëtarët, qytetarët, aktorët politikë dhe…

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria nuk është e kënaqur me punën e Këshillit Gjyqësor dhe prokurorit aktual, Ljupço Kocevski. “Ne nuk jemi të kënaqur si Qeveri me punën e këtij Këshilli Gjyqësor dhe këtij prokurori, dhe është e drejta jonë të mos jemi të kënaqur”, tha Mickoski. Kryeministri shtoi se pas përfundimit të të gjithë procesit, prokurori do të zëvendësohet. Ai shtoi gjithashtu se qytetarët besojnë unanimisht se Kocevski nuk po e bën punën e tij mjaftueshëm mirë, dhe buxheti që ai merr është më i madh se 75 përqind e vendeve të BE-së. Mickoski deklaroi sonte…

Read More

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë Maqedoninë Perëndimore gjatë orëve të fundit, veçanërisht rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, kanë shkaktuar probleme serioze me përthithjen e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në pjesët urbane të qytetit. Si rezultat, në disa nënkalime dhe zona pranë mbikalimeve janë krijuar sipërfaqe të mëdha uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër rrugë, si dhe shmangien e këtyre pjesëve të infrastrukturës rrugore derisa situata të stabilizohet. Nga Komuna e Tetovës informojnë se ekipet kompetente janë aktualisht në terren dhe po punojnë për tejkalimin e…

Read More

Reshjet e dendura të shiut të cilët nisën gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në rrethin e Matit, ku një banesë në fshatin “Drita” në Mat ku jetonin 8 anëtarë të familjes Neli janë detyruar të lënë banesën për shkak të vërshimit të ujit në banesën Banesa e familjes Neli prej 8 anëtarësh u përmbyt nga uji, duke detyruar autoritetet të bëjnë evakuimin e gjithë anëtarë. Kryefamiljari Hasan Neli shprehet se kjo është hera e parë që banesa e tij përmbytet ku uji hyri në shtëpi rreth orës 7 të mëngjesit të ditë së sotme.

Read More