Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas largimit të Ziadin Selës nga AKI, duke e cilësuar këtë zhvillim si “kapitullin e fundit të një rruge të nisur gabim që në fillim”. Në një deklaratë të publikuar sot, Fetai tha se veprimet e Selës nuk përbëjnë më befasi, pasi sipas tij, “rrugën e hapur nga Sela e shtroi Taravari”, duke i akuzuar të dy se kanë shërbyer agjendës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Fetai theksoi se votuesi i Aleancës për Shqiptarët ka qenë historikisht kundër BDI-së dhe se tradhtimi i këtij pozicioni ka çuar në rënien politike të Selës. “Sot nuk…

Read More

Sot ka filluar zyrtarisht gjykimi për rastin e zjarrit tragjik që ndodhi në një klub nate në mars të këtij viti në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu. Gjykimi filloi në sallën e gjyqit të Institucionit ndëshkues-përmirësues Idrizovë, ndërsa janë marra masa të përforcuara sigurie dhe është vendosur një ekip mjekësor. Përveç seancës së sotme, gjatë këtij muaji, gjykata ka caktuar seanca edhe për 25 dhe 26 nëntor. Çështja përfshin 38 të pandehur, 35 individë dhe tre persona juridikë, të cilët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike. Në mesin e të pandehurve janë pronarë të…

Read More

Komunikata e plotë e VLEN Koalicioni AKI, i ndërtuar pa kauzë, pa vizion dhe pa orientim të qartë politik, po hyn në fazën e shpërbërjes së pashmangshme. Ajo që ndodhi dje me largimin e ASH-së së Ziadin Selës dhe largimi i Krenar Llogës nga ky koalicion tregojnë qartë krizën e thellë të brendshme, mungesën e kohezionit dhe dështimin për të ndërtuar një ofertë politike të qëndrueshme. Moskordinimi i tyre i vazhdueshëm është bërë tashmë model i dështimit, jo vetëm që nuk arrijnë të formësojnë një drejtim të përbashkët, por çdo ditë dëshmojnë se ky koalicion ka funksionuar vetëm si strehë…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të qëndrojë sot për vizitë në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK. Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani bëjnë me dije se nga ora 13:00, ai do të pritet në zyrat e kësaj organizate. Në protestën e zhvilluar në Tiranë më 18 tetor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Ahmeti pati deklaruar për Klan Kosova se do të shqyrtohet mundësia e organizimit të një proteste të ngjashme edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria nuk është e kënaqur me punën e Këshillit Gjyqësor dhe prokurorit aktual, Ljupço Kocevski. “Ne nuk jemi të kënaqur si Qeveri me punën e këtij Këshilli Gjyqësor dhe këtij prokurori, dhe është e drejta jonë të mos jemi të kënaqur”, tha Mickoski. Kryeministri shtoi se pas përfundimit të të gjithë procesit, prokurori do të zëvendësohet. Ai shtoi gjithashtu se qytetarët besojnë unanimisht se Kocevski nuk po e bën punën e tij mjaftueshëm mirë, dhe buxheti që ai merr është më i madh se 75 përqind e vendeve të BE-së. Mickoski deklaroi sonte…

Read More

Mbrëmë, në rrjetet sociale u shfaqën fotografi që me të drejtë i shqetësonin banorët e Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, informoi se tashmë ishin marrë masa lidhur me to, transmeton Lideri.mk “Në përputhje me urdhrin e lëshuar nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit, u krye një inspektim i jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Komunën e Gazi Babës. Inspektorët e autorizuar të Qytetit të Shkupit menjëherë dolën në terren dhe bënë një inspektim të detajuar të situatës. Në vendngjarje u konstatua një situatë alarmante, u vu re një rrjedhje masive e shkumës kimike nga boshti qendror i…

Read More

Bota duhet të përgatitet thellësisht për ndryshimet që po vijnë dhe ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale për të mobilizuar të gjitha forcat tona, gjithçka që mund të përdorim për të pasur një përgjigje cilësore asaj që do të na ndodhë në të ardhmen e afërt – një ndryshim i madh në profilin e fuqisë punëtore, një valë inovacionesh teknologjike, tha Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, e cila sot organizoi një konferencë “Ndërtimi i së Ardhmes – Aftësi praktike për brezin e ri”. “Mendojmë që tani është momenti i vërtetë t’i hapim ato pyetje?!…

Read More

Nga viti 2020 deri në vitin 2024, në Maqedoni u raportuan 508 raste të dhunës seksuale dhe ngacmimit ndaj fëmijëve, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Viktimat heshtin, të rriturit përreth tyre nuk e kuptojnë gjithmonë se diçka po ndodh. Parandalimi është çelësi kur fëmijët i dinë të drejtat e tyre dhe të rriturit dinë si të reagojnë dhe ku ta raportojnë. Dhuna seksuale ndaj fëmijëve ndodh në shumë forma, por rrallë raportohet, deklarojnë autoritetet. “Këto përfshijnë abuzimin seksual, pornografinë e fëmijëve, shfrytëzimin seksual, ngacmimin në internet. Në shumicën e rasteve, autori i krimit njihet nga…

Read More

Aleanca për Shqiptarët e krahut të Ziadin Selës ka mbajtur mbledhje të kryesisë ku është sjell vendim që të veprohet në mënyrë autonome, ndërkaq paralajmërohet se edhe në Kuvend do të inicojnë procedurë që grupi parlamentar i tyre të veprojë si i pavarur. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate, duke shtuar se ky vendim erdhi pasi u diskutua situata aktuale politike, procesi dhe epilogu i zgjedhjeve lokale, si dhe hapat e mëtejmë të subjektit të tyre politik. Kumtesa e plotë: Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua situata aktuale politike, procesi…

Read More

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot është 61.5250 denarë, dhe i dollarit amerikan është 53.0846 denarë. Kursi mesatar i këmbimit të paundit britanik është 69.7483 denarë.

Read More